LIVE UPDATES
Bota

A e ka virusi Covid origjinën nga laboratori?

Në SHBA vazhdojnë debate të shumta lidhur me origjinën e virusit Corona. Agjenci të ndryshme qeveritare arrijnë në përfundime të ndryshme lidhur me origjinën e virusit.

4 Mars 2023, 08:53 Nga I.A
A e ka virusi Covid origjinën nga laboratori?
Foto Ilustruese

KINË- A ka ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? Informacioni i ri i shërbimeve sekrete ka bërë që Departamenti Amerikan i Energjisë të arrijë në konstatimin se virusi korona është një gabim në një laborator në Kinë – edhe pse, siç shkruan "Wall Street Journal”, raporti është konsideruar si një raport me "besim të ulët" (low confidence).

Në këtë mënyrë një institucion tjetër amerikan, pas FBI-së, e konsideron të pranueshme teorinë se virusi korona "ka dalë” nga një laborator në Wuhan të Kinës, por kjo ende nuk pranohet nga shumica e institucioneve qeveritare.

Sipas FBI-së teoria se virusi korona "ka dalë” nga një laborator në Wuhan është e pranueshme
Pekini iu përgjigj pretendimeve të FBI-së: Kina kundërshton çdo formë të manipulimit politik nën pretekstin e kërkimit të origjinës së virusit korona, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning. "Përfshirja e shërbimeve sekrete në çështjet shkencore është në vetvete një politizim i çështjes.

Nuk ka konsensus për origjinën e virusit

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby, pranoi se nuk ka konsensus brenda qeverisë Biden për origjinën e virusit korona. Presidenti ende beson se është e nevojshme të hetohet origjina e virusit, sepse kjo është mënyra e vetme për të luftuar me sukses kundër pandemive të ardhshme, theksoi Kirby.

Këshilltari kryesor për sigurinë i Biden, Jake Sullivan, foli në mënyrë të ngjashme fundjavën e kaluar. "Nëse marrim më shumë informacion të brendshëm, ne do ta ndajmë atë me Parlamentin dhe popullin amerikan," tha ai. Por për momentin nuk ka një përgjigje të sigurt nga shërbimet sekrete në pyetjen rreth origjinës së virusit.

Shtohet presioni ndaj Kongresit

Nuk është rastësi që Sullivan po punon kaq shumë për të qetësuar Kongresin. Gjithnjë e më shumë anëtarë të Kongresit po bëjnë presion për të ndriçuar përfundimisht këtë çështje - dhe jo vetëm ata nga opozita.

"Është një raport shumë shqetësues,"thotë kongresmeni demokrat Ro Khanna. Se cili nga institucionet amerikane ka vërtet të drjetë mund të sqarohet me siguri vetëm nëse Kina do të siguronte transparencë më të madhe, tha Khana. Por, para kësaj, SHBA-ja do të duhej të pastronte para dyerve të veta: Biden duhet të sillte në të njëjtën tryezë të gjitha institucionet që punojnë në këtë çështje, të shkëmbejnë informacionet që kanë dhe të arrijnë në një përfundim të përbashkët, tha kongresmeni demokrat.

Burimet e opozitës

Për opozitën është e mirëpritur që institucione të ndryshme qeveritare shprehin qëndrime të ndryshme. Republikanët kanë kështu më shumë hapësirë për sulme ndaj presidentit Biden, por edhe ndaj rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, të cilat dikur hiqnin postimet ku thuhej se virusi mund të ketë origjinën nga një laborator.

Demokrati Khan e quan atë censurë: "Ishte e gabuar mbyllja e gojës së atyre që folën për incidentin në laborator," tha ai. Nëse edhe Departamenti amerikan i Energjisë e konsideron të mundshme këtë teori, atëherë edhe ajo duhet të trajtohet me seriozitet.

Marrë nga DW

covid

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj