LIVE UPDATES
Bota

Vazhdojnë negociatat për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi

Pas dy zgjatjeve të pauzës së luftimeve të minutës së fundit, Izraeli dhe Hamasi shënuan të enjten ditën e shtatë të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Katari ndërsa u liruan tetë pengje nga Hamasi dhe 30 të burgosur palestinez nga Izraeli. Pauza shënoi edhe rritjen e ndihmave të dërguara në Rripin e Gazës.

1 Dhjetor 2023, 07:56 Nga a.l
Vazhdojnë negociatat për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve nga
Foto ilustruese

GAZA- Mëngjesi i së premtes shënoi vazhdimin e negociatave intensive për të vazhduar pauzën e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ndërsa një zyrtar i lartë izraelit ritheksoi planet për të rifilluar luftën nëse grupi militant palestinez nuk pranon të lirojë më shumë pengje. Pas dy zgjatjeve të pauzës së luftimeve të minutës së fundit, Izraeli dhe Hamasi shënuan të enjten ditën e shtatë të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Katari ndërsa u liruan tetë pengje nga Hamasi dhe 30 të burgosur palestinez nga Izraeli. Pauza shënoi edhe rritjen e ndihmave të dërguara në Rripin e Gazës.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari, të cilët arritën marrëveshjet e mëparshme, po punojnë për të negociuar një armëpushim dy ditor, njofton media shtetërore egjiptiane. Mark Regev, këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ishte i hapur për të vazhduar armëpushimin nëse Hamasi angazhohej për lirim e pengjeve të tjera. Izraeli më parë pati caktuar lirimin e dhjetë pengjeve në ditë për të mundësuar vazhdimin e pauzës së luftimeve. “Jemi gati për të gjitha alternativat, ndryshe rifillojmë betejën”, tha ai për kanalin CNN.

Përpara skadimit të armëpushimit të mëparshëm herët të enjten, Hamasi dhe krahu i tij i armatosur, Xhihadi Islamik palestinez, i vunë luftëtarët e tyre në gatishmëri për luftë. Ndërsa Hamasi mban më pak pengje izraelite gra dhe fëmijë, Hamasi mund të kërkojë vendosjen e kushteve të reja për të liruar burrat izraelitë, përfshirë ushtarët. Grupi militant mund të kërkojë lirimin nga Izraelit të të burgosurve meshkuj palestinezë. Deri tani, tre të burgosur palestinezë janë liruar për çdo peng izraelit.

Një nga negociatorët kryesorë të Katarit, diplomati i karrierës Abdullah Al Sulaiti, i cili ndihmoi ndërmjetësimin e armëpushimit përmes negociatave maratonë, pranoi në një intervistë të fundit për agjencinë e lajmeve Reuters se mundësitë janë të vogla për një armëpushim. Shkëmbimi i së enjtes çoi në 105 numrin e pengjeve të liruara nga Hamasi dhe 240 palestinezë të liruar nga Izraeli.

Armëpushimi ka mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza pasi pjesa më e madhe e territorit bregdetar prej 2.3 milionë banorësh është kthyer në rrënoja si rezultat i sulmit izraelit. Më shumë karburant dhe 56 kamionë me furnizime humanitare u futën në Gaza të enjten, tha ministria e mbrojtjes e Izraelit dhe Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe. Por dërgesat e ushqimit, ujit, furnizimeve mjekësore dhe karburantit mbeten shumë më të vogla se nevojat, thonë punonjësit e ndihmave.

Gjatë vizitës së tretë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pajtua se fluksi i ndihmave në Gaza nuk ishte i mjaftueshëm. Kryediplomati amerikan tha se i kishte thënë zotit Netanyahu se Izraeli nuk mund të veprojë në Gazën jugori siç kishte vepruar në veri./VOA 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit