LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A do të mposhten trupat e dërrmuara ukrainase nga ushtarët koreanoveriorë?

Shto këtu edhe trupat koreanoveriore: më shumë se 11.000 ushtarë janë dërguar në Rusi, gjë që përbën rrezik shumë të madh për vijat e frontit të Ukrainës, pasi gjasat janë që ushtria ruse të depërtojë në një lokacion, apo të shkaktojë një mal humbjesh.

9 Nëntor 2024, 18:54 Nga I.A

Analiza: A do të mposhten trupat e dërrmuara ukrainase nga

UKRAINË- Trupat ukrainase, të pakësuara në numër ushtarësh e armësh dhe të dërrmuara, janë buzë kolapsit përballë një ushtrie ruse, e cila është e gatshme të sjellë më shumë ushtarë dhe armatim në fushëbetejë për ta thyer mbrojtjen e Kievit.

Shto këtu edhe trupat koreanoveriore: më shumë se 11.000 ushtarë janë dërguar në Rusi, gjë që përbën rrezik shumë të madh për vijat e frontit të Ukrainës, pasi gjasat janë që ushtria ruse të depërtojë në një lokacion, apo të shkaktojë një mal humbjesh.

Pas vlerësimeve se humbjet e Rusisë në këtë luftë kanë kaluar shifrën prej 600.000, dhe këmbëngulësisë së Kremlinit për ta shmangur një thirrje tjetër të padëshirueshme në ushtri, sjellja e trupave koreanoveriore mund të jetë tamam gjëja për të cilën Moska ka nevojë, pra, mes tjerash, t’i japë fund turpërimit që e pësoi kur Ukraina fitoi territor rus në rajonin e Kurskit.

Zyrtar i Qeverisë ukrainase, Andriy Kovalenko, tha se forcat ukrainase janë përleshur tashmë me njësitet koreanoveriore në rajonin e Kurskit. Por, ai nuk dha hollësi se kur ndodhen ato luftime.

“Shtimi i [trupave koreanoveriore] në këtë përzierje kaotike në zonat sikurse Kursi, do ta shtojë trysninë ndaj operacioneve [të Ukrainës]”, tha Dara Massicot, eksperte për ushtrinë ruse në Carnegie Endowment for the International Peace.

Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut dhe më pas autoritetet amerikane thanë se 3.000 trupa koreanoveriore kishin mbërritur në bazat stërvitore ruse në fillim të tetorit, dhe deri në 12.000 ushtarë – afërsisht sa katër brigada – mund të dërgohen përfundimisht në konfliktin në Ukrainë.

Një diplomat i lartë ukrainas tha se zhvendosja e tyre po udhëhiqet nga tre gjeneralë dhe rreth 500 oficerë.

Megjithatë, ende ka dyshime rreth aftësive luftarake të koreanoveriorëve dhe se çfarë ndikimi do të ketë prania e tyre në fushën e betejës.

Ushtria e Koresë së Veriut "ka pajisje të dobëta, i mungojnë burimet e nevojshme për stërvitje, është e kequshqyer dhe shpesh përdoret për punë fizike në projekte ndërtimi dhe për të mbledhur të korrat e vjeshtës", tha Terence Roehrig, ekspert në Kolegjin e Luftës Detare të SHBA-së në Rhode Island.

“Shumica e koreanoveriorëve mbase nuk flasin rusisht dhe ende nuk kanë përvojë të vërtetë në fushëbetejë”, tha Benjamin Young, i cili bën kërkime në lidhje me Korenë e Veriut në Rand Corporation.

“Ata, gjithashtu, po veprojnë brenda një sistemi ushtarak rus që është shumë i korruptuar dhe pa disiplinë. Koreanoveriorët nuk do të përshtaten me mungesën e disiplinës dhe rregullit mes rekrutëve rusë”, shtoi ai.

Në vijat e frontit, linjat ukrainase janë duke u zmbrapsur përballë ofensivave ruse. Pasi e tronditën Moskën duke e pushtuar dhe duke kapur pjesë të rajonit të Kurskit, njësitet ukrainase po zmbrapsen tani, dhe e kanë humbur gati gjysmën e territorit të përgjithshëm që e kishin marrë nën kontroll fillimisht.

Më tej në juglindje, qyteti Kupiansk, në rajonin Harkiv të Ukrainës, përballet me kërcënime serioze, pasi forcat ruse e kanë thyer në dysh mbrojtjen ukrainase në Lumin Oskil. Forcat ruse janë duke carë përpara edhe në qendër të qytetit rrafshnaltë, Çasiv Jar, pasi e kaluan kanalin Siverski Donets-Donbas në gusht.

Më thellë në jug, trupat ruse janë rrugës drejt Pokrovskit, një qendër e madhe logjistike për forcat ukrainase në Donbas, pasi e morën nën kontroll qytezën Vuhledar muajin e kaluar dhe po ecin me hapa të ngadaltë drejt një autostrade të madhe.

Vështirësitë e Ukrainës kohëve të fundit burojnë nga furnizimi i ngadalshëm me armë vendimtare perëndimore, si për shembull, tanket Abrama M-1 dhe raketat precize ATACMS. Po aq vendimtar ka qenë edhe paaftësia e Kievit për t’i rritur përpjekjet për stërvitje dhe shtim të ushtarëve të rinj, për t’i rifreskuar njësitet e dërrmuara në vijat e para.

Në anën tjetër, Rusia – me gjithë humbjet e mëdha – i ka dalë t’i furnizojë vijat e frontit me vullnetarë të joshuar nga pagat shumë të larta dhe benefitet.

Inteligjenca e Koresë së Jugut raporton se Rusia do të paguajë rreth 2.000 dollarë në muaj për një ushtar, megjithëse shumica e pagës me gjasë do t’i shkojë Qeverisë së Koresë së Veriut.

“Ky është një përkushtim i madh nga Koreja e Veriut dhe përshkallëzim serioz në luftë”, tha Roehring, duke shtuar se “megjithatë, këta ushtarë nuk do të jenë vendimtarë në fushëbetejë”.

“Duke e marrë parasysh shkallën e viktimave ditore, ushtria ruse do t’i harxhojë trupat koreanoveriore brenda 1-2 javëve”, beson ai.

Shqetësim më i madh për Ukrainën është, megjithatë, pohimi i inteligjencës së Koresë së Jugut se në mesin e trupave ka edhe ushtarë nga forcat speciale të Korpusit XI të Koresë së Veriut, i cili njihet si Korpusi Stuhia.

“Këto njësite elitare besohet se janë të stërvitura mirë dhe të pajisur më mirë, gjë që do t’i bënte ato forcë më të frikshme se shumë elemente të tjera të ushtrisë koreanoveriore”, tha Roehrig.

Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës tha se trupat koreanoveriore janë quajtur “Buryatët specialë” – një referencë për një minoritet etnik nga pjesa aziatike e Rusisë – dhe janë pajisur me mortaja, pushkë snajperë, raketa antitanke, dylbi nate dhe pajisje të tjera.

Raportet e inteligjencës treguan se trupat koreanoveriore janë të afta fizikisht, por kanë nevojë të trajnohen për taktikat më të fundit, tha deputeti koreanojugor, Park Sun-won, më 23 tetor.

"Instruktorët rusë besojnë se ushtarët koreanoveriorë janë të aftë fizikisht dhe mendërisht, por u mungon të kuptuarit e luftës moderne, si për shembull, sulmet me dronë”, tha Park, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Disa vëzhgues thanë se koreanoveriorët mund të mos urdhërohen të marrin pjesë në luftime, por të veprojnë në role mbështetëse.

“Logjistika ruse është shumë e keqe, prandaj personeli shtesë mund ta ndihmojë. Role mbështetëse në luftime, si operacionet me dronë, janë të mundshme. Forcat speciale koreanoveriore mund t’i trajnojnë forcat speciale ruse dhe zëvendësuesit e tyre”, thanë Mark Cancian dhe Chris Park, ekspertë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

“Në cilëndo rol, përdorimi i koreanoveriorëve do të lironte personelin rus nga shërbimi në vijën e frontit”, sipas tyre.

Edhe sikur të ketë dyshime mbi cilësitë e luftimit të trupave koreanoveriore, sasia e madhe do të përbëjë sfidë.

“Të themi se Ukraina i ka 25.000 trupa në Kursk. Nëse i vendosni atje 10.000 trupa koreanoveriore, plus 30-40.000 trupat ruse, atëherë, po, ka ndikim”, tha një oficer rezervë i ushtrisë ukrainase, i cili përdor nofkën ushtarake, Tatarigami.

“Mund t’i përdorin ata për t’i dërrmuar trupat tona”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë e kanë kërcënuar Korenë e Veriut pothuajse drejtpërdrejt.

“Mos gaboni: Nëse trupat koreanoveriore përfshihen në luftime, apo i mbështesin operacionet ushtarake kundër Ukrainës, atëherë do të bëhen shënjestër e ligjshme ushtarake”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, javën e kaluar gjatë një konferencë të përbashkët në Uashington me zyrtarë të lartë koreanojugorë.

Kjo ka ndodhur tashmë, tha Kovalenko për Current Time.

“Koreanoveriorët po u bashkohen dalëngadalë njësiteve ruse”, tha ai më 6 nëntor.

“Ata po stërviten se si t’i përdorin dronët. Oficerët koreanoveriorë po mësojnë se si të ndërveprojnë me ushtrinë në kushtet e luftës moderne, si dhe thjesht me realitetet e luftës moderne”, shtoi ai.

Jonas Ohman, filmbërës suedez, i cili udhëheq OJQ-në Blue/Yellow me bazë në Lituani, e cila punon ngushtë me njësitet ukrainase të vijës së frontit, tha se kontaktet e tij raportuan për përleshje rreth datës 25 tetor në rajonin e Kurskut, ku kishte një numër viktimash koreanoveriore.

Ai e shpërndau një fotografi nga një video e një droni ukrainas, e cila shfaqi një ushtar të vdekur me një flamur koreanoverior në helmetën e tij.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përdori praninë e trupave koreanoveriore për ta shfryer zemërimin për kufizimet ndaj Ukrainës kundër përdorimit të armëve perëndimore për sulme thellë brenda Rusisë.

“Ne e shohim një rritje në forcat koreanoveriore, por, fatkeqësisht, ne nuk po e shohim një rritje në përgjigjen nga partnerët tanë”, tha ai./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj