"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Borchardt, shporru nga Shqipëria”,gratë e Astirit i zënë ‘pritë’ ambasadorit të OSBE-së, përplasen me Policinë
24 Tetor 2019, 06:48Nga DOSJA
Tiranë- Gratë e Astirit janë ngritur në protestë ditën e sotme përpara ambienteve të një hoteli në Tiranë, kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchard. “Borchard shame on you”, “ Borchard shporru nga Shqipëria” janë disa nga thirrjet e grave.
Ato kërkojnë që ambasadori të japë dorëheqjen për veprimin e turpshëm të pak javëve më parë, ku ndaj tyre ngriti gishtin e mesit. “Ne do të jemi në protestë vazhdimisht, do të protestojmë deri në frymën e fundit.Ai na ka ofenduar”, është shprehur një grua protestuese.
Nuk kanë munguar edhe përplasjet mes tyre dhe forcave të shumta të Policisë në vendngjarje. Policia është vendosur gardh dhe nuk lejon protestuesit të afrohen më shumë pranë hotelit ku ndodhet Borchard.
Bernd Borchard teksa hyri në hotelin, ku po zhvillohet takimi mesdhetar i OSBE-së, kaloi shumë pranë protestuesve por nuk bëri reagim edhe pse sharjet për të vijonin nga protestueset. Sapo po zbriti nga makina, ai u fut direkt në oborrin e hotelit.
Pak javë më parë ambasadori i OSBE ofendoi protestuesit teksa po kalonte tekDrejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: Rama ik, Rama ik. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik.Pak kohë më parë banorët e Astriti firmosën dhe një peticion kundër tij. Zyra e OSBE-së ka deklaruar se ndaj ambasadorit kanë nisur hetimet.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Australi– Në mars të këtij viti, në Australi në jug-lindje të Melburnit u vra 51-vjeçar me origjinë shqiptare Mitat Rasimi. Autoritetet australiane dysho...
Një grua nga qyteti i Lushnjës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e shqiptarëve.41-vjeçarja, Rozeta Nasi, është diagnostikuar m...
Kukës- Ditën e nesërme, më 25 tetor në Kukës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të remontit të Kalimash të Vjetër do të stakohet energjia e...
TIRANË– Ardian Shtuni, ekspert i sigurisë ndërkombëtare deklaroi prezenca e MEK në Shqipëri cënon sigurinë publike të vendit. Në një lidhje skype nga...
TIRANË– Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur inventarizimin e dosjeve, të cilat pritet të kalojnë në duart e prokurorëve të SPAK. Në total organi i...
KUKËS– OSHEE përmes një njoftimi bën me dije se më 25 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona në Kukës. Sipas njoftimit të OSHEE, energ...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detaje rreth operacionit ku u zbulua një celulë terroriste iraniane, që do t...
VLORË– Egon Velaj është dënuar me gjashtë muaj burg për shpërdorim detyre. Dosja.al mëson se vetëm pak ditë pas emërimit, Velaj është dënuar nga Gjykata e ...
TIRANË– Gazetarët investigativë shqiptarë kanë vendosur që të futen më thellë në celulën terroriste që u zbulua ditën e sotme nga Policia Shqiptare. Në një...