LIVE UPDATES
Bota

Patriotizmi i vrasësve të Vladimir Putinit

Por ai nuk është i vetmi kriminel i dhunshëm që ka fituar falje në Rusi përmes rekrutimit në ushtrinë e Putinit që po lufton në Ukrainë. Është një praktikë e frymëzuar nga Yevgeny Prigozhin, që vdiq gjatë shpërthimit të avionit të tij provat 2 muaj pasi mercenarët e tij të Grupit Wagner organizuan në qershor një rebelim të dështuar ndaj Kremlinit.

30 Nëntor 2023, 18:01 Nga Nina L.Khrushcheva
Patriotizmi i vrasësve të Vladimir Putinit
Foto Ilustruese

Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate”

RUSI- Në vitin 2014, ish-oficeri i policisë Sergei Khadzhikurbanov u dënua me 20 vjet burg për rolin e tij në vrasjen e vitit 2006 të Anna Politkovskaya, një gazetare investigative e gazetës liberale “Novaya Gazeta”. Tani, pas vetëm 9 vitesh të kaluara në burg, Khadzhikurbanov është falur, sepse kaloi 6 muajt e fundit duke u angazhuar në luftën e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

Sipas presidentit rus, kjo e bën Khadzhikurbanov patriot. Por ai nuk është i vetmi kriminel i dhunshëm që ka fituar falje në Rusi përmes rekrutimit në ushtrinë e Putinit që po lufton në Ukrainë. Është një praktikë e frymëzuar nga Yevgeny Prigozhin, që vdiq gjatë shpërthimit të avionit të tij provat 2 muaj pasi mercenarët e tij të Grupit Wagner organizuan në qershor një rebelim të dështuar ndaj Kremlinit.

Pavarësisht fundit të palavdishëm, Prigozhin ishte prej kohësh një aleat vendimtar i Putinit. Karriera e tij përfshinte drejtimin e një qendre dezinformimi online për të krijuar dhe përhapur histori propagandistike ruse si dhe dërgimin e luftëtarëve të tij të Wagner në vendet afrikane, pjesërisht për të pasur qasje tek burimet si ari dhe uraniumi, shpesh në këmbim të mbrojtjes së jetës dhe interesave të liderëve lokalë.

Por ushtarët e Wagner-it ishin të nevojshëm edhe në luftën e Ukrainës, duke u angazhuar në disa nga betejat e saj më të përgjakshme, siç është lufta disamujore për Bakhmut. Përpara se të bëhej i pasur nën epokën Putin, Prigozhin ishte një kriminel i dënuar që kaloi 9 vite burg për grabitje dhe sulm të dhunshëm në vitet 1980.

Nuk është çudi që ai rekrutoi kriminelë për Grupin Wagner - një praktikë që tani është miratuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Edhe pse është e panjohur shifra zyrtare e ushtarëve të rekrutuar nga burgjet, ne e dimë se më shumë se 5.000 kriminelë u falën vetëm në marsin e kaluar, pasi mbaruan kontratat e tyre të shërbimit për Wagner.

Sipas Prigozhin, rreth 40.000 të burgosur u përfshinë në betejën për Bakhmut-in. Ndonëse këta luftëtarë të falur mbeten në radhët e ushtrisë, disa arrijnë të kthehen në shtëpi nga fronti, të paktën dhjetëra sipas disa burimeve jozyrtare. Dhe shpeshherë ata kanë kryer akte vërtet të tmerrshme.

Kështu një ish i burgosur vrau të dashurën e tij dhe e futi trupin e saj në një mulli mishi. Një tjetër ka goditur 10 herë me thikë në stomak ish-bashkëshorten e tij. Një “patriot” e filmoi veten duke rrahur për vdekje shokun e tij, sikur të ishte një shaka. Por pas vetëm disa muajsh në front, mëkatet e tyre falen dhe ata janë të lirë të mëkatojnë sërish.

Disa thuhet se kanë kryer krime të reja të dhunshme, përfshirë përdhunimin dhe vrasjen, pas kthimit të tyre nga fronti. Edhe besnikët e Putinit nuk janë plotësisht dakord me përpjekjet e Kremlinit për të bërë heronj nga kriminelët. Vitin e kaluar, guvernatori i rajonit Sverdlovsk, Yevgeny Kuyvashev, u përplas me Prigozhin, pasi një klub i zonës refuzoi të organizonte funeralin e një luftëtari të Wagner.

“Nëse ai do të ishte një ushtar i vërtetë në rregull, por ai ishte thjesht një ish i burgosur”- këmbënguli klubi. Falja e të dënuarve të dhunshëm, mund të mos jetë një mënyrë veçanërisht e dëshirueshme për të dërguar më shumë ushtarë në fushën e betejës, por për Putinin alternativa do të ishte edhe më e keqe.

“Mobilizimi i pjesshëm” i vitit të kaluar, shkaktoi një reagim serioz në popullatë, dhe Putin ka frikë nga një përsëritje e situatës. Ai gjithashtu e di se ka dy Rusi, dhe se nëse Kremlini vazhdon të dërgojë në luftë të dënuar, që të dyja palët do të marrin diçka që e dëshirojnë. Rusia e parë, e përbërë nga ata që jetojnë në dy qytetet më të mëdha të Rusisë, Moskë dhe Shën Petersburg, mund të pretendojë se nuk ka fare luftë.

Nëse vizitoni një librari si “Respublika” në Moskë dhe në të do të gjeni libra bestseller amerikanë dhe britanikë, por edhe vepra të autorëve rusë që kanë migruar për shkak të përndjekjes nga regjimi, si Boris Akunin dhe Dmitry Bykov.

Po ashtu, shkoni në një kinema në “Nevsky Prospect” në Shën Petersburg, dhe mund të shihni filmat e suksesshëm amerikanë të kohëve të fundit “Barbie” dhe “Oppenheimer”, pa parë asnjë shenjë se autoritetet i ndaluan filmat për “mos-mbajtjen e vlerave tradicionale ruse”.

Njerëzit në këtë Rusi, janë të ndërgjegjshëm mbi brishtësinë e realitetit të tyre. Kur e pyeta një çift të ri që po shihte filmin “Oppenheimer” se cilat janë vlerat tradicionale ruse, ata u përgjigjën se askush nuk e di me saktësi këtë gjë.

Por ata shtuan se njohin kufijtë e fuqisë së tyre për të ndryshuar realitetin, përpara se të pranonin se shumë shpejt kinemaja mund të mbyllet me akuzën e “disidencës”. Pastaj është Rusia tjetër, ajo që gjendet në qytete dhe fshatra të vegjël të shpërndarë nëpër territorin e madh të vendit.

Këtu, lufta në Ukrainë është një burim krenarie patriotike, dhe cilido që rrezikon jetën e tij për fitoren meriton të nderohet. Në një udhëtim të kohëve të fundit në rajonin Omsk në Siberi, një çift më tregonte me mburrje për djalin e tyre ushtar.

“Ai luftoi për vendin e tij. Mori një medalje dhe me paratë që fitoi, na çoi me pushime në Krime”- u shpreh e ëma. Por ata nuk më treguan se përpara se të bëhej një “hero”, ai kishte hyre dhe dalë nga burgu për pjesën më të madhe të jetës së tij.

Por për ta, kjo ndoshta nuk ka rëndësi. Në Rusi, Kremlini e ka bërë të qartë, se çdo faj mund të “shlyhet me gjak”. Pastaj këtë fushatë e ndihmojnë paratë. Në rajonin Omsk, të rinjtë - jo të burgosurit - marrin 195.000 rubla (2.200 dollarë) vetëm në fazën e parë të rekrutimit.

Nëse vdesin në front, familjet e tyre marrin më shumë se 100.000 dollarë kompensim. Ndërkohë, nëse arrijnë të kthehen gjallë mund të blejnë shtëpi, makina dhe shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, rritja ekonomike është thelbësore. Dualiteti në Rusi, nuk është asgjë e re.

Simboli i shtetit është një shqiponjë me 2 koka. Megjithatë, rrallë herë dy Rusitë kanë qenë në një kontrast kaq të fortë me njëra-tjetrën. Ndërsa Moska dhe Shën Petersburgu ankohen për izolimin e tyre nga pjesa tjetër e botës, provincat e përqafojnë mesazhin e armiqësisë së Putinit ndaj çdo gjëje “jo ruse”.

Sa më shumë që zgjat lufta, aq më thellë do të shtrihet kjo ndjenjë jashtë qyteteve më të mëdha të Rusisë. Nëse bota e jashtme është kundër nesh, këmbëngulin provincat, ne do ta mbrojmë kombin tonë të madh nga ata që duan ta pakësojnë atë. Por askush në botën e jashtme, nuk mund ta zvogëlojë Rusinë më shumë sesa numri në rritje i ish të burgosurve të falur nga Putin.

Shënim:Nina L.Khrushcheva, profesore e Çështjeve Ndërkombëtare në Shkollën e Re, dhe bashkëautore e librit “Strategjia e Putin:Në kërkim të shpirtit të një perandorie në 11 zonat kohore të Rusisë”.

nina l.khrushcheva

Sondazh

Poll
Bota 30 Nëntor 2023, 17:58 Walter Russell Mead

Si mund të shmanget humbja në Ukrainë

Ukraine Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal” Tabloidi gjerman “Bild” e raportoi me bujë. Presidenti amerikan Joe Bid...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë