LIVE UPDATES
Bota

9 orë bisedime për negociatat e paqes/ Ja çfarë u diskutua në takimin në Arabinë Sauditet

SHBA-ja është zotuar se do të diskutojë për këtë propozim me përfaqësuesit e Rusisë. Në njoftim po ashtu thuhet se SHBA-ja menjëherë do të heqë dorë nga pezullimi i ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rinisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

11 Mars 2025, 20:58 Nga E. D
9 orë bisedime për negociatat e paqes/ Ja çfarë u diskutua
Pjesëtarë të delegacionit ukrainas dhe amerikan pas takimit në Arabinë Saudite

ARABIA SAUDITE- Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars.

“Ukraina ka shprehur gatishmërinë që të pranojë propozimin e SHBA-së për të zbatuar menjëherë një armëpushim të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve, me kusht që të pranohet dhe të zbatohet njëkohësisht nga Federata Ruse. Shtetet e Bashkuara do t’i përcjellin Rusisë se reciprociteti nga ana e saj është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Presidenca ukrainase.

SHBA-ja është zotuar se do të diskutojë për këtë propozim me përfaqësuesit e Rusisë. Në njoftim po ashtu thuhet se SHBA-ja menjëherë do të heqë dorë nga pezullimi i ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rinisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Delegacionet po ashtu diskutuan për rëndësinë e përpjekjeve humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit të lartpërmendur, përfshirë këmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e civilëve të arrestuar dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me forcë”, u tha në deklaratë.

Delegacionet ukrainase dhe amerikane po ashtu u pajtuan që të përcaktojnë përbërjen e ekipeve negociuese dhe menjëherë të nisin negociatat për arritjen e paqes të qëndrueshme që do të ofronte siguri afatgjatë për Ukrainën. Sipas njoftimit, delegacioni ukrainas ka përsëritur që parnerët evropianë duhet të përfshihen në procesin e paqes.

Palët po ashtu janë pajtuar që sa më shpejtë të arrijnë një marrëveshje për mineralet, që do t’i garantonte prosperitet dhe siguri afatgjatë Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tani tha se gjatë takimit të 11 marsit u ndërmorën hapa drejt paqes, duke thënë se tani i takon Rusisë që të ketë një qasje të njëjtë.

"Para se të negocioni, duhet të ndalni të shtënat. Ukrainasit u pajtuan për këtë gjë. Shpresojmë që edhe rusët të thonë po, në mënyrë që t'i japin fund luftës në një mënyrë që është e pranueshme për të dyja palët".

Ai tha se një "jo" e Rusisë, do të përbënte pengesë, do të nënkuptonte një dialog pa mbarim, duke theksuar se "na duhen negociata kuptimplota". Pas bisedimeve, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpreson që Rusia të pajtohet për armëpushim dhe shpreson për një armëpushim afatgjatë.

Ai tha se gjatë kësaj jave mund të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, për çështjen e luftës në Ukrainë, ndërkaq theksoi se do ta ftojë sërish në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ndërkaq, këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Mike Waltz, që ishte pjesë e delegacionit amerikan në Xhedah, tha se gjatë takimit Ukraina bëri hapa konkretë dhe ofroi propozime konkrete.

Ai tha se do të bisedojë me homologët e tij rusë në ditët në vijim, ndërkaq kryediplomati Rubio do të bisedojë me ministrat e Jashtëm të G7-ës. Në Xhedah, palët diskutuan për orë të tëra prapa dyerve të mbyllura. Përveç diskutimeve për përfundimin e luftës, Kievi po synon që të përmirësojë raportet me Uashingtonin dhe rinisjen e dërgesave me armë amerikane.

Bisedimet u zhvilluan pas raportimeve se të paktën tre persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve masive me dronë në 10 rajone të Rusisë. Mbrojtja ajrore ruse ka thënë se i ka rrëzuar 337 dronë ukrainas përgjatë natës. Shefi i stafit në presidencën ukrainase, Andriy Yermak, udhëheqës i delegacionit ukrainas, më herët tha se kishte përparim në negociata, teksa palët bënë një pauzë të shkurtër.

Në nisje të takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u pa i buzëqeshur para mediave, por jo edhe zyrtarët ukrainas që ishin ulur në anën tjetër të tavolinës, për të nisur takimin që po zhvillohet në një hotel luksoz.

Sekretari Rubio, i cili udhëhoqi delegacionin amerikan, para nisjes së bisedimeve ka thënë se bisedimet do të fokusohen rreth asaj se çfarë do të jetë në gjendje të pranojë Ukraina në tekstin e marrëveshjes, dhe që ky shtet duhet të bëjë koncesione për territorin që veçse e ka pushtuar Rusia.

“Gjëja më e rëndësishme është që duhet të largohemi nga këtu me ndjesinë që Ukraina është e përgatitur për të bërë gjëra të vështira, ashtu sikurse rusët, që duhet të bëjnë punë të vështirë për t’i dhënë fund konfliktit, apo për ta pauzuar për një kohë, në ndonjë formë dhe mënyrë”, u ka thënë Rubio gazetarëve më 10 mars, në rrugë për në Xhedah.

Udhëheqësi i delegacionit ukrainas, Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “mbrojtja e interesave ukrainase” dhe një “vizion i qartë për dhënie fund të luftës” janë në agjendën e Kievit për bisedimet njëditore.

“Një armëpushim për luftën trevjeçare të Federatës Ruse në shtetin tim, nuk është dukur kurrë më afër. Armëpushimi në Ukrainë nuk do të ndodhë vetëm përmes përpjekjeve diplomatike. Këtu përfshihet rritja e presionit politik dhe financiar ndaj Rusisë, për të rritur koston në rast të rikthimit të konfliktit”,  ka thënë Yermak në një kolumnë të publikuar në të përditshmen Guardian, në ditën e takimit.

Para takimit në Arabinë Saudite, Rubio ka refuzuar që të deklarojë se si mund të duket një marrëveshje përfundimtare, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë hollësi nëse në Xhedah do të diskutohet për nënshkrim të marrëveshjes për minerale, apo për çështje të inteligjencës.

Mënyra e vetme si përfundon kjo luftë është nëse Rusia dhe Ukraina ulen në tavolinën negociuese dhe të dyja marrin vendime të vështira”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. 

Këto bisedime reflektojnë përpjekje të reja diplomatike për përfundim të luftës, pas një diskutimi të ashpër dhe të pashembullt mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenky me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët ukrainas u kanë thënë mediave të hënën se do të propozojnë armëpushim që mbulon Detin e Zi, që do të siguronte lëvizje të sigurt të anijeve, do të ndalonte përdorimin e raketave me rreze të gjatë, të cilat kanë goditur civilët në Ukrainë, si dhe për lirimin e të burgosurve./REL

takimi ne arabine sauditet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj