Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shteti i tij gjatë kryesimit të Presidencës së bllokut evropian do të punojë së bashku me Komisionin Evropian edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto komente Macron i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Franca mori kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian nga 1 janari.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se e mirëpret faktin që Franca, si një shtet me peshë të madh politike dhe me përvojë ka marrë kryesimin e Presidencës dhe se institucioni që ajo udhëheqë, do të jetë në dispozicion për të bashkëpunuar në realizimin e prioriteteve të përbashkëta të BE-së.
Macron dhe von der Leyen folën për gazetarët pas takimit të parë të punës që pati kolegji i Komisionarëve të BE-së me Qeverinë franceze, si kryesuese e radhës së BE-së.
Burimet nga Presidenca franceze kanë thënë se do të angazhohen gjatë këtyre gjashtë muajve edhe për të avancuar procesin e zgjerimit me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh edhe përmbushjen e kushteve në këtë proces, sipas metodologjisë së re të zgjerimit.
Sipas burimeve diplomatike, Franca pritet sidomos të punojë në tejkalimin e pengesave për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas krijimit të Qeverisë së re në Bullgari pritet që të gjendet edhe një zgjidhje për të hequr pengesat që ky shtet i ka bërë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.
Franca gjatë kryesimit të saj me BE-në do të organizojë edhe një konferencë të veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor, në të cilën do të diskutohet për problemet specifike, sidomos për tensionet politike në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrë nga ;REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCË- Tre muaj para zgjedhjeve presidenciale, Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon të udhëheqë në sondazhe. Mediat e huaja raportojnë se Marcon end...
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe do të angazhojë pjesëtarë të ushtrisë në spitalet në Londër për të lehtësuar situatën pas mungesave të mëdha të stafit, si pas...
KOSOVË- Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, ka bërë që disa qytetarë të fillojnë t’i shesin pajisjet e tyre, nga të c...
KOREJA E JUGUT–Kandidati presidencial i partisë në pushtet në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung ndezi një debat këtë javë pasi ai propozoi lejimin e sigurimit...
KAZAKISTAN- Sitauata në Kazakistan sa vjen dhe rëndohet si pasojë e incidenteve të rënda nga protestuesit. Mediat e huaja raportojnë se Presidenti i vendit Kasi...
AMERIKA E JUGUT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paraguajë ku katër perona kanë vdekur dhe 20 të tjerë kanë ngelur të plagosur si pasojë e një sulmi pir...
KOSOVË- Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli ka humbur jetën në moshën 93-vjeçare. Veseli është duke u...
KANADA – Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në mijëra metra lartësi, ku disa të rinj kanadezë janë bërë pjesë e një feste të shfrenuar totalisht me muzikë, ...
GREQI- Babis Anagnostopoulos,piloti 32-vjeçar i cili vrau gruan e tij britanike Caroline Crouch, përveç saj, natën e krimit ai ka vrarë edhe qenin...
SHBA- Një ngjarje e rëndë është kapur nga kamerat e igurë të një stacioni autobusi në Miami. Dailymail raporton se një burrë ka tentuar të mbysë me lidhëset e k...