LIVE UPDATES
Bota

Blinken ballafaqohet me kritika të mëtejshme mbi tërheqjen e SHBA nga Afganistani

14 Shtator 2021, 20:57 Nga DOSJA
Blinken ballafaqohet me kritika të mëtejshme mbi tërheqjen e SHBA

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u zotua të vazhdojë ndihmën humanitare për popullin afgan përmes agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave joqeveritare, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se do të siguronin gati 64 milionë dollarë ndihmë të re humanitare.

Diplomati kryesor amerikan u përball me një raund tjetër pyetjesh të ashpra nga ligjvënësit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani muajin e kaluar gjatë dëshmisë para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Sekretari Blinken tha se fondet shtesë do të “plotësojnë nevojat kritike të shëndetit dhe ushqimit, do të adresojnë shqetësimet për mbrojtjen e grave, fëmijëve dhe pakicave, për të ndihmuar më shumë fëmijë – përfshirë vajzat – që të kthehen në shkollë”.

Ndihma amerikane, e cila do të anashkalonte talebanët dhe do të shpërndahej drejtpërdrejt tek afganët, do të thotë se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë gati 330 milionë dollarë ndihmë për popullin afgan këtë vit fiskal.

OKB-ja po bën thirrje për 606 milionë dollarë ndihma për pjesën e mbetur të këtij viti për ushqim, kujdes shëndetësor, strehim dhe nevoja të tjera jetike për të ndihmuar 11 milionë afganë.

Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) e këtij viti hapet zyrtarisht të martën, mbetet për t’u parë nëse udhëheqja talebane do të përfaqësojë apo jo Afganistanin në tubimin ndërkombëtar të këtij viti.

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Bob Menendez tha se ideja se talebanët do të respektojnë angazhimet e tyre dhe që Shtetet e Bashkuara do të presin një rezultat të ndryshëm “është disi absurde”. Ai u kërkoi vendeve të tjera që të mos i njohin talebanët në mënyrë bilaterale.

Ne e dimë tani se talebanët nuk kishin ndërmend të ndiqnin një rrugë politike,” tha senatori Menendez. “Ata nuk kishin ndërmend të prishnin lidhjet me al-Kaidën. Dhe qartësisht nuk kishte ndërmend të lejonin gratë që të kenë vendin e tyre të duhur në tryezë dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri”.

Senatori James Risch nga Ajdwho, republikani kryesor i këtij komisioni të Senatit, tha se “çdo vend që ofroi mbështetje për talebanët në ofensivën e fundit duhet të rrezikojë një rënie strategjike në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.”

Në dëshminë të hënën para Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Blinken tha se nuk kishte folur personalisht me anëtarët e udhëheqjes talebane. Ai shtoi të martën se legjitimiteti dhe mbështetja që talebanët kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare do të varet nga sjellja e tyre.

Kryediplomati amerikan gjithashtu mbrojti me vendosmëri vendimin e administratës Biden për t’u tërhequr nga Afganistani pas 20 vitesh, gjatë marrjes në pyetje nga disa ligjvënës.

Nuk ka asgjë që konkurrentët strategjikë si Kina dhe Rusia-apo kundërshtarët si Irani dhe Koreja e Veriut do të kishin dashur më shumë sesa ajo që Shtetet e Bashkuara të rindiznin një luftë 20-vjeçare dhe të mbeteshin të bllokuar në Afganistan për një dekadë tjetër”, tha sekretari i Shtetit të martën.

Kryengritësit talebanë pushtuan vendin në mes të gushtit ndërsa Presidenti afgan Ashraf Ghani iku në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtetet e Bashkuara evakuuan 124,000 persona, shumica prej tyre afganë, së bashku me rreth 5,500 amerikanë, nga aeroporti i Kabulit në ditët e fundit të gushtit, duke lënë pas rreth 100 amerikanë.

Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore në Kongres të hënën, sekretari Blinken mbrojti me vendosmëri tërheqjen ushtarake amerikane muajin e kaluar nga Afganistani.

“Nuk ka prova që tregojnë se po të qëndronim më gjatë, forcat afgane të sigurisë, apo qeveria afgane do të ishte më elastike, apo e qëndrueshme. Nëse 20 vjet dhe qindra miliarda dollarë në mbështetje, pajisje dhe trajnime nuk mjaftuan, çfarë do të bënte edhe një vit, pesë apo 10 vite të tjera“, tha sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

Administrata ka mbrojtur evakuimin kaotik, gjatë të cilit pati edhe viktima, që u shndërrua në transportin ajror më të madh në historinë amerikane. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evakuuan 124,000 persona – shumica afganë – pas rënies së Kabulit më 15 gusht. Republikanët thonë se Shtëpia e Bardhë mund ta kishte shmangur kaosin, që dëmtoi reputacionin e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën.

Ne shkuam në Afganistan në radhë të parë sepse talebanët kishin strehuar al-Kaidën, apo jo?Ata na sulmuan më 11 shtator. Tani 20 vjet më vonë, ne kemi talebanët përsëri në pushtet. Ata kanë pajisjet dhe armatimet tona me vlerë miliarda e miliarda dollarë, dhe përsëri, ata janë strehë për terroristët. Si nuk qënka kjo një katastrofë me përmasa monumentale? ”, pyeti ligjvënësi republikan Steve Chabot.

Sekretari Blinken u tha ligjvënësve se ndërsa përpjekja amerikane në Afganistan neutralizoi kërcënimin nga al-Kaida, ka një mësim më të madh për t’u nxjerrë nga përfshirja e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

“Ndërsa ne jemi shumë të efektshëm në trajtimin e kërcënimeve terroriste ndaj vendit tonë, të cilat i bëmë shumë herët në Afganistan, ideja e përdorimit të forcës ushtarake për të transformuar një shoqëri, është përtej mundësive tona dhe përtej aftësive tona. Ne kemi nevojë të mendojmë vërtet nëse duam të angazhohemi në këto lloj projektesh në të ardhmen”, tha sekretari Blinken.

Dhe ndërsa disa ligjvënës demokratë kanë kritikuar mënyrën se si Shtëpia e Bardhë e bëri tërheqjen, ata argumentojnë se Presidenti Biden u vu në një situatë të pamundur nga marrëveshja e negociuar nga ish Presidenti Donald Trump.

“Më lejoni t’u kujtoj të gjithëve se marrëveshja e Trumpit detyroi qeverinë afgane të lirojë 5,000 të burgosur dhe u ofroi legjitimitet ndërkombëtar talebanëve. Ishte një marrëveshje që dështoi t’u kërkonte talebanëve të ndaheshin nga terroristët dhe të ndalonin sulmet ndaj qeverisë afgane. Marrëveshja ndryshoi rendin politik të vendit”, tha ligjvënësi demokrat Gregory Meeks.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë njohur talebanët si qeveri zyrtare e Afganistanit.

Sekretari Blinken tha të hënën se rreth 100 amerikanë po presin të evakuohen nga Afganistani dhe se Departamenti i Shtetit po përshpejton procesin e miratimit të viza speciale për afganët.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken donald trump gregory meeks james risch joe biden antony blinken donald trump gregory meeks james risch joe biden

Sondazh

Poll
Bota 14 Shtator 2021, 20:53

Rihapen dyert e shfaqjeve në “Broadway”

SHBA- “Broadway” do të mirëpresë përsëri dashamirët e shfaqjeve të tij këtë vjeshtë ndërsa teatrot në qytetin e Nju Jorkut do të rihapen me kapacitet të p...

Bota 14 Shtator 2021, 20:26

Cilat janë arritjet e Kancelares Angela Merkel?

GJERMANI- Dorëheqja e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale në fund të muajit, do të shënojë fundin e një epoke jo vetëm për Gjermaninë, p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj