LIVE UPDATES
Bota

A do të jetë mishi i prodhuar në laborator e ardhmja e ushqimit?

Në pamje të parë ky salmon duket sikur është kapur në det, ose rritur në një rezervuar.

19 Shtator 2022, 07:04 Nga A.B
A do të jetë mishi i prodhuar në laborator e ardhmja e ushqimit?
Mishi

Popullsia e botës po rritet, dhe bashkë me të, kërkesa globale për mish pule dhe prodhime deti. Në këto kushte disa kompani po shpresojnë të ofrojnë prodhime me bazë mishi të rritur në laborator me të njëjtën shije dhe cilësi si mishi i kafshëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh njofton.

Në pamje të parë ky salmon duket sikur është kapur në det, ose rritur në një rezervuar.

Në të vërtetë, ai është krijuar nga një grumbull qelizash salmoni dhe kultivuar në një laborator të kompanisë Wildtype në Kaliforni.

"Kemi zbuluar një mënyrë për të përftuar qeliza salmoni, dhe e kombinojmë atë me një bazë bimore që ndihmon për t'i dhënë qelizave strukturën e duhur për disa nga mënyrat e njohura sesi gatuhet dhe serviret", thotë Justin Kolbeck, bashkëthemelues i kompanisë Wildtype.

Synimi është që të plotësohen mungesat në furnizimet me salmon që janë në rënie të shpejtë, mes kërkesës në rritje.

"Pra, ideja jonë ishte që të ofronim një alternativë tjetër për të lehtësuar trysninë ndaj peshkimit ose mbështetjes tek peshqit e rezervuarëve”, thotë zoti Kolbeck.

Ndërkohë, kompania Upside Foods po bën prova për shijen e mishit të pulës të kultivuar nga qelizat e pulës.

Ato duken dhe me sa duket shijojnë, ashtu siç duhet të shijojë pula.

"Është mish i vërtetë, prodhuar drejtpërdrejt nga qelizat e kafshëve, kështu që nuk ke nevojë të rrisësh apo të vrasësh kafshë, por ndërkohë mund të vazhdosh të shijosh mishin e preferuar”, thotë Amy Chen, shefe operative e kompanisë Upside Foods.

Me rritjen e popullsisë së planetit, rritja e kërkesës për mish dhe ushqim deti po ndikon gjithashtu tek mjedisi.

"Ndikimi i përgjithshëm i gazit serrë, konsumimi i tokës dhe ujit, për të mos folur për miliarda kafshë që theren çdo vit për nevojat tona për mish. Kështu që ne jemi të entuziasmuar që mishi i kultivuar ofron një alternativë më të mirë për njerëzit, që u jep atyre mishin që duan pa pasoja", thotë zonja Chen.

Përveç ushqimeve të rritura në laborator, disa kompani po krijojnë alternativa me bazë bimore për ushqime tradicionale si vezë, dhe proshutë.

"MyBacon është një alternative e shijshme për proshutën e derrit, e cila imiton strukturën dhe shijen që merr nga proshuta, por përdor rrënjë 100% të pastër kërpudhash për ta bërë këtë", thotë për Zërin e Amerikës, Eben Bayer, shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i kompanisë MyForest Foods.

Ricardo San Martin, i cili drejton laboratorin e Mishrave Alternativë në universitetin UC Berkeley, thotë se hyrja masive e prodhimeve me bazë qelizash në treg mund të mos jetë një synim realist së shpejti.

"Prodhimi masiv i qelizave për të prodhuar mish, mund të mos jetë i realizueshëm. Na duhet të dimë se sa e përballueshme do të jetë kjo. A do të jetë kjo një zgjidhje për të gjithë apo vetëm për elitën?"

Kompanitë alternative të mishit e pranojnë se koncepti i tyre është ende në fazat e para.

Të paraqesim prodhimin e parë të shkëlqyeshëm të këtij lloji, që të mund të tregojë se çfarë është e mundur me këtë teknologji dhe më pas, të gjejmë çdo mënyrë të mundshme për ta zgjeruar dhe për ta bërë atë sa më të përballueshëm", thotë zoti Kolbeck.

"Është absolutisht një proces në zhvillim e sipër. Do të duhen vite që ne të zhvillojmë realisht infrastrukturën për të siguruar sa më shumë mish që do të duan njerëzit", thotë zonja Chen.

Është një proces që po ecën ngadalë, por që një ditë mund të ndryshojë mënyrën se si ushqehet bota./VOA

mishi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj