LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut teston raketa balistike

Ky ishte testimi i parë raketor i Veriut pas më shumë se dy muajve dhe u krye vetëm pak ditë pasi lideri verikorean Kim Jong Un u zotua për ta rritur arsenalin bërthamor.

12 Shtator 2024, 08:53 Nga N.F
Koreja e Veriut teston raketa balistike
Foto ilustruese

KORE- Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me rreze të shkurtra veprimi, pranë bregdetit të saj lindor të enjten, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Ky ishte testimi i parë raketor i Veriut pas më shumë se dy muajve dhe u krye vetëm pak ditë pasi lideri verikorean Kim Jong Un u zotua për ta rritur arsenalin bërthamor. Raketat u lëshuan nga Peniani dhe fluturuan rreth 360 kilometra para se të binin në det, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane, pa treguar sa sosh u shkrepën saktësisht.

“Ne e dënojmë fuqishëm lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut, sepse ky është provokim i qartë që e kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, tha ai në një komunikatë.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se së paku dy raketa balistike nga Koreja e Veriut fluturuan më gjatë se 350 kilometra në një lartësi prej 100 kilometrash. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i cili e vizitoi Seulin javën e kaluar për të rikonfirmuar marrëdhëniet me Korenë e Jugut para se të japë dorëheqje nga posti, tha se Tokio e dënon fuqishëm lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona të mëdha për vëzhgim, si dhe për bashkëpunim me SHBA-në dhe Korenë e Jugut”, tha Kishida.

Të dërguarit e posaçëm të Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së për armët bërthamore biseduan përmes telefonit dhe thanë se lëshimi i raketave nga Veriu është shkelje e rezolutave të OKB-së, tha Ministria e Jashtme jugkoreane.

Ata, gjithashtu, u zotuan se do të përgjigjen ndaj çdo provokimi nga Koreja e Veriut. Hera e fundit kur Koreja e Veriut kishte shkrepur një raketë ishte 1 korriku, kur tha se me sukses e testoi një raketë të re balistike dhe taktike.

Lëshimi i raketave të enjten u bë vetëm pak ditë pasi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u zotua se do të prodhojë “seç herë e më shumë” armë bërthamore dhe se do të sigurohet që ato të jenë të gatshme për përdorim “në çdo kohë”.

Koreja e Veriut përballet edhe me akuza se e furnizon Rusinë me armë, përfshirë me dronë dhe me raketa balistike për luftën e saj në Ukrainë. Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e analistë thonë se Kimi po e ndihmon Rusinë në luftë duke i dhënë raketa në këmbim të ndihmës ekonomike dhe ushtarake. Moska dhe Peniani i kanë mohuar akuzat, por janë zotuar se do ta forcojë bashkëpunimin ushtarak./ REL

kore e veriut korea e veriut leshon raketa balistike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet