LIVE UPDATES
Bota

14 të plagosur nga sulmet ruse në verilindje të Ukrainës

Kryetari njoftoi se pjesë të qytezës kanë mbetur pa rrymë si pasojë e prishjeve në rrjet pas sulmeve. Ai tha se po punohet për ta kthyer furnizimin me rrymë dhe ujë, pas dëmeve të mëdha në infrastrukturën energjetike.

12 Shtator 2024, 09:30 Nga N.F
14 të plagosur nga sulmet ruse në verilindje të Ukrainës
Foto ilustruese

UKRAINË- Forcat ruse e kanë sulmuar qytezën Konotop në rajonin Sumi në verilindje të Ukrainës mëngjesin e së enjtes, duke i plagosur 14 njerëz, sipas zyrtarëve vendës. Infrastruktura civile dhe objektet energjetike ishin në shënjestër të sulmeve, sipas tyre. Kryetari i Konotopit, Artem Semenikhin, shkroi në Telegram se së paku një person ra në koma pas sulmeve.

Kryetari njoftoi se pjesë të qytezës kanë mbetur pa rrymë si pasojë e prishjeve në rrjet pas sulmeve. Ai tha se po punohet për ta kthyer furnizimin me rrymë dhe ujë, pas dëmeve të mëdha në infrastrukturën energjetike.

Administrata ushtarake e rajonit tha se Rusia përdori dronë kamikazë të tipit Shahed gjatë këtyre sulmeve. Rusia e ka goditur në mënyrë sistematike infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, gjë që e ka kufizuar furnizimin e banorëve me rrymë dhe ka shkaktuar reduktime të vazhdueshme.

Ndërkohë, Ukraina është përgjigjur duke kryer sulme me dronë thellë brenda Rusisë, ku ka dëmtuar objekte të energjisë që janë vendimtare për ushtrinë ruse, kryesisht depo të naftës.

Këto sulme ndodhën pak orë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologu i tij britanik, David Lammy, u larguan nga Ukraina pas takimeve me zyrtarë ukrainas në Kiev gjatë një vizite të përbashkët, ku njoftuan ndihmë të re për Ukrainën.

Blinkeni njoftoi mbi 700 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, ndërsa Lammy konfirmoi se vendi i tij do t’ia japë Ukrainës edhe 600 milionë funte ndihmë dhe hua të garantuara.

Ata, gjithashtu, u zotuan se do ta shqyrtojnë shpejt kërkesën e Ukrainës për ta lejuar të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me armë me rreze të gjata me të cilat e furnizojnë Kievin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kohë që u bën thirrje vendeve të Perëndimit t’i heqin kufizimet ndaj vendit të tij për përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi për sulme thellë brenda Rusisë. Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se administrata e tij është duke punuar për ta gjetur një mënyrë për heqjen e këtyre kufizimeve./ REL

ukraine sulme ruse viktima

Sondazh

Poll
Bota 12 Shtator 2024, 08:53 N.F

Koreja e Veriut teston raketa balistike

Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me rreze të shkurtra veprimi, pranë bregdetit të saj lindor t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj