LIVE UPDATES
Bota

Henry Kissinger dhe qëndrimi i tij i transformuar për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë

Ndonëse ish diplomati amerikan nuk kishte ndonjë rol vendimmarrës gjatë luftës në Kosovë, ai ishte një nga zërat më kritik ndaj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe posaçërisht i angazhimit ushtarak dhe diplomatik amerikan në Ballkan.

30 Nëntor 2023, 22:49 Nga I.A
Henry Kissinger dhe qëndrimi i tij i transformuar për ndërhyrjen
Henry Kissinger

SHBA- Ish Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, njihet si një figurë e rëndësishme, por edhe kundërthënëse në traditën e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I tillë ishte edhe qëndrimi i tij ndaj luftës në Kosovë dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.

Ndonëse ish diplomati amerikan nuk kishte ndonjë rol vendimmarrës gjatë luftës në Kosovë, ai ishte një nga zërat më kritik ndaj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe posaçërisht i angazhimit ushtarak dhe diplomatik amerikan në Ballkan. Por menjëherë pas luftës, pas suksesit që ndërhyrja ushtarake e NATO-s ndaj Serbisë pati për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ish Sekretari Kissinger vazhdoi ta kritikojë atë lidhur me përplasjet që ajo shkaktoi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe lidhjet e Uashingtonit me Moskën.

Në një shkrim të botuar në të përditshmen amerikane “The Washington Post” më 22 shkurt të vitit 1999, ndërkohë që përpjekjet diplomatike amerikane dhe evropiane kishin dështuar ta bindin Serbinë për t’u tërhequr nga Kosova, ish Sekretari Kissinger shkruante se, “nuk ndihej rehat me zgjerimin e përkushtimeve amerikane të pakufishme që parashihnin vendosjen e trupave amerikane në terren”.

Sipas tij, angazhimit të administratës amerikane në Kosovë dhe në Bosnjë “i mungonte përkufizimi i qëllimit strategjik në bazë të cilit do të matej suksesi dhe strategjia e tërheqjes”. Amerika rrezikonte të përfshihej në një konflikt të pafund, shprehej ai.

“Problemi i Kosovës nuk është i ri. Konflikti etnik ka qenë dukuri shekullore e Ballkanit. Valë pushtimesh shkaktuan përçarje ndërmjet grupeve etnike dhe fetare, mes kishës ortodokse dhe kishës katolike, ndërmjet krishterimit dhe fesë islame, ndërmjet trashëgimtarëve të Perandorisë Austriake dhe Osmane”, shkruante zoti Kissinger.

“Gjatë shekujve ka patur konflikte mizore të pashembullta pavarësisht se asnjëri nga popujt nuk ka përvojë dhe as besim në konceptet perëndimore të tolerancës.”

Në artikullin me titullin “Jo trupa amerikane tokësore në Kosovë", zoti Kissinger e paralajmëronte administratën e Presidentit Bill Clinton se, “sundimi i shumicës dhe kompromisi, që përbëjnë bazën e propozimeve ‘për zgjidhje’ asnjëherë nuk kanë rezonuar në Ballkan", duke shtuar se marrëveshja për Kosovën ka pak gjasa të përkrahet nga palët e armiqësuara për një kohë të gjatë.

Duke kundërshtuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, zoti Kissinger e nxiti Evropën që të marrë përgjegjësitë në Kosovë.

“Evropianët kurrë nuk lodhen duke theksuar nevojën për një autonomi më të madhe evropiane. Pra, ekziston mundësia për ta demonstruar atë. Nëse Kosova paraqet problem sigurie, atëherë është e tillë për Evropën... Kosova paraqet kërcënim për Amerikën aq sa Haiti paraqet për Evropën”, shkruante ai.

Megjithatë disa muaj më vonë, pasi ndërhyrja ushtarake e NATO-s i dha fund luftës në Kosovë dhe i hapi rrugë administrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe vendosjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s, zoti Kissinger e zbuti qëndrimin ndaj ndërhyrjes amerikane në Ballkan përmes një artikulli në të përjavshmen amerikane “Newsweek”

“Të gjithë ne që kishim mëdyshje për përparësitë që diplomacia duhej të kishte ndaj luftës në Kosovë ia kemi borxh administratës së Presidentit Clinton t’i shprehim respektin tonë për guximin me të cilin këmbënguli, aftësinë me të cilën a mbajti unitetin e aleancës dhe përmes të cilës arriti të sigurojë pajtimin rus", shkruante zoti Kissinger më 20 qershor të vitit 1999, vetëm 8 ditë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Por edhe në artikullin me titullin “Një e drejtë e zbrazët”, ai vazhdoi të paralajmëronte diplomacinë amerikane që të mos përkushtohej pafund në Ballkan.

“... Fitorja na lë me një sfidë po aq serioze: si të shmangim ngecjen e përhershme në një cep të Ballkanit si një ekuivalent modern i perandorive austriake dhe osmane.”

Sipas zotit Kissinger, planet që i japin fund konfliktit në Kosovë ka rrezik që, “të shndërrohen në përkushtim të pafund që çojnë drejt një angazhimi edhe më të thellë, që na vendosin në rolin e policit në një rajon me urrejtje pasionante dhe ku kemi pak interesa strategjike”.

Marrë nga VOA

henry kissinger

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen