LIVE UPDATES
Bota

50 vjetori i skandalit Watergate dhe ngjashmëritë me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar

17 qershori shënon 50-vjetorin e Uotërgejtit, që përfundimisht i dha fund presidencës së Riçard Niksonit. Përvjetori përkon me seancat e Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol. Misteret e të dyja çështjeve vazhdojnë.

17 Qershor 2022, 19:37 Nga d.a
50 vjetori i skandalit Watergate dhe ngjashmëritë me sulmin ndaj
Richard Nixon

SHBA- Skandali i Uotërgejtit dhe ngjarjet e 6 janarit janë gjysmë shekulli larg nga njëra-tjetrës, në epoka shumë të ndryshme dhe kanë të bëjnë me probleme të ndryshme. Por në të dy rastet, një president republikan u përpoq të shmangë rregullat e demokracisë.

17 qershori shënon 50-vjetorin e Uotërgejtit, që përfundimisht i dha fund presidencës së Riçard Niksonit. Përvjetori përkon me seancat e Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol. Misteret e të dyja çështjeve vazhdojnë.

A pritet ende të zbulohet ndonjë fakt i pakundërshtueshëm, që do ta implikonte drejpërdrejt Donald Trumpin për sulmin ndaj Kapitolit? Apo ato tashmë i kemi parë në thirrjen që ai i bëri mbështetësve për të ardhur në Uashington “për të luftuar si kurrë më parë”, apo kur shprehte me zë të lartë, ato që mendointe për nënpresidentit Pence - një nga të paktit njerëz që e kundërshtone nga rrethi i ngushtë i konspiracionistëve të bindur rreth tij – se “ndoshta duhej varrur, siç kërkonte turma e protestuesve?

Dhe nga epoka e Uotergejtit ka mbetur pa përgjigje pyetja përse Niksoni u tundua të kryente veprime të paligjshme politike? Ai e kishte të sigurtë fitoren për t’u rizgjedhur, kur persona të lidhur me ekipin e tij elektoral, hynë si hajdutë në zyrat e Partisë Demokratike, si sot para 50 vjetësh dhe u kapën.

Roli i tij për të mbuluar ngjarjen e Uotërgejtit dhe më pas përpjekjet për të penguar drejtësinë e detyruan Niksonin, që dy vjet pas ngjarjes të largohej nga detyra. Ai dha dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin e sigurtë nga gjyqi në Senat. Tre udhëheqës republikanë nga Kongresi ndihmuan e bindën se nuk kishte rrugëdalje tjetër.

Ndyshe nga Niksoni, Trumpi ishte i dëshpëruar, pasi kishte humbur qartë zgjedhjet e 2020-ës, ndërsa nxiti njerëzit e tij - avokatë, ndihmës, si dhe mbështetësit e dhunshëm në Kapitol - në një përpjekje për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve dhe për ta mbajtur atë në detyrë. Pak në partinë e tij i kërkuan Trumpit që të pranonte publikisht humbjen.

Uotërgejti është skandali presidencial amerikan me të cilin krahasohen gjithë të tjerët. Ai rrëzoi një president nga pushteti. Megjithatë 6 janari ishte ngjarja ku u derdh gjak.

Uotërgejti pati një ndikim të fuqishëm politik. Dhjetra republikanë humbën në zgjedhjet për në Kongres në vitin 1974. Këtë herë, partia republikane pritet të ketë rezultate të mira në nëntor.

Michael Dobbs, autor i librit "Mbreti Richard: Niksoni dhe Uotërgejti - Një tragjedi amerikane", thotë se sistemi funksionoi në rastin Uotërgejtit, sepse Kongresi, gjykatat dhe shtypi bënë punën e tyre për të denoncuar zinxhirin e aktiviteteve kriminale, që kishin ndodhur e që e detyruan Niksonin të jepte dorëheqjen.

"Sistemi u vu në provë atëherë," thotë ai, "por, sot, është nën një provë shumë më të vështirë."

Kur komisioni i Senatit për çështjen e Uotërgejtit zhvillonte seancat e tij historike në maj të vitit 1973, publiku ishte I shqetësuar edhe nga ekonomia, inflacioni ishte i lartë dhe në atë kohë ndodhi një ga tronditjet më të mëdha të tregut të aksioneve.

Por amerikanët e ndoqën me vëmendje atë që ishte spektakli i një presidenti, që po fundosej ngadalë, por në mënyrë të pashmangshme në turp.

Seancat dëgjimore të 6 janarit, deri më sot, kanë të bëjnë më pak me hetuesit, që zbulojnë fakte të reja, sesa me ato, që ata tashmë i kanë zbuluar gjatë muajve të një pune metodike.

Për zotin Dobbs, provat e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Trumpit në planifikimin, ose nxitjen e trazirave të 6 janarit, me synimin për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, duhet të jenë të pakundërshtueshme.

Sfida për hetimin e 6 janarit dhe për ndjekjen penale, janë "natyra e paqartë e deklaratave të Trumpit nga pikëpamja ligjore", thotë ai. Deklaratat e tij mund të interpretohen në mënyra të ndryshme".

Në publikimin e dëshmive të regjistruara më parë nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Trumpit, komisioni hetimor ka ekspozuar shkallën në të cilën disa, apo shumë, në rrethin e Trumpit, e dinin se pretendimet e tij se zgjedhjet ishin vjedhur ishin një mashtrim. Edhe vajza e tij Ivanka Trump nuk po e besonte këtë.

Komisioni për çështjen e Uotërgejtit, i përbërë nga katër demokratë dhe tre republikanë, u ngrit me votim unanim në Senat. Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet e 6 janarit, në të kundërt, u formua me një votim 222 pro dhe 190 kundër. Pro ngritjes së tij votuan vetëm dy republikanë, që sot janë anëtarë të Komisionit.

Ndërsa Trumpi i deklaronte hapur dhe publikisht pretendimet e tij, Niksoni vepronte në mënyrë private, ose mendonte se po vepronte privatisht. Ishte sistemi i regjistrimit të Shtëpisë së Bardhë, që Niksoni e kishte instaluar vetë, që e tradhëtoi atë, kur Gjykata e Lartë e detyroi Niksonin të dorëzonte kasetat e regjistrimit.

Në një bisedë të 23 qershorit 1972, gjashtë ditë pas hyrjes së paligjshme në zyrat e Partisë Demokrate, shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, H.R. Haldeman, dëgjohet duke i rekomanduar Niksonit që FBI-së t'i thuhet “të heqë dorë nga hetimi për ngjarjen, përpara se byroja të ndjekë gjurmët e krimit që ishte ideuar në Shtëpinë e Bardhë”.

"Mirë, mirë," thotë Nixoni. "Qëndro i fortë".

Kjo ishte prova e pakundërshtueshme, që minoi edhe atë mbështetje që i kishte mbetur partisë republikane të Niksonit.

Gjithë këto vite më vonë, ende nuk dihet se cili person e dha urdhërin për të hyrë në zyrat e Partisë Demokratike në kompleksin Uotërgejt. Nuk ka asnjë provë që Niksoni ishte drejtpërdrejt i përfshirë, por gjithashtu nuk ka paqartësi mbi faktin se ai u përpoq ta mbulonte skandalin dhe veproi në mënyrë të paligjshme./VOA/

richard nixon skandali i watergate sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj