Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
1 Dhjetori bën bashkë njerëz nga e gjithë bota, për të rritur ndërgjegjësimin për HIV/AIDS-in e për të demonstruar solidaritet ndërkombëtar përballë pandemis
TIRANË- Sot është Dita Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA). E vendosur që në vitin 1988, data përbën një ditë reflektimi dhe përpjekjesh, jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës. HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, edhe në Shqipëri.
Sipas OKB-së, 37.7 milion njerëz në mbarë botën ishin me HIV në 2020-ën, ndërsa 680 mijë vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n, po vitin e kaluar. Që nga fillimi i shpërthimit të HIV-it, rreth 79.3 milion njerëz janë infektuar me HIV dhe 36.3 milion kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n.
Nga 37.7 milionë njerëz që rezultuan me HIV në vitin 2020, 36 milion ishin të rritur, 53% gra dhe vajza e 84%, në dijeni për gjendjen e tyre. 1 Dhjetori bën bashkë njerëz nga e gjithë bota, për të rritur ndërgjegjësimin për HIV/AIDS-in e për të demonstruar solidaritet ndërkombëtar përballë pandemisë. 1 milion është numri i personave që vdesin çdo vit në botë nga HIV-i, sepse nuk e dinë që kanë HIV dhe nuk marrin mjekim ose e fillojnë mjekimin me vonesë.
Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James W. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë. Kjo ditë është një mundësi për partnerët publikë dhe privatë që të rrisin ndërgjegjësimin për pandeminë dhe të inkurajojnë progresin e bërë në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV-it e AIDS-it anembanë botës./Dosja.al
Foto ilustruese GJERMANI- Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikim edhe në situatën e sigurisë në Gjermani. Autoritetet paralajmëro...
Foto ilustruese TURQI-Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lag...
Foto ilustruese RUSI- Gjykata e Lartë e Rusisë e ka shpallur atë që e quan lëvizja publike ndërkombëtare LGBT një o...
Gaza IZRAEL- Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi kët&e...
Foto ilustruese GAZA- Mëngjesi i së premtes shënoi vazhdimin e negociatave intensive për të vazhduar pauzën e luftimeve mes I...
Gaza GAZA- Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i drejtuar nga Hamas njofton se 6 palestinezë u...
Pengjet IZRAEL- Hamas do të vendosë vlera më të mëdha mbi pengjet para se të marrë parasysh lirimin e tyre.&...
Foto ilustruese IZRAEL- Armiqësitë kanë rifilluar në Rripin e Gazës pas skadimit të armëpushimit mes Ham...
Memli Krasniqi TIRANË- Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si lideri i fundit i gjeneratë...
Memli Krasniqi TITANË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Hashim Thaç...