LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznes privat në xhamitë e Dibrës, lokale dhe antena celulare në minare!

29 Nëntor 2021, 20:11 Nga DOSJA
Biznes privat në xhamitë e Dibrës, lokale dhe antena celulare

DIBËR- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës problematikat e pronave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në rrethin e Dibrës. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa informacione se në xhamitë në Dibër po bëhej biznes. Në minarenë e një xhamie ishte vendosur një antenë e një kompanie celulare, në xhaminë tjetër antena të një Tv Kabllor, ndërkohë në pronat e xhamisë ishte ndërtuar edhe një lokal privat.

Një besimtar tregoi për “Fiks Fare” këto problematika, duke filluar nga prona në afërsi të Xhamisë së Madhe në Peshkopi. Ai tha se kjo xhami është ndërtuar pak vite më parë dhe ka kushtuar rreth 30 milionë lekë. Sipas tij, me një shumë prej 7 milionë lekësh të reja është blerë edhe një ambient privat ngjitur me xhaminë. “Në këtë pronë është ndërtuar një lokal privat. E përdor imami i xhamisë, por është blerë nga Myftinia e Dibrës. Nuk ka asnjë vendimmarrje nga Këshilli i Myftinisë” thotë besimtari.

Më tej pohon se, xhamia e vjetër në Peshkopi, atje ku u hap shkolla e parë shqipe në atë qytet, është lënë në mëshirë të fatit. “Nuk është vënë dorë prej vitesh dhe rrezikon besimtarët që shkojnë e falen përditë në atë vend” vijon besimtari, ndërkohë që deklaron se janë shpenzuar miliona për xhami në fshatra të vegjël dhe xhamia në qytet është në këtë gjendje.

“Rrezikojnë përditë jetën. Askush nuk kujtohet” deklaron ai, ndërsa denoncon edhe biznesin me antena të kompanive celulare të vendosura në minare. Një rast i tillë është në xhaminë në Maqellarë, ku në minarenë e xhamisë është vendosur një antenë e tillë, pa pyetur aspak besimtarët. Nga ana tjetër, në minarenë e xhamisë në fshatin Sohodoll janë vendosur antena të një TV Kabllori dhe interneti.

Pas kësaj ankese, gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në Xhaminë e Madhe në qytetin e Peshkopisë, teksa biseduan edhe me “pronarët” e lokalit. Ata thanë se ambientet i kanë marrë me qira nga Myftinia e Dibrës, teksa të gjitha investimet janë bërë private. Ndërkohë, Fiksi shkoi edhe në Sohodoll ku konstatoi se në minarenë e xhamisë ishin disa antena të një Tv Kabllori dhe linje interneti. Ndërkohë, në minarenë e xhamisë në Maqellarë janë vendosur antena të një kompanie celulare. Hoxha i xhamisë i tha gazetarëve se kontratën e ka bërë Myftinia e Dibrës dhe se ai i ka gjetur në atë vend.

Për të gjitha këto shqetësime, gazetarët e “Fiks Fare” biseduan me Myftiun e Dibrës, Muiz Kurtulla, i cili ishte në dijeni të të gjithë problematikave. Ai tha se “ashtu si gjithë shoqëria, apo vendi, funksionon edhe Myftinia Dibër, ku janë vendosur antena në minarenë në xhami”. Sipas tij, vendimin e ka marrë Myftinia, ndërsa theksoi se me qiranë e marrë paguhet hoxha dhe disa shpenzime të tjera.

Ndërkohë, në lidhje me lokalin te Xhamia e Madhe, tha se “është lokal i Myftinisë”. Pohoi se atje nuk futet njeri përveç stafit të brendshëm, por nga vëzhgimi i “Fiks Fare” rezultoi krejt e kundërta, pasi edhe persona të tjerë shkojnë në atë ambient. Madje, punonjësit thanë se ambienti është marrë me qira. “Është pronë e Myftinisë, nuk është dhënë me qira. E përdorim ne” thotë Myftiu.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet xhamite e dibres xhamite e dibres

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait