LIVE UPDATES
Bota

Rifillon mësimi në Afganistan, talebanët imponojnë kod veshje dhe ndarje të klasave mes vajzave dhe djemëve

7 Shtator 2021, 12:50 Nga DOSJA
Rifillon mësimi në Afganistan, talebanët imponojnë kod

AFGANISTAN- Në bazë të një dekreti të lëshuar nga talibanët për institucionet arsimore, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, ata kanë imponuar një kod të ri të veshjes dhe ndarjen gjinore në klasa të universiteteve dhe kolegjeve private në Afganistan

Në dokumentin e lëshuar nga Ministria e Arsimit më 5 shtator, thuhet se të gjitha studentet, mësueset dhe stafi tjetër, duhet të kenë veshje islamike që mbulon flokët, trupin dhe pjesën më të madhe të fytyrës.

Ngjyra e veshjeve duhet të jetë e zezë. Vajzat dhe gratë duhet të vendosin doreza në mënyrë që duart e tyre të jenë të mbuluara. Në shkolla, klasat duhet të ndahen sipas gjinisë. Nuk do të lejohet që me një klasë të mësojnë bashkërisht djemtë dhe vajzat.

Aty ku nuk ka mundësi të ndahen klasët, atëherë duhet të vendoset një perde që bën ndarjen e tyre.

Studentet duhet të kenë mësimdhënëse gra. Por, sipas dokumentit, në rast të mungesës së grave, atëherë ato mund të zëvëndësohen me mësimdhënës burra të moshuar, që kanë karakter të mirë.

Muajin e kaluar, pasi e morën pushtetin nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Afganistan, talibanët thanë se “gratë dhe vajzat do të ketë të drejtat e tyre në bazë të ligjit islam”.

Militantët kanë bërë përpjekje të paraqiten me një imazh më të moderuar në mënyrë që të bindin afganët dhe botën se kanë ndryshuar.

Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve. Shumë vende dhe organizata kanë shprehur dyshime në lidhje me premtimet e talibanëve se kësaj radhe do të sundojnë ndryshe.

Pas fushatës ushatarake të udhëhequr nga amerikanët më 2001 dhe rrëzimit të talibanëve nga pushteti gratë kishin fituar të drejtat e tyre. Por, në bazë të rregullave që hynë në fuqi më 6 shtator jeta e grave do të ndryshojë rrënjësisht për dallim nga 20 vjetët e kaluara.

Shtypje e pastër

“Rregullat e reja për shkolla, përfshirë ndarjen në bazë të gjinisë, në mënyrë të qartë po krijojnë më shumë frikë dhe po nxisin një kulturë diskriminimi kundër grave dhe vajzave”, tha Samira Hamidi, një aktiviste e të drejtave të grave, e cila jeton në mërgim pasi u largua nga Afganistani për shkak të kërcënimeve nga talibanët.

“Gratë që mbulojnë trupin me veshje të zezë nuk përfaqësojnë kulturën afgane”, tha ajo, duke shtuar se kjo është një shenjë e qartë e shtypjes së grave dhe vajzave.

Para se talibanët të merrnin kontrollin e vendit, gratë afgane studionin së bashku me burrat dhe ndiqnin mësimet me mësues meshkuj. Gjithashtu nuk kishte asnjë kod veshjeje që i detyronte gratë të mbuloheshin. Tani, ato po përballen me një realiteti të ri që është shumë i ashpër.

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale tregonin sesi në Universitetin Ibn Sina, një institucion privat i arsimit, burra dhe gra mësonin në klasa të ndara përmes një perdeje. Sipas dekretit të lëshuar nga talibanët, gratë duhet të veshin një abaja (veshje që mbulon gjithë trupin) dhe hixhabin, një shall që mbulon kokën por fytyrën e lë të zbuluar.

Maryam, një grua nga qyteti juglindor i Khostit, i tha shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë se shumë gra ishin të gatshme të mbajne hixhabin, por për ato është e papranueshme mbajtja burkës.

Burka është një veshje përmes së cilës mbulohet gjithë trupi dhe fytyra duke lënë vetëm sytë e pambuluar. Në vitet 1990 kur e sunduan Afganistanin, talibanët vendosën që gjitha gratë duhet të mbajnë burka. Sipas rregullave të reja të talibanëve, burrat dhe gratë duhet të përdorin hyrje dhe dalje të veçanta në universitete dhe kolegje.

“Sipas mundësive të tyre universiteteve u kërkohet të punësojnë profesoresha për studentet femra”, thuhet në dokument.

Nëse nuk është e mundur të punësohen gra për të dhënë mësim, atëherë institucionet “duhet të përpiqen të punësojnë burra të moshuar që kanë një histori të sjelljes së mirë“.

Edhe një rregull tjetër do të vlejë në shkolla dhe universitete. Mësimi për gratë dhe vajzat duhet të përfundojë 5 minuta më herët se burrat dhe djemtë në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të takohen jashtë.

Ato gjithashtu do të detyrohen të qëndrojnë në dhomat e pritjes derisa meshkujt të largohen nga ndërtesa.

Pavarësisht kufizimeve të reja, talibanët po e lejojnë arsimimin e grave dhe kjo është një gjë pozitive, tha 18-vjeçarja Salgy Baran, një studente nga Afganistani.

Talibanët duhet të përmbushin atë që premtojnë”, tha ajo për REL-in, duke iu referuar zotimit të grupit militant për të mbrojtur të drejtat e grave, përfshirë të drejtën për arsim.

Shkelje e të drejtave të grave

Shumë të tjerë nuk janë të bindur se talibanët vërtet kanë ndryshuar dhe se do të lejojnë gratë të arsimohen dhe punojnë.

Pas pushtimit të Afganistanit të udhëhequr nga SHBA-ja, normat e pranimit në sistemin e lartë arsimor shënuan rritje, veçanërisht në mesin e grave. Miliona vajza të të gjitha moshave u kthyen në shkolla.

Gratë gjithashtu luajtën një rol në jetën publike. Ato mbanin pozita ministrore, ishin anëtare të parlamentit dhe pozita tjera lokale. Gratë gjithashtu kishin të drejtë të votonin dhe të punonin jashtë shtëpive të tyre.

Shumë nga rregullat dhe ligjet që kanë vendosur talibanët ngjajnë me ato që kanë zbatuar në vitet 1990 kur sunduan Afganistanin.

Ka raporte se në Kabul talibanët i kanë këshilluar gratë që të qëndrojnë kryesisht brenda. Militantët kanë shkarkuar gazetaret që punonin për televizionin shtetëror. Ata gjithashtu kanë urdhëruar shumë ish-punëtore të qeverisë të mos kthehen në punë. Shumë shkolla të vajzave gjithashtu kanë mbetur të mbyllura në kryeqytet.

Dijetarët islamikë do të vendosin për rolin e grave, thotë një përfaqësues taliban
Ditëve të fundit dhjetëra gra afgane kanë protestuar në Kabul, qytetin perëndimor të Heratit dhe atë verior të Mazar-e Sharif duke kërkuar të drejta të barabarta nën sundimin taliban.

Organizatorët e protestës thanë se militantët talibanë shpërndan me dhunë një protestë më 6 shtator. Sipas disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, dhjetëra gra mbanin mesazhi si “Shkelja e të drejtave të grave – Shkelja e të drejtave të njeriut” dhe “Ne duam pjesëmarrje në të gjitha nivelet politike”.

Samira Khairkhawa, e cila mori pjesë në protestat e fundit në Kabul, i tha Radios Evropa e Lirë se gratë afgane aktualisht po përjetojnë pasiguri.

“Kanë kaluar disa javë që gratë nuk e dinë nëse do të vazhdojnë punën apo jo. Ato nuk e dinë nëse do të gëzojnë të drejtat themelore dhe civile“, tha ajo.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nis mesimi ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin nis mesimi ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë