27 Korrik 2022, 18:55
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas deklaratës së bërë më herët nga Partia e Lirtisë, ku kërkohej që të sqarohej nga ky institucion se kush është personi I.M., që përflitet se bëhet fjalë për Ilir Metën, gjë e cila mohohet. Në një reagim zyrtar, Autoriteti i Dosjeve deklaron se me të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, duke mohuar që të nxjerrin informacione të tjera.
"Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik,"-shkruhet ndër të tjera.
NJOFTIMI I PLOTË:
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit doli me njoftim zyrtar më 26 korrik, mbi problematikat në verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve, funksionarëve të lartë publikë dhe të zgjedhurve qendrorë e vendorë, informacione që iu përcollën, me propozimet përkatëse, Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni. Autoriteti përgënjeshtron lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm, (si ai nr. 227, datë 27.05.2022) pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.
Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik.
Autoriteti nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën, bazuar në ligjshmëri, transparencë, mbrojtje të së drejtës për jetë private dhe të dhënave personale, mbrojtje të të dhënave që përbëjnë informacion të klasifikuar dhe bashkëpunim mes institucioneve shtetërore. Institucioni është në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore të cituar më herët.
Ndërkohë që sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.
Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama
autoriteti i dosjeve meta ne sigurimin e shtetit
Aktualitet
27 Korrik 2022, 18:51
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- "I.M." janë inicialet që kanë trazuar politikën shqiptare në 24 orët e fundit. Duke marrë p...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 18:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 3 pacientë kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e f...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 18:15
k.m.
Foto ilustruese
Shumë shpesh, prodhuesit e makinave do të arrijnë marrëveshje me departamentet e policisë për të sigurua...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë nënë dhe motrën e tij, duke i detyruar dy gra...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 17:49
k.m.
Fatime Suli dhe Fetah Marra
FIER- Shtyhet gjyqi ndaj Fetah Marrës, burrit që vrau fqinjën, Fatime Suli në Kozare të Kuçov&e...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 17:43
A.B
Digjet banesa ne Durres
DURRËS- Një shtëpi në fshatin Shkallnur të Durrësit është përfshirë nga flak...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 17:40
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Një 35-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Sapo ka ...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 17:25
A.B
Policia
TIRANË- Një 16-vjeçare është zhdukur prej tre ditësh në kryeqytet. Forcat blu bëjnë të ditur se...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 17:25
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve n&e...
Aktualitet
27 Korrik 2022, 17:18
k.m.
Foto ilustruese
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, organizat ndërkombëtare në mbrojtje të mje...