LIVE UPDATES
Bota

Blinken: Talebanët përballë presionit ndërkombëtar për të lejuar evakuimet

7 Shtator 2021, 13:19 Nga DOSJA
Blinken: Talebanët përballë presionit ndërkombëtar

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se talebanëve u është bërë përsëri e qartë gjatët orëve të fundit se komuniteti ndërkombëtar do t’u kërkojë të respektojnë zotimet për të lejuar të gjithë ata që kanë dokumente të rregullta udhëtimi të largohen nga Afganistani nëse dëshirojnë. Sekretari i Shtetit i bëri komentet në Katar, ku ndodhet së bashku me shefin e Pentagonit për të diskutuar situatën në Afganistan, masat anti-terrorizmit dhe ndihmat humanitare:

Sekretari Blinken tha se në 24 orët e fundit talebanët kishin respektuar angazhimet e bëra, duke lejuar largimin me rrugë tokësore të katër shtetasve amerikanë. Të hënën një zyrtar i Departamentit të Shtetit pohoi se talebanët ishin në dijeni të itinerarit që do të ndiqej, por pa specifikuar se në ç’pikë kufitare u nxorën katër të evakuuarit.

Zoti Blinken tha se në Afganistan besohet të ketë ende rreth 100 shtetas amerikanë, disa prej të cilëve afgano-amerikanë. Ai shtoi se Departamenti i Shtetit është në kontakt direkt me ta dhe me personat që e kanë për detyrë t’i ndihmojnë të gjejnë mënyra për të dalë nga Afganistani.

“Po zhvillojmë diplomaci intensive në këto momente. Jemi në kontakt me talebanët mbi këtë temë. Kanë thënë se do të lejojnë largimin pa probleme të personave me dokumente udhëtimi.Do t’u kërkojmë të mbajnë zotimin,” tha sekretari i shtetit.

Zoti Blinken i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, Ministrin e Jashtëm të Katarit Mohammad bin Abdulrahman Al Thani dhe Ministrin e Mbrojtjes së Katarit Mohammed al-Attiyah, pas një takimi për të diskutuar situatën në Afganistan, anti-terrorizmin dhe ndihmat humanitare.

Zoti Blinken reagoi ndaj komenteve të zyrtarëve në Afganistan se katër avionë me shtetas afganë ishin bllokuar në pistën e fluturimeve në Mazar-e-Sharif.

“Nuk kemi informacion që ka persona që po mbahen të bllokuar në Mazar-e-Sharif. Por po analizojmë kërkesat dhe rregulloret për lëvizje dhe dalje nga Afganistani,” tha ai.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për popullin e Katarit për rolin që ka luajtur ky vend duke u shndërruar në një pikë masive evakuimesh për shtetas amerirkanë dhe afganë të rrezikuar pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve. “Dë të kujtohet për shumë kohë ajo që bëri Katari për amerikanët, afganët dhe shtetas të vendeve të tjera,” tha zoti Blinken.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vlerësoi rolin e Katarit për të realizuar me sukses operacionin më të madh të evakuimeve nga ajri në histori:

Në një moment kritik dhe historik, Katari bëri më shumë se ç’pritej prej tij. Zemërgjerësia juaj luajti rol për të shpëtuar mijëra jetë. Jam shumë krenar që ushtria jonë, së bashku me partnerët realizuan evakuimin më të madh nga ajri në histori, duke nxjerrë nga Afganistani më shumë se 124,000 vetë,” tha shefi i Pentagonit.

Ministri i jashtëm i Katarit, al Thani, tha se vendi i tij po punon me afganët për t’u ofruar asistencë teknike në mënyrë që të rikthehen në funksionim aeroportet për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare si dhe për të rifilluar transportin e pasagjerëve.

Gjatë qëndrimit në Doha, dy zyrtarët e lartë amerikanë po vizitojnë edhe një qendër ku përgatitet dokumentacioni për të evakuuaritt si dhe po takohen me ushtarakë e diplomatë amerikanë.

Më pas Sekretari i Shtetit, Blinken shkon në Gjermani për t’u takuar me trupat amerikane dhe refugjatë afganë në bazën Ramshtajn. Gjatë qëndrimit në Gjermani ai do të drejtojë edhe një takim ministror me pjesëmarrjen e 20 vendeve të angazhuara në zhvendosjen dhe sistemimin e refughatëve afganë.

Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Austin do të vazhdojë turneun e tij me vizita në Bahren, Kuvajt dhe Arabi Saudite.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken evakuimet e afganëve mohammed al-attiyah antony blinken evakuimet e afganëve mohammed al-attiyah

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj