LIVE UPDATES
Bota

90 mijë forca të NATO-s në stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë

Gati dy vite pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, konflikti është shndërruar në një luftë degradimi të ngadaltë të kapaciteteve të kundërshtarit dhe NATO po i përshtatet rrezikut nga Rusia.

27 Janar 2024, 17:46 Nga Henry Ridgwell

 

90 mijë forca të NATO-s në stërvitjen më të madhe
Trupat e NATO-s

 

EVROPA- NATO ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë. Mijëra forca ushtarake pritet të lëvizin nëpër Evropë gjatë muajve në vazhdim për të demonstruar forcën përballë rrezikut nga Rusia. Gati dy vite pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, konflikti është shndërruar në një luftë degradimi të ngadaltë të kapaciteteve të kundërshtarit dhe NATO po i përshtatet rrezikut nga Rusia. Këtë javë aleanca filloi stërvitjen “Steadfast Defender ‘24”. Këto janë manovrat më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë. Gjatë muajve në vazhdim, rreth 90 mijë forca ushtarake do të marrin pjesë në manovra në mbarë Evropën, siç u bënë në Rumani në vitin 2023. Pesëdhjetë luftëanije, tetëdhjetë avionë luftarakë dhe mbi një mijë mjete tokësore do të marrin pjesë në operacione.

“I bëjmë të gjithë këto që të sigurohemi se kemi gatishmërinë, përgatitjen dhe forcat e duhura për të eliminuar çdo mundësi keqllogaritjeje apo keqkuptimi nga Moska, në lidhje me gatishmërinë tonë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sfida logjisitike e zhvendosjes së ushtarëve dhe paisjeve është një pjesë jetike e stërvitjes.

“Pra si do të dërgohen atje? Dhe si do të dërgohen me shpejtësi? Pasi lufta në Ukrainë ka treguar se nëse jemi të ngadaltë, një pjesë e territorit mund të pushtohet dhe do të duhet të rimerret”, thotë Liana Fix, nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë.

Suedia, e cila shpreson të bëhet anëtare e aleancës në muajt në vazhdim, do të marrë gjithashtu pjesë. Kjo është stërvitja më e madhe e NATO-s që nga stërvitja “Reforger” e viteve ’80-të. Por, ndërsa NATO tregon muskujt, aleatja e saj Ukraina ka mangësi në municion, ndërsa paketat e ndihmave nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë të bllokuara nga mosmarrëveshjet politike.

“Këndvështrimi i Ukrainës është se po mbron NATO-n. Dhe kjo është një logjikë e vlefshme nëse ndjekim arsyetimin se Ukraina realisht po dëmton ushtrinë e Rusisë, se e ka zvogëluar ushtrinë e Rusisë, dhe se po ul kështu rrezikshmërinë ushtarake të Rusisë për NATO-n. Pra nga pikëpamja ukrainase, duhet të jetë një moment vetmie, ndërsa vëzhgon mbajtjen e stërvitjes së NATO-s”, thotë zonja Fix.

NATO nënshkroi këtë javë një kontratë për prodhimin e 22 mijë predhave të artilerisë për të plotësuar rezervat e vendeve anëtare, të cilat iu dërguan Ukrainës. Do të duhen megjithatë dy deri në tre vite për marrjen e këtyre municioneve të reja./ VOA

nato rusia shba stervitje

Sondazh

Poll
Bota 27 Janar 2024, 15:43 M.B

Scholz: Të luftohet antisemitizmi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz. GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojn&eu...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para