LIVE UPDATES
Bota

"Krishtlindjet pa gëzime!" Betlehemi nën hijen e luftës, banorët largohen

Betlehemi dhe Krishtlindja e dytë në hijen e luftës. Turizmi ndodhet në prag të kolapsit, banorët largohen, atmosfera e mbushur me trishtim dhe heshtje.

26 Dhjetor 2024, 08:57 Nga M.B
"Krishtlindjet pa gëzime!" Betlehemi nën hijen e
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Krishti, sipas historisë së Krishtlindjesnë fenë e krishterë, lindi në një stallë në Betlehem. Arsyeja ishte se nuk kishte vend strehimi në Betlehem. Ndërsa sot, 2000 vjet më vonë, situata është krejtësisht ndryshe: pothuajse të gjitha 5.000 dhomat e hoteleve në qytet janë bosh. Ka mungesë turistësh. Kjo prek jo vetëm hotelet, por edhe dyqanet lokale dhe të gjithë qytetin. Ramzi Sabella ka një dyqan të vogël në afërsi të Kishës së Lindjes së Krishtit. Ai mban mend gati çdo turist që vizitoi dyqanin e tij këtë vit. "Para disa javësh ishte një mysafir nga Nigeria”, thotë pronari i dyqanit.

Ramzi zakonisht u shet karikues celularësh dhe shkopinj për selfie pelegrinëve nga e gjithë bota. Sidomos në Krishtlindje ai do të kishte shumë punë - në rrethana normale. Në kohë lufte, gjithçka është ndryshe. "Tani ndonjëherë vijnë vetëm disa vendas - dhe ata kryesisht blejnë produktet më të lira. As ata nuk kanë më para," shpjegon Ramzi.

Banorët largohen nga Betlehemi

Që nga fillimi i luftës nëRripin e Gazës, ekonomia në Bregun Perëndimor të kontrolluar ngaIzraeli, ku ndodhet Betlehemi, ka pësuar një rënie të madhe. Turizmi ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për qytetin për dekada. Megjithatë, sipas të dhënave të shoqatës lokale të hotelierëve, numri i dhomave ku akomodohen turistët në hotele ka rënë nga rreth 80 për qind para luftës në vetëm tre për qind sot.

As në sheshin e madh të Lindjes së Krishtit përballë Kishës së Lindjes, atmosfera nuk është më e mirë. Nga atje zakonisht dëgjohet muzika e lartë e Krishtlindjeve, duke mbushur të gjithë pjesën e vjetër të Betlehemit. Këtë vit mbretëron heshtje: pa këngë krishtlindjesh, pa pemë krishtlindjesh, pa dekorime. Në shesh janë vetëm disa gazetarë që raportojnë për ngjarjet e trishta.

Ky është viti i dytë me radhë që Krishtlindjet në Betlehem festohen nën hijen e luftës. Sipas autoriteteve lokale, në muajt e fundit pothuajse 500 familje janë larguar nga Betlehemi – një numër i konsiderueshëm ky, duke pasur parasysh se qyteti ka vetëm rreth 30.000 banorë. Këto janë vetëm shifrat zyrtare, sepse mendohet se numri është edhe më i madh. Banorët e mbetur thonë se shumë të tjerë, duke përdorur viza të përkohshme turistike, u larguan dhe tani po përpiqen të sigurojnë bukën e gojës jashtë vendit duke bërë punë të ndryshme.

"Një mesazh për të gjithë botën"

Por rritja e varfërisë është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është vrasja e mijëra palestinezëve në Rripin e Gazës, ndaj askush këtu nuk është në gjendje për të festuar. "Këtë vit ne po lutemi në heshtje - dhe duam t'i dërgojmë një mesazh mbarë botës," shpjegon prifti Issa Musleh nga Kisha Ortodokse Greke. "Ne dënojmë thellësisht atë që po ndodh në Gaza tani."

Edhe në Betlehem, si pjesa tjetër e Bregut Perëndimor, atmosfera është bërë gjithnjë e më e tensionuar që nga fillimi i luftës. Rreth 50.000 të krishterë, si dhe shumica myslimane në këtë rajon nën kontrollin izraelit, ndihen kështu. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 700 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës, e janë vrarë edhe 23 izraelitë në të njëjtën periudhë. "Për momentin, në Krishtlindje, të gjithë duhet të kujtojnë se Krishti lindi në Betlehem për të thirrur njerëzit në paqe”, thotë prifti ortodoks grek.

Dëshira për bashkëjetesë paqësore

Në këto rrethana, është më e vështirë se kurrë për të krishterët në rajon të besojnë në mesazhin e shpresës që sjell Krishtlindja. Megjithatë, banorët e Betlehemit kanë treguar prej kohësh se bashkëjetesa paqësore është e mundur, sipas kamarierit Nadeem. Ai i vështron me trishtim ngjarjet para Kishës së Lindjes së Krishtit nga larg - nga kafeneja e tij e zbrazët në një kodër përballë.

Megjithëse është mysliman, Nadeem ndjek një universitet të krishterë. Para luftës, ai shkonte shpesh në Izrael, vetëm disa kilometra larg, ku kishte shumë miq hebrenj. "Në fakt ne të gjithë duam të njëjtën gjë," thotë Nadeem. Një jetë të thjeshtë në paqe./ DW

betlehem

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet