Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas agjendës së Këshillit të BE-së, takimi i Grupit Punues të Vizave do të mbahet në Bruksel më 22 qershor duke filluar nga ora 10:00.
KOSOVË– Grupi Punues i Vizave që shërben si organ përgatitor në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian do të mblidhet më 22 qershor, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe takimit të udhëheqësve të 27 vendeve të unionit. Takimi i këtij grupi punues është shenjë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mund të futet agjendën e Këshillit të BE-së të nesërmen (23 qershor), shkruan Gazeta Express. Sipas agjendës së Këshillit të BE-së, takimi i Grupit Punues të Vizave do të mbahet në Bruksel më 22 qershor duke filluar nga ora 10:00.
Grupi Punues i Vizave trajton politikën e përbashkët të vizave në lidhje me qytetarët nga vendet jo anëtare të BE-së që i nënshtrohen kërkesës për vizë. Këshilli i Bashkimit Evropian është organ kolegjial që përbëhet nga krerët e shteteve apo të qeverive të 27 vendeve të BE-së të cilët do të mblidhen në Bruksel për një takim dy ditor më 23 dhe 24 qershor.
Presidencën e Këshillit të BE-së e udhëheqë Franca deri më 30 qershor 2022 dhe nga 1 korriku atë e dorëzon te Çekia.
Në këto dy ditë do të organizohet edhe një samit i përbashkët BE-Ballkan Perëndimor. Datën 23 qershor e ka përmendur dje edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel. Ajo tha se nëse do të ndodhë liberalizimi ose jo është në vullnetin e shteteve anëtare, derisa njoftoi se institucionet e Kosovës janë në kontakte me të gjitha shtetet e Unionit veç e veç, me disa prej të cilave ende s’kanë marrë përgjigje përfundimtare.
Këshilli i BE-së është institucion që vendosë edhe për dhënien e dritës së gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën nëse të gjitha shtetet anëtare janë pro. Por, edhe pse Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian janë shprehur disa herë në favor të liberalizimit të vizave, kjo çështje s’është vendosur në agjendën e Këshillit të BE-së asnjëherë.
Franca është njëra nga shtetet skeptike se a duhet t’i hiqen vizat kosovarëve, pasi sipas saj duhet të ketë më shumë përparim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën është shprehur bukur qartë Kancelari i Gjermanisë,Olaf Scholz. Ai në dy takimet e fundit që ka pasur në Berlin e Prishtinë me kryeministrin Kurti është shprehur se është pro liberalizimit të vizave dhe për këtë çështje është angazhuar personalisht edhe në bisedat me përfaqësuesit e institucioneve të BE-së.
Poashtu, Parlamenti Evropian, të martën përmes një draft raporti ka kërkuar sërish nga Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën. Brengën disavjeçare të kosovarëve që s’mund të udhëtojnë lirshëm nëpër zonën Schengen po e mirëkupton austriakja Kati Schneeberger që drejton organizatën joqeveritare “Vjena bëhet Evropë”.
Ajo ka nisur një peticion online që është nënshkruar nga më shumë se 15 mijë njerëz e ku i bëhet thirrje BE-së që t’i liberalizojë vizat për kosovarët. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në./Gazeta Express
Gjykata e Hages HOLANDË- Një spiun rus u përpoq por dështoi të siguronte një stazh në Gjykatën Penale Ndërkomb...
Protesta ne Kosove KOSOVË- Është duke vijuar prej disa orësh tashmë protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuv...
Macron KOSOVË- MPJ franceze ka publikuar një përgjigje të saj rreth çështjes së liberalizimit të vizave për ...
Nora Kelmendi dhe Gezim Sveçla KOSOVË- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Verëvendosje në Kuvendin Komunal të Prish...
Draghi,Macron dhe Scholz me Zelenskyyn UKRAINË- Pasi u dërguan në Irpin për të dëshmuar vetë disa nga shkatërrimet ...
Michelle Bachelet SHBA-Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet ka deklaruar se në vizitën e s...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit ku u zotua ...
Rodolfo Hernandez KOLUMBI- Kryebashkiaku i Bucaramanga-it në Kolumbi Rodolfo Hernandez i cili u bë viral në Tik Tok pasi goditi në fyty...
Urgjenca e Prishtines KOSOVË-Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar në urgjencës e qendr...
Macron, Scholz,Draghi, Medvedev RUSI- Ish-presidenti rus dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të R...