LIVE UPDATES
Bota

Zjarrfikësit në Kosovë kërkojnë kushte më të mira të punës

Ai tha se kërkesat e tyre janë që të sigurohet një buxhet emergjent shtesë, pasi tha se sipas ligjeve në fuqi, buxheti i zjarrfikësve u ka mbetur në kompetencë komunave. Zjarrfikësit, sipas tij, kërkojnë që të shqyrtohet vendimi për largimin e rrezikshmërisë në punë, dhe të nisë kompensimi i rrezikshmërisë nga shkurti, në mënyrë retroaktive.

30 Nëntor 2023, 14:25 Nga a.l
Zjarrfikësit në Kosovë kërkojnë kushte më të
Zjarrfikës

KOSOVË-  Zjarrfikësit e Kosovës protestuan më 30 nëntor para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga ekzekutivi që të përmirësojë kushtet e tyre të punës, të cilat i cilësuan si “të rënda”.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se punonjësit e këtij institucioni përballen me shumë probleme. Ai kërkoi që Qeveria e Kosovës t'i takojë përfaqësuesit e zjarrfikësve në mënyrë që të diskutohet për kërkesat e tyre.

“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori problemesh të padefinuara, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje, edhe personale, edhe kolektive, numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në aftësitë tona, mosha mesatare e kështu me radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë. Zjarrfikësit janë themeluar për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të mirave materiale”, tha Beka, duke shtuar se pakënaqësitë e zjarrfikësve janë të akumuluara ndër vite. 

Ai tha se kërkesat e tyre janë që të sigurohet një buxhet emergjent shtesë, pasi tha se sipas ligjeve në fuqi, buxheti i zjarrfikësve u ka mbetur në kompetencë komunave. Zjarrfikësit, sipas tij, kërkojnë që të shqyrtohet vendimi për largimin e rrezikshmërisë në punë, dhe të nisë kompensimi i rrezikshmërisë nga shkurti, në mënyrë retroaktive.

Ndër kërkesat e tjera të zjarrfikësve janë edhe pagesa e orëve jashtë orarit për vitin 2022 – pasi sipas Bekës, ato nuk janë paguar – por, edhe të vitit 2023.

“Disa komuna kanë filluar t’i kompensojnë dhe disa jo”, tha Beka.

Zjarrfikësit, po ashtu, kërkuan pajisje mbrojtëse dhe që ata të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme. Në Kosovë janë rreth 800 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës. Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës. Zjarrfikësit nuk kanë sigurime shëndetësore dhe paga e tyre bazë është 520 euro./ REL 

kosove muharrem beka

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd