LIVE UPDATES
Bota

Gjermania ndërrmer veprimet juridike/ Ligjet e riatdhesimit dhe shtetësisë shkojnë në Bundestag

 Parlamenti Gjerman pranoi të enjten, 30.11.2023, dy amandemnte të qeverisë gjermane: njëri për dëbime të shpejta, tjetri për lehtësime në dhënien e shtetësisë. 

30 Nëntor 2023, 22:21 Nga h.k
Gjermania ndërrmer veprimet juridike/ Ligjet e riatdhesimit dhe
Bundestag

GJERMANI-Ndryshimet e legjislacionit për të huajt në Gjermani kanë hyrë në një fazë të re. Parlamenti Gjerman pranoi të enjten, 30.11.2023, dy amandemnte të qeverisë gjermane: njëri për dëbime të shpejta, tjetri për lehtësime në dhënien e shtetësisë. 

Dëbime më të shpejta 

Ministria e Brendshme socialdemokrate, Nancy Faeser, e mori në mbrojtje projektligjin për përshpejtimine  dëbimeve, duke thënë se ai prek sidomos azilkërkuesit e refuzuar që nuk bashkëpunojnë me organet zyrtare, ose që kanë kryer krime dhe që nuk pajtohen me rendin kushtetues. 

Projektligji u jep më shumë akses organeve policore, për shembull, të përgjojnë telefonat e personave që do të dëbohen, të kontrollojnë edhe dhomat e tjera të një strehimoreje azilantësh, nëse mendojnë se aty është fshehur personi që do të dëbohet. Veç të tjerash, koha e burgimit të dëbimit, do të zgjatet deri në 28 ditë. 

Partia e Gjelbër e pakënaqur

Për deputeten e partisë E Majta, Clara Bunger, të gjitha këto ndryshime janë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Ajo e akuzoi qeverinë e koalicionit të majtë se po vrapon pas të djathtëve: " Edhe sa kohë do të vraponi pas të djathtëve? pyeti Bunger në një fjalim emocional në Bundestag, duke shtuar "Dëbimet nuk i zgjidhin problemet e Gjermanisë, kjo bëhet vetëm me politika sociale". 

Por jo vetëm partia opozitare e majtë, edhe Të Gjelbrit, që e kanë pranuar këtë ligj në kuadër të koalicionit qeveritar, nuk janë të kënaqur me ndryshimet dhe kanë një sërë dyshimesh. Deputetja e kësaj partie, Filiz Polat, paralajmëroi se grupi parlamentar i saj po e sheh me vëmendje këtë ndryshim në  ligj. "Është më mrië që njerëzit të largohen në mënyrë vullnetare, sepse kështu u hiqet barra e punës autoriteteve zyrtare", tha ajo. Polat theksoi se më mirë është që njerëzit të kthehen në mënyrë vullnetare. 

Vetëm 600 dëbime më shumë

Regulllorja e re, pritet të sjellë vetëm një plus prej 600 dëbimesh në vit, siç thekson edhe vetë qeveria në projektligji. Për opoztën konservatore  CDU/CSU dhe të djathtën populiste, AfD, kjo shifër është shumë e ulët, dhe sipas tyre një dëshmi që qeveria gjermane e miratoi këtë ligj vetëm për të kënaqur elektoratin e landit Hessen. Ky land në shtator pati zgjedhje parlamentare, ku ministrja aktuale e brendshme, Nancy Faeser, kandidoi për kryeministre, por pa sukses.

Opozita e djathtë dhe konservatore kritikon ligjin e shtetësisë

Por  akuzat kryesore nga opozita shkuan në adresë të projektligjit për modernizimin e shtetësisë gjermane, i cili u  prezantua po të enjten Bundestag. Ai lejon nënshtetësinë e shumëfishtë, shkurton vitet e pritjes nga tetë në pesë vjet, dhe madje, edhe për raste të veçanta në tre vjet, dhe lehtëson në shumë drejtime marrjen e shtetësisë.

Alexander Throm (CDU/CSU) tha se ky është një "ligj që e zhvlerëson shtetësinë". "Nuk ka asgjë moderne këtu," shtoi ai. Ai tha se "Ligje të tilla e përçajnë vendin tonë." Ai citoi një studim të OECD-së sipas të cilit  shtetësia nuk është kriter për fuqinë punëtore të kualifikuar. Ministrja Faeser më parë e kishte argumentuar modernizimin e ligjit të shtetësisë me nevojën për ta bërë vendin më tërheqës për fuqinë punëtore të kualifikuar. Mungesa e saj sa vjen e bëhet më e dukshme në Gjermani.

A janë të prekur edhe shqiptarët nga ligjet?

Në Gjermani jetojnë afro 300.000 persona pa letra të rregulluara, ose me Duldung, pra, azilkërkues ose refugjatë, të cilët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, por që për arsye të ndryshme nuk mund të kthehen, ndër to edhe mbi 6 000 shtetas me shtetësi shqiptare, mbi 10 mijë nga Serbia, dhe mbi 7 mijë nga Maqedonia e Veriut. 

Numri i dëbimeve megjithatë sa vjen e rritet, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 12.000, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, autoritet kanë kthyer me detyrim, mbi 7 mijë azilkërkues, ndër ta edhe mbi 500 shtetas nga Shqipëria. Por se a do të ketë përshpejtime të dëbimeve për shqiptarët, kjo ka pak gjasa, duke u nisur nga numri i vogël i dëbimeve shtesë që pritet të sjellë ligji. 

Nga shtetësia e dyfishtë pritet të përfitojnë shumë më tepër shqiptarë. Në Gjermani jetojnë aktualisht mbi 116.000 shtetas nga Shqipëria dhe afro 300 000 shteas nga Kosova. Këtyre u shtohet edhe numri mërgimtarëve me pasaportë gjermane, që pas miratimit të ligjit do të kenë të drejtë të rifitojnë shtetësinë e prejardhjes/ DW

gjermani

Sondazh

Poll
Bota 30 Nëntor 2023, 18:01 Nina L.Khrushcheva

Patriotizmi i vrasësve të Vladimir Putinit

Foto Ilustruese Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate” RUSI- Në vitin 2014, ish-oficeri i policisë Sergei Khadzhikurbanov u d&eu...

Bota 30 Nëntor 2023, 17:58 Walter Russell Mead

Si mund të shmanget humbja në Ukrainë

Ukraine Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal” Tabloidi gjerman “Bild” e raportoi me bujë. Presidenti amerikan Joe Bid...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet