LIVE UPDATES
Aktualitet

A është Ilir Meta bashkëpunëtor i ish-sigurimit? Mirakaj: Autoriteti i Dosjeve nuk mund ta verifikojë

Ndërsa i pyetur në lidhje me aludimet që janë bërë në media lidhur me një e-mail të mbërritur pranë Autoritetit të Dosjeve ku i thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit, Mirakaj tha se ky autoritet nuk mund t’i kthejë përgjigje personave anonimë.

27 Korrik 2022, 20:41 Nga k.m.
A është Ilir Meta bashkëpunëtor i ish-sigurimit? Mirakaj:
Simon Mirakaj

TIRANË- Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Mirakaj ka folur për çështjen që ka trazuar politikën shqiptare, ku dyshohet se presidenti i larguar tashmë, Ilir Meta si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit. I ftuar në emisionin "ABC", Mirakaj si anëtar i autoritetit të dosjeve thekson se ish-Presidenti i Republikës, ka marrë si nga komisioni “Mezini” ashtu dhe nga komisioni “Bezhani” çertifikimin e pastërtisë së figurës.

Ndërsa i pyetur në lidhje me aludimet që janë bërë në media lidhur me një e-mail të mbërritur pranë Autoritetit të Dosjeve ku i thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit, Mirakaj tha se ky autoritet nuk mund t’i kthejë përgjigje personave anonimë.

"Zoti Meta 4 ditë ka që ka dalë nga Presidenca dhe ka dalë në opozitë me deklarata kundër qeverisë. Bashkëpunimi dhe me PD-në e rrezikon pak atë pozicionin e qeverisë së re. Them mund të jetë ky shkak për gjithë këtë zhurmë që u bë. Nuk bëhet fjalë për ish-Presidentin. Po dhe ju jap numrin e protokollit 1365 datë 14.09.2021 mund të shkoni ta verifikoni.Në rastin konkret kur Meta u propozua për President erdhi kërkesa për verifikim dhe nga Autoriteti është kthyer kjo përgjigje: Që nuk ka të bëjë si bashkëpunëtor i sigurimit, ne nuk mund ta verifikojmë”. Por ka dhe një gjë, zoti Meta është një personalitet i cili i ka kaluar me aftësitë e veta për të gjitha shkallët. Kur u zgjodh President kaloi ligji për informimin e dosjeve të sigurimit. Nëse do të kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit ai nuk do e pranonte atë post, pasi e dinte se nëse do ishte bashkëpunëtor emri i tij do të bëhej publik,"-tha ai. 

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë keni kuptuar nga mbrëmja e djeshme deri më sot?

Mirakaj: Duke dëgjuar këto tjerrjet e këtij rasti nga mediat mu kujtua Shekspiri shumë zhurmë për asgjë. E them këtë se duke qenë një person që njoh ambientit e autoritetit, zonja që drejton autoritetin është një zonjë me dinjitet, me një përkushtim për ta çuar sa më lart emrin e autoritetit. Njoh anëtarët e autoritetit që janë njerëz profesionistë dhe nuk shkelin ligjin. Për rastin mund të them që në 95-n ka qenë një komision i quajtur komisioni “Mezini”, më vonë u krijua komisioni “Bezhani”, PD dhe PS pranë këtij institucioni çonin listën e deputetëve për verifikim.

Xhokaxhi: Si bëhej?

Mirakaj: Ky verifikim emrat i përcilleshin SHIK-ut, të cilët bënin kontrollonin dhe iu kthenin përgjigje që zoti filan është ose nuk është bashkëpunëtor. Në ligjin e ri që u aprovua në 2015-n 45/2015 në nenin 29 të pikës 4 thotë që: Kur një person ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga çdo komision Autoriteti i Dosjeve nuk mund të bëjë verifikimin për këtë person.

Xhokaxhi: Çfarë ka ndodhur në rastin konkret?

Mirakaj: Në rastin konkret kur Meta u propozua për President erdhi kërkesa për verifikim dhe nga Autoriteti është kthyer kjo përgjigje: Që nuk ka të bëjë si bashkëpunëtor i sigurimit, ne nuk mund ta verifikojmë”. Por ka dhe një gjë, zoti Meta është një personalitet i cili i ka kaluar me aftësitë e veta për të gjitha shkallët. Kur u zgjodh President kaloi ligji për informimin e dosjeve të sigurimit. Nëse do të kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit ai nuk do e pranonte atë post, pasi e dinte se nëse do ishte bashkëpunëtor emri i tij do të bëhej publik.

Xhokaxhi: Po në 14-shtator të 2021 kush e ka bërë kërkesën?

Mirakaj: Nuk e ka bërë zoti Meta. Me I.M është një person tjetër, unë kam numrin e protokollit.

Xhokaxhi: Çfarë numri është?

Mirakaj: Me I.M vendimet e marra dalin me iniciale, ndërsa kërkuesi e merr të plotë.

Xhokaxhi: Ajo që bëri përshtypje ishte letra e djeshme ku flitej për ish-Presidentin e Republikës. Ju thoni që rezulton një person me inicialet I.M, por që nuk është Ilir Meta?

Mirakaj: Po dhe ju jap numrin e protokollit 1365 datë 14.09.2021 mund të shkoni ta verifikoni.

Xhokaxhi: Kjo është kërkesa e 2021-n nuk ka lidhje me Metën?

Mirakaj: Po. Autoriteti i Dosjes e njeh mirë ligjin. Dhe për një person nuk mund të bëhen dy kërkesa.

Xhokaxhi: Ajo çfarë u publikua është se drejtues së Autoritetit të Dosjeve i ka ardhur një e-mail nga SHBA iku thuhet se bëhet fjalë për metën, a mund të hapë dosjen autoriteti?

Mirakaj: Absolutisht jo. Edhe në rastin kur e ka emrin ligji e ka me nene se si ndiqet rregulli dhe procedura. Personi i interesuar bën kërkesën dhe do me ditë nëse ka qenë bashkëpunëtor, ka patur dosje apo jo. Institucionet apo dikasteret kur duan të ngrejë dikë në detyrë i drejtohen autoritetit të dosjeve ta verifikojnë. Nuk mundesh ti nëse nuk je pjesë e institucionit, Autoriteti nuk ka të drejtë të japë përgjigje.

Ndërkohë që sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama

simon mirakaj meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj