LIVE UPDATES
Bota

20 vite nga tragjedia/ Përkujtohen mijëra viktimat e cunamit në Oqeanin Indian

Shumë njerëz vendosën lule në varrin masiv në fshatin Ule Lue, ku më shumë se 14.000 viktima të paidentifikuara të cunamit janë varrosur. Ky është një prej disa varreve masive në Banda Aceh, kryeqytetin e provincës më veriore të Indonezisë që ishte një nga zonat e goditura më së rëndi nga tërmeti prej 9.1 shkallësh dhe nga cunami masiv që u shkaktua më pas.

26 Dhjetor 2024, 12:16 Nga M.B
20 vite nga tragjedia/ Përkujtohen mijëra viktimat e cunamit në
Foto ilustruese

AZIA- Njerëzit janë bashkuar për t’u lutur dhe kanë vizituar varret masive në provincën Aceh të Indonezisë më 26 dhjetor për të shënuar 20-vjetorin e cunamit masiv në Oqeanin Indian që goditi rajonin dhe që ishte një nga katastrofat më të këqija natyrore në historinë moderne.

Shumë njerëz vendosën lule në varrin masiv në fshatin Ule Lue, ku më shumë se 14.000 viktima të paidentifikuara të cunamit janë varrosur. Ky është një prej disa varreve masive në Banda Aceh, kryeqytetin e provincës më veriore të Indonezisë që ishte një nga zonat e goditura më së rëndi nga tërmeti prej 9.1 shkallësh dhe nga cunami masiv që u shkaktua më pas.

“Na mungojnë dhe ende nuk e dimë se ku janë. Të gjithë e dimë se çdo vit ne vizitojmë varret masive në Ule Lue dhe Siron”, tha Muhamad Amirudin, i cili humbi dy fëmijët e tij 20 vjet më parë. Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë.

Tërmeti i fuqishëm që goditi në afërsi të brigjeve të ishullit Sumatra më 26 dhjetor 2004, shkaktoi cunamin që la të vrarë afër 230.000 persona në dhjetëra shtete dhe ai arriti deri në Afrikën Lindore. Afër 1.7 milion persona u zhvendosën, kryesisht në katër shtetet e goditura më së rëndi nga fatkeqësia natyrore: Indonezi, Shri Lankë, Indi dhe Tajlandë.

Vetëm në Indonezi vdiqën më shumë se 170.000 persona. Qindra njerëz u mblodhën në ceremonitë përkujtimore në Banda Aceh. Sirenat u lëshuan për tre minuta në mbarë qytetin për të shënuar kohën sa zgjati tërmeti i fuqishëm. Tani ky qytet është rindërtuar dhe janë vendosur sisteme paralajmëruese për cunami.

Edhe në Tajlandë janë organizuar ceremoni për të përkujtuar më shumë se 8.000 persona që vdiqën si pasojë e cunamit. Afër 400 trupa ende janë të paidentifikuar. Afër 300 persona morën pjesë në një ceremoni të lutjeve ku kishte besimtarë myslimanë, të krishterë dhe budistë. Në Indi, qytetarët u mblodhën në plazhin Marina në qytetin Çenai. Ata hodhën qumësht në det për të qetësuar zotat dhe ofruar lule dhe u lutën për viktimat.

Sipas të dhënave, në Indi kanë vdekur 10.749 persona nga cunami i vitit 2004. Ceremoni përkujtimore janë zhvilluar edhe në Shri Lankë, ku u mblodhën të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave. Në këtë shtet më shumë se 35.000 persona kanë humbur jetën nga fatkeqësia natyrore që ndodhi dy dekada më parë./ REL

oqeani indian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj