LIVE UPDATES
Bota

Bosnje Hercegocina duhet të largohet nga parimet nacionaliste dhe të aplikojë ato demokratike

15 Shtator 2021, 10:29 Nga DOSJA
Bosnje Hercegocina duhet të largohet nga parimet nacionaliste dhe të

BOSNJE HERCEGOVINË- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin konsiderohet si një lloj zëdhënësi me ndikim i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Kohët e fundit ai ka folur shpesh për një nga projektet më të rëndësishme të politikës së jashtme serbe. “Bota serbe”, thotë Vulin, “duhet të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur”. Duke vepruar kështu, qeveria në Beograd po propagandon një ringjallje të rrezikshme të ideve nacionaliste që çuan në luftërat jugosllave në vitet 1990. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, sollën deri tek gjenocidi i Srebrenicës.

Gjenocidi ndaj më shumë se 8.000 djemve dhe burrave myslimanë në Bosnjën Lindore në korrik 1995 mohohet nga udhëheqësit politikë në Serbi, por edhe nga politikanët në pjesën e dominuar nga serbët në Bosnjë-Hercegovinë, në Republikën Serpska. Gjenerali serb Ratko Mlladiq, i cili u dënua si kriminel lufte në shkallën e fundit para gjykatës në Hagë në qershor dhe që organizoi vrasjet masive, ende konsiderohet hero nga shumë serbë.

Ndaj Ligji që ish-përfaqësuesi i Lartë në B-H, Valentin Inzko, prezantoi në fund të mandatit të tij konsiderohet si shumë i rëndësishëm. Ligji penalizon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë – dhe bashkë me të mohimin e të gjitha krimeve të luftës të kryera në këtë vend. Në një vend ku madhërimi i shkeljeve të ligjit dhe ngritja e kriminelëve të luftës nga politikanë të rangut të lartë është pjesë e politikës së përditshme, rëndësia e një ligji të tillë është e jashtëzakonshme.

Mesazhet nga Beogradi dhe Zagrebi

Fakti që politikanët boshnjakë, mbi të gjitha, përfaqësuesi serb në Presidencë, Milorad Dodik, si dhe kreu i partisë Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), Dragan Çoviq, kishin parandaluar gjithmonë miratimin e një ligji të tillë në parlament është dëshmi se 26 vjet pas përfundimit të luftës, forcat ekstremiste janë akoma në pushtet dhe pengojnë seriozisht proceset e pajtimit.

Kundër interesave të shtetit të përbashkët bashkëpunojnë ngushtë partitë e Dodikut dhe Çoviqit, me mbështetjen e qeverive në Beograd dhe Zagreb, kryeqyteteve të Serbisë dhe Kroacisë. Këto janë forcat që ende ëndërrojnë një Serbi të Madhe dhe Kroaci të Madhe – që ishte plani i vjetër i Tugjmanit dhe Millosheviqit.

Shoqëria civile

Në këtë kuptim, ligji i futur nga Inzko me dekret, ashtu sikur Akti i Mohimit të Holokaustit në Gjermani, ka kryesisht një efekt civilizues: mundësia e zjarrvënësve nacionalistë për të interpretuar historinë në mënyra të ndryshme ka përfunduar. Aktivistja serbe e të drejtave të njeriut, Sonja Biserko thotë se ligji hapë perspektivë për një të ardhme më të mirë në Bosnjë-Hercegovinë. Mesazhi i ligjit duhet të kuptohet edhe në Kroaci. Paraqitjet si ajo e presidentit Zoran Milanoviq, i cili nderoi pa turp shoqatat ushtarake kroate gjatë luftës në Bosnje 1992-95, të cilat ishin përfshirë në krime lufte në vendin fqinj, përfaqësojnë përpjekje famëkeqe të shtrembërimit të historisë.

Shuplakë edhe për BE

E fundit por jo për nga rëndësia është se ligji i Inzkos është një shuplakë e fortë edhe ndaj BE-së, sepse politika e BE-së në Ballkan karakterizohet si shumë e dobët. Prej vitesh BE-ja ka dhënë vetëm premtime boshe. Nga Brukseli kanë ardhur nisma të gabuara dhe nuk ka pasur vendime të rëndësishme. Brukseli është përpjekur të qetësojë krerët nacionalistë dhe kështu humbi besimin, ndërkohë që ata janë nën influencën e fuqishme të aktorëve si Rusia apo Kina.

Ligji i Inzkos përgënjeshtron edhe të gjithë ata që thonë se stanjacioni i Bosnjës mund të zgjidhet sipas parimit të “pronësisë lokale”. Me aplikimin e këtij parimi në 15 vitet e fundit është ndihmuar padashur që shteti boshnjak të mos forcohet, por të rrezikojë dështimin total. Radikalizimi i gjendjes mund të çojë në skenare të reja të gjakderdhjeve etnike.

Duke pasur parasysh këto dinamika të rrezikshme, përfaqësuesi i ri i lartë, gjermani Christian Schmidt do të duhej të vazhdonte rrugën e normalizimit që ka nisur paraardhësi i tij. Ai duhe të ushtrojë presion politik, në mënyrë që të avancohet, denacionalizohet dhe demokratizohet shteti. Kjo përfshin reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, minimizimin e ndikimit të palëve në institucione dhe media, zbatimin e vendimeve të gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg (si ato në rastet Sejdiq-Finci, Zorniq etj.), si dhe përfundimin e diskriminit të grupeve të tjera etnike, që nuk janë kroatë, myslimanë apo serbë.

Schmidt duhet të refuzojë qartë përçarjet e mëtutjeshme në shoqëri dhe mashtrimet në zgjedhje, që kanë ndodhur në mënyrë masive në të kaluarën. E një sfidë tjetër është përmirësimi i gjendjes ekonomike.

Vetëm në vitin 2020, nga B-H janë larguar 85.000 njerëz. Ky proces mund të ndalet vetëm nëse njerëzit e kuptojnë se në këtë vend zbatohen standardet ndërkombëtare dhe se etno-nacionalizmi i karteleve politike kriminale nuk është më një element përcaktues. “Ne duhet t’i japim fund eksperimenteve dhe standardeve të dyfishta për Bosnjën”, kërkon aktivistja boshnjake Amna Popovac. “Ajo që na nevojitet janë parime demokratike të panegociueshme.”/DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic aleksander vulin christian schmidt dragan çoviq milorad dodik aleksander vucic aleksander vulin christian schmidt dragan çoviq milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj