LIVE UPDATES
Bota

Lavrov akuzon ashpër në Shkup: "OSBE vegël e BE dhe NATO"

Ai akuzoi OSBE-në, se hesht kur liria e medias në vendet perëndimore kërcënohet dhe u bëhet represion.

30 Nëntor 2023, 20:52 Nga h.k
Lavrov akuzon ashpër në Shkup: "OSBE vegël e BE dhe
OSBE

SHKUP-Duke iu drejtuar, siç tha ai, burokracisë së Brukselit,  kreu i dplomacisë së Rusisë, Sergej Lavrov pohoi, se Evropa ka problem me faktet dhe objektivitetin dhe se konkluzionet që do të miratohen në OSBEkëto dy ditë janë të përgatitura paraprakisht, duke dashur të thotë se nuk janë rezultat i dialogut politik. Ai akuzoi OSBE-në, se hesht kur liria e medias në vendet perëndimore kërcënohet dhe u bëhet represion. Ai konkludoi se nuk ka vend për optimizëm dhe se OSBE-ja është bërë zëdhënëse e vendeve perëndimore.

"Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodh më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Ai i quajti "përpjekje të turpshme angazhimet për të pranuar Ukrainën e kryesuar nga një regjim neo-nazist, në BE, pa radhë. Ai foli edhe për sanksionet që Perëndimi vendosi ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

"Në një përpjekje për të shkatërruar ekonominë ruse, SHBA-ja dhe satelitët e saj evropianë kanë vendosur mijëra sanksione ndaj Rusisë, duke i dhënë fund bashkëpunimit të gjerë praktik midis Lindjes dhe Perëndimit në rajonin tonë dikur të përbashkët", u shpreh Lavrov. Sipas tij, Moldavia është viktima e radhës në luftën hibride të Perëndimit kundër Rusisë.

Fjalimi i Lavrovit u vlerësua si manipulues

Referuesi i parë pas Lavrovit, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Rasmussen konsideroi se mesazhet e Lavrovit ishin manipuluese, me mesazhin "kaq nga dialogu”, sepse, sipas tij, ministri rus u largua nga takimi menjëherë pas fjalimit që mbajti.

Osmani: Agresioni rus shkeli parimet e OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së,  vuri në dukje faktin, se OSBE-ja gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut, është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj organizate dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore.

"Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj organizate dhe shkeli sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta. Në vend të interesit kolektiv, synohen interesa kombëtare egoiste. Kjo krijoi një mjedis të vështirë operativ dhe kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së”, deklaroi Osmani.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien, i bëri thirrje Rusisë që t'i japë fund shkeljes së parimeve të OSBE-së.

"Unë shtoj zërin tim, me atë të kolegëve, të cilët i bëjnë thirrje Rusisë, që t'i japë fund shkeljes së parimeve bazë të kësaj organizate, por nuk jam i sigurt nëse ajo është ende e gatshme të na dëgjojë”, theksoi O'Brien.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Baerbock kërkoi që OSBE-ja t’i kundërvihet bllokadës ruse.

Në Shkup në kuadër të takimit vjetor të SOBE-së Baerbock tha, se duhet të forcohet bashkëpunimi edhe pse Rusia masivisht përpiqet ta pengojë punën e kësaj organizate. Së fundi Moska pengoi me veto, që Estonia të merrte kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2024. Më tej vazhdon të mbetet e paqartë, nëse do të shtyhet mandati për pozicionet kyçe në drejtimin e kësaj organizate, ndër to edhe për Sekretaren e Përgjithshme Schmid. Edhe në këtë drejtim Rusia bëhet pengesë.

Shmid: Edhe përkundër të gjitha sfidave, OSBE-ja arrin rezultate konkrete

OSBE-ja ka instrumente kyçe për sigurinë dhe po bëhet e rëndësishme edhe për sigurinë e Euroazisë, nënvizoi Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Shmid .Ne do të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje në Ukrainë dhe për institucionet demokratike në vendet anëtare, premtoi Shmid.

"OSBE-ja është një forcë që ka mundësi për ndryshim për shumë qytetarë në rajon. Bëhet fjalë vërtetë për njerëzit. Me mbështetjen tuaj, OSBE-ja mund të japë një kontribut të veçantë për një të ardhme më të mirë”, deklaroi Shmid.

Samiti i OSBE-së në Shkupvazhdon punimet edhe gjatë së premtes (01.12.2023), kur pritet të miratohet edhe vendimi që Malta të jetë kryesuese e radhës së OSBE-së.

sergej lavrov

Sondazh

Poll
Bota 30 Nëntor 2023, 18:01 Nina L.Khrushcheva

Patriotizmi i vrasësve të Vladimir Putinit

Foto Ilustruese Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate” RUSI- Në vitin 2014, ish-oficeri i policisë Sergei Khadzhikurbanov u d&eu...

Bota 30 Nëntor 2023, 17:58 Walter Russell Mead

Si mund të shmanget humbja në Ukrainë

Ukraine Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal” Tabloidi gjerman “Bild” e raportoi me bujë. Presidenti amerikan Joe Bid...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen