LIVE UPDATES
Bota

Si mund të shmanget humbja në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, raportoi gazeta që ka burime të mira, planifikojnë që ta detyrojnë Ukrainën të ulen në bisedime për paqe me Rusinë vitin e ardhshëm, duke mos ia dërguar  armët që i nevojiten për të fituar.

30 Nëntor 2023, 17:58 Nga Walter Russell Mead
Si mund të shmanget humbja në Ukrainë
Ukraine

Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”

Tabloidi gjerman “Bild” e raportoi me bujë. Presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, raportoi gazeta që ka burime të mira, planifikojnë që ta detyrojnë Ukrainën të ulen në bisedime për paqe me Rusinë vitin e ardhshëm, duke mos ia dërguar  armët që i nevojiten për të fituar.

Ky skenar krijon një dilemë për ata që e dinë se fati i Ukrainës ka shumë rëndësi për SHBA-në, por është vënë re se ekipi i Biden është më i interesuar të shmangë konfrontimin me Rusinë sesa ta mposhtë atë. Të kundërshtosh sot ndihmën e mëtejshme për Ukrainën do të thotë të garantosh një fitore të Rusisë.

Por qasja e deritanishme e presidentit Biden do të bëjë pak për ta parandaluar diçka të tillë, dhe do ta dobësojë më tej mbështetjen e publikut për angazhimin global të Amerikës. Pasi nuk ia doli të pengonte Vladimir Putinin nga pushtimi i Ukrainës, administrata Biden e mbivlerësoi efektin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Pasi u bë e qartë se sanksionet nuk do ta detyronin Rusinë që t’i jepte fund luftës, dhe pas disa përpjekjeve të dështuara për ta joshur Rusinë me ndonjë mundësi “rrugëdalje” nga lufta që nisi, ekipi i Biden përgatiti Planin e Ngërçit. Pra Perëndimi do t'i dërgonte Ukrainës ndihma të mjaftueshme që të mbijetojë, por jo aq sa për ta ndihmuar atë të fitojë luftën.

Dhe në një moment ukrainasit do ta humbnin shpresën për fitore dhe do t'i ofronin Vladimir  Putin një paqe kompromisi. Shtëpia e Bardhë do ta cilësonte atë një triumf të lavdishëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Disa do ta kritikojnë këtë si një strategji cinike, por problemi i vërtetë është se ajo është naive.

Joe Biden duket se i ka varur shpresat tek mundësia që Putin mund të zbutet nëse i ofrohen lëshime territoriale të arsyeshme. Dhe sipas kësaj logjike të Shtëpisë së Bardhë, nëse Kievi  ofron kushte të arsyeshme, Moska do t’i pranojë ato me kënaqësi.

Po sikur Putin kur të ndihet i dobët të këmbnëngulë akoma më shumë tek strategjia e tij e luftës? Po sikur disa mijëra kilometra katrorë të territorit ukrainas të kenë më pak rëndësi për të, sesa shkaktimi i një disfate poshtëruese të administratës Biden dhe nxjerrjen kësisoj në pah të dobësisë së Perëndimit?

Putin ka arritur të kapërcejë pengesat e tij të hershme në Ukrainë. Që nga fillimi i luftës Rusia i ka dyfishuar forcat e saj atje. Pavarësisht pengesave të hershme, Rusia ka zhvilluar aftësi dhe taktika, të cilat e kanë përmirësuar efektivitetin e trupave të saj në fushën e betejës. Vendimi jo-konvencional (edhe pse moralisht i neveritshëm) për të dërguar të burgosur të luftojnë në vende të tilla si Bakhmut dhe Avdiivka, nënkupton se Rusia ishte në gjendje të degradonte disa nga njësitë më të mira luftarake të Ukrainës, duke ruajtur njësitë e veta më të mira për betejë diku tjetër.

Rusia e ka shtuar prodhimin e armëve, dhe tani po prodhon municione rreth shtatë herë më shpejt se Perëndimi. Po ashtu Moska e ka zbutur efektin negativ të sanksioneve perëndimore. Ajo po forcon lidhjet ushtarake dhe strategjike me Iranin dhe falë milicisë së mbështetur prej saj, Hamas, vëmendja perëndimore është zhvendosur nga Ukraina drejt Lindjes së Mesme.

Le të themi se pas 6 muajsh, strategjia Biden arrin të ulë Ukrainën në tryezën e bisedimeve. Në atë pikë, mbështetja për më shumë financime për luftën do të ishte akoma më e ulët në SHBA dhe Evropë sesa tani. Ukraina do të ishte edhe më e përçarë dhe e lodhur nga lufta sesa tani.

Pozicioni politik i presidentit Volodymyr Zelensky në vend do të dobësohej. Në këto rrethana, pse Putin do t’i ofronte presidentit amerikan Biden një rrugëdalje të qetë nga një luftë që ky i fundit nuk mendon se mund të fitojë? Pra më duket se jemi kthyer tek marrëzitë e Obamës.

Në vitin 2014, presidenti Obama dështoi ta pengonte Rusinë nga shkelja e Kartës së Kombeve të Bashkuara duke pushtuar territorin e një vendit fqinj, sigurinë e të cilit SHBA-ja ishte zotuar ta mbështeste në Memorandumin e Budapestit. Po ashtu ai dështoi të luftonte kundër pushtimit, dhe më pas dështoi edhe të krijonte një program sanksionesh dhe presionesh që do ta pengonin Rusinë të konsolidonte sukseset e saj në Krime dhe Donbas.

Duke u tallur me paralajmërimet e buta të Mitt Romney për Vladimir Putin, dhe duke kërkuar më shumë fleksibilitet pas zgjedhjeve në raport me Rusinë, dhe duke pranuar në mënyrë pasive fushatën ushtarake vrastare dhe strategjike të Rusisë në Siri, presidenti i kohës Barack Obama i mësoi Putinit të përbuzë Perëndimin.

Putin u mbështet tek një sjellje po aq e butë e SHBA-së ndaj vendit të tij gjatë administratës së Donald Trump, por sapo Joe Biden mori në Stëpinë e Bardhë, ku pjesë e stafit të tij vijonin të ishin  edhe disa ish-zyrtarë të Obamës, lideri rus iu rikthye sjelljeve shantazhuese.

Derisa ekipi i Biden të zhdukë plotësisht paqartësitë e qasjeve të tij të epokës Obama, administrata aktuale do të vazhdojë zhgënjimin dhe dështimin e saj përballë Rusisë së fuqizuar dhe të guximshme që Obama u la pasardhësve të tij. Ka ende mënyra sesi mund të dominojë Perëndimi.

Rrjetet globale të ndikimit që zotëron Putin mund të shkatërrohen. Ne mund të shkatërrojmë fuqinë e Wagner-it në Afrikë, të sabotojmë aktivitetet e Rusisë në Siri dhe ta detyrojmë Iranin që të bllokojë bashkëpunimin e tij të ngushtë me Moskën.

Po ashtu, ne mund të shtojmë ndihmën tonë ushtarake për të përmbysur ekuilibrin kundër Rusisë në Ukrainë. Dështimi i financimit nuk është një plan. Kongresi Amerikan duhet të vazhdojë të financojë Ukrainën, por duhet të këmbëngulë edhe për bërjen e ndryshimeve që do ta bëjnë sërish koherente strategjinë e SHBA-së ndaj Luftës në Ukrainë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë