LIVE UPDATES
Bota

A është problematik ritmi i ngadalshëm i kundërofensivës ukrainase?

Pas disa muajve të përgatitjeve dhe rifurnizimeve – me rreth nëntë brigada të reja, të trajnuara nga NATO-ja – kundërofensiva ukrainase është duke u zhvilluar ngadalë.

20 Korrik 2023, 08:00 Nga A.B

A është problematik ritmi i ngadalshëm i

Gjashtë javë pas nisjes së kundërofensivës ukrainase – nga e cila komandantët ushtarakë dhe liderët politikë presin që ta ndryshojë rrjedhën e luftës së nisur nga Rusia – gjërat janë kështu:

Prandaj, çfarë do të thotë kjo situatë për përpjekjet e Ukrainës?

Thënë shkurt, jo shumë, dhe pa thyer pikat kryesore mbrojtëse të ushtrisë ruse.

Prandaj edhe është shqetësuar Perëndimi.

“Mund të mos jetë duke u zhvilluar në shpejtësinë që do të donim”, ka thënë gjenerali Douglas Sims, shef i operacioneve të përbashkëta të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

“Nuk po zhvillohet aq shpejt, por nuk është edhe shumë mbrapa”, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Benn Wallace, në margjina të samitit të NATO-s, që është mbajtur në Vilnius, më 12 korrik.

Pas disa muajve të përgatitjeve dhe rifurnizimeve – me rreth nëntë brigada të reja, të trajnuara nga NATO-ja – kundërofensiva ukrainase është duke u zhvilluar ngadalë.

Pjesa e territorit të rikthyer nuk është shumë e madhe, por as e vogël.

Sasia e armëve që i ka marrë Ukraina nga Perëndimi është e konsiderueshme.

Por, kompleksiteti i mbrojtjes ruse rreth jugut dhe lindjes së Ukrainës është i frikshëm.

“Pashmangshëm do të ishte e ngadalshme, duke i marrë parasysh të gjitha fortifikimet e rusëve”, ka thënë Nick Reynolds, hulumtues për luftën tokësore në Institutin britanik, Royal United Services.

“Nuk është as mirë, as keq”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Është thjesht e natyrshme për situatën me të cilën po përballen”.

“Është e ngadalshme”, ka thënë Mark Cancian, kolonel i pensionuar i marinës amerikane dhe tani këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

“Ka nisur që gati një muaj dhe ukrainasit nuk e kanë thyer zonën mbrojtëse të Rusisë”, ka thënë ai në disa përgjigje përmes emailit.

“Ata duhet ta bëjnë këtë gjë për t’i vënë në funksion të gjitha pajisjet e armatosura që i kanë marrë, dhe për të ripushtuar pjesë të konsiderueshme të territorit. Luftimi brenda zonës mbrojtëse është betejë e lodhshme dhe ngjan me ato të Luftës së Parë Botërore. Rusia është në pozicion më të mirë në konflikt për shkak të madhësisë që ka”.

“Nëse e analizoni këtë çështje nga këndvështrimi i Ukrainës, natyrisht se ata do të dëshironin që ofensiva të përfundonte brenda një dite”, ka thënë Dick Berlijn, gjeneral holandez i pensionuar, i cili ka shërbyer si shef i mbrojtjes së Holandës në periudhën 2004-2008.

“Mirëpo diçka e tillë nuk është reale”.

“Rusët kanë pasur shumë kohë që t’i analizojnë strukturat mbrojtëse”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Beteja tani është krejt ndryshe prej asaj paraprake, kur ukrainasit i kanë dëbuar rusët prej lindjes së Kievit”.

Ukraina e ka dëshmuar aftësinë e saj në javët e para të nisjes së luftës – 24 shkurt 2022 – kur e ka penguar ushtrinë ruse që të hyjë në kryeqytet.

Rusia është detyruar të tërhiqet dhe t’i ripozicionojë forcat në lindje.

Herën e fundit kur Ukraina ka shënuar fitore të mëdha në fushëbetejë ka qenë vjeshta e vitit të kaluar.

Trupat ukrainase i kanë befasuar rusët duke e fituar kontrollin e pjesës më të madhe të Harkivit, më pas kanë lëvizur në qytetin e Limanit dhe më vonë në juglindje, në Harkiv.

Në jug, Ukraina i ka rrezikuar mijëra parashutistë rusë në Lumin Dnjepër dhe për pasojë, komandantët rusë kanë urdhëruar tërheqjen e trupave prej aty.

Në dimër kanë ngecur të dyja palët.

Rusia ka bërë përpjekje për ofensiva në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.

Njësitet ushtarake janë përballur me humbje të mëdha afër Vuhledarit në shkurt.

Në maj, forcat e rregullta ruse dhe mercenarët nga grupi Wagner e kanë fituar me sukses kontrollin e Bahmutit, pas shkatërrimit të pothuajse gjithë qytetit nga luftimet.

Ukraina e ka shfrytëzuar këtë kohë për të siguruar pajisje të Perëndimit në vlerë të miliarda dollarëve: pajisje të armatosura, artileri, raketa dhe municion.

Bashkë me trajnimet e ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, forcat ukrainase kanë mësuar taktika të reja në fushëbetejë, duke e lënë mbrapa doktrinën sovjetike.

Rreth 5 qershorit, disa javë pas qarkullimit të zërave, komandantët ukrainas e kanë nisur kundërofensivën e re, me fokus në tri lokacione: afër Orikhivit, afër Velika Novosillkas dhe rreth Bahmutit e Soledarit.

Trupat ukrainase e kanë fituar kontrollin e disa fshatrave në jug të Velika Novosillkas dhe kanë fituar një pjesë të territorit afër Bahmutit.

Mirëpo në rajonin e Zaporizhjas ata janë përballur me ato që ekspertët i përshkruajnë si fortifikime grirëse ruse – mina tokësore, tela me gjemba, mbrojtje kundër tankeve – dhe kjo situatë i ka zhytur njësitet ukrainase nëpër territore ku mund të goditen nga artileria ruse.

Mbrojtjet njihen si “Linjat e Surovikinit” – dhe e kanë marrë emrin sipas gjeneralit Sergei Surovikin, i cili i ka komanduar për një kohë forcat ruse në Ukrainë dhe më pas është larguar nga ajo pozitë.

Për Surovikinin – aleatin e Yevgeny Prigozhinit, shefin e grupit mercenar rus, Wagner - nuk është dëgjuar prej rebelimit të ndërprerë të Prigozhinit në Rusi, muajin e kaluar.

Në një fjalim në Uashington, më 30 qershor, kreu i ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, e ka mbrojtur përparimin e Ukrainës.

“Pse gjërat po ecin më ngadalë sesa parashikimet e njerëzve, mua nuk më habit aspak”, ka thënë ai.

“Do të jetë shumë e vështirë, shumë e gjatë, dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme, dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për të”.

“Ushtarët ukrainas janë duke u sulmuar përmes minave tokësore dhe mjeteve tjera, dhe kjo është luftë për jetën e tyre”, ka shtuar mes tjerash Milley.

“Prandaj po, shkon me ritëm të ngadalshëm, mirëpo kjo është natyra e luftës”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është përgjigjur këtë muaj ndaj kritikave se ukrainasit nuk janë duke luftuar me ritmin e duhur.

Ai ka sugjeruar se edhe vendet përkrahëse perëndimore, të cilat kanë punuar afër me komandantët ukrainas, mund të kenë shkaktuar vonesë në nisje të kundërofensivës.

“Unë kam dashur që kundërofensiva të niste më herët, sepse secili e kupton që nëse kundërofensiva nis më vonë, atëherë një pjesë më e madhe e territorit tonë do të minohet”, ka thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CNN, më 5 korrik.

“Në atë mënyrë ne i japim armikut më shumë kohë dhe mundësi që të vendosë më shumë mina dhe t’i vendosë linjat mbrojtëse”.

Berlijn ka thënë se zyrtarët perëndimorë ndoshta duhet t’i rivlerësojnë pritjet e tyre.

“Ukrainasit kanë armë më të mira, tani janë të trajnuar më mirë, kanë më shumë furnizime, mirëpo sërish, ne duhet të kemi kujdes nga pritjet joreale”, ka thënë ai.

“Rusët nuk janë budallenj. Edhe nëse humbin shumë personel, ata kanë thellësi strategjike. Dhe ata nuk e kanë problem që të nisin shumë të rinj tjerë në betejë”.

“E gjithë kjo nënkupton se Rusia është ende kundërshtare e fuqishme, dhe ne nuk duhet të mendojmë se kjo do të jetë një sfidë e lehtë, apo se do t’i dëbojnë rusët brenda një dite apo dy”, ka thënë ai.

Thyerja e linjave mbrojtëse konsiderohet si një prej detyrave më të vështira për ushtrinë ukrainase.

Këtë gjë e ka përmendur edhe ministri britanik i Mbrojtjes.

Ukraina “është duke e bërë atë që do të duhej ta bënte secili që do të ishte duke luftuar nëpër mina, për të arritur te fronti rus”, ka thënë Wallace.

Ukrainasit do të duhet “ta pastrojnë rrugën nga minat me duar, hap pas hapi”.

“Inxhinierët luftarakë rusë janë shumë, shumë kompetentë, doktrina e tyre nuk është asgjë e veçantë, asgjë e re, për secilin që i ka studiuar sovjetikët në vitet 1970 dhe 1980”, ka thënë Reynolds, i cili sapo është kthyer nga një udhëtim për qëllime hulumtimi në Ukrainë.

“Rusia është shtet i madh, dhe ata janë duke operuar në shkallë shumë, shumë të madhe. Atyre u është dhënë mundësi që të gërmojnë dhe ata e kanë shfrytëzuar atë mundësi”.

Ukrainasit “kanë nevojë për më shumë pajisje inxhinierike”, ka thënë ai.

“Atyre u mungojnë MCLIC – pajisje për pastrim të minave – të përdorura nga inxhinierë ushtarakë për t’i pastruar terrenet. Prandaj ata duhet t’i largojnë minat me duar, dhe kjo është shumë e rrezikshme”.

Përveç mungesës së këtyre pajisjeve dhe forcës së mbrojtjes së Rusisë, disa ekspertë e përmendin edhe një faktor: brigadat e reja ukrainase janë trajnuar për një mori strategjish për vetëm disa muaj.

Për krahasim, ushtritë perëndimore trajnohen me vite për t’u koordinuar në fushëbetejë.

“Forcat ukrainase ende nuk i zotërojnë plotësisht operacionet ushtarake”, ka thënë Franz-Stefan Gady, ish-hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, në një seri postimesh në Twitter.

“Më me rëndësi sesa minat tokësore është aftësia e Ukrainës për ta thyer mbrojtjen ruse dhe paaftësia e saj për të kryer operacione komplekse në kombinim”, ka shkruar Gady.

Derisa në fushëbetejë janë parë pajisjet e armatosura amerikane – Bradley – dhe ato gjermane – Leopard – goxha të dëmtuara, është ende e paqartë, nëse Ukraina i ka krijuar brigadat e trajnuara nga NATO-ja, sipas standardeve të aleancës.

Në ushtritë perëndimore, një brigadë zakonisht i ka 3.500 – 4.000 trupa ushtarake, dhe me raste edhe 5.000.

Disa vëzhgues e kanë vërejtur edhe një element që mund të ndikojë në kundërofensivë: rebelimi i Prigozhinit dhe pasojat e atij veprimi që ka rezultuar me zhdukjen e disa komandantëve rusë.

“Gjithmonë ekziston mundësia që rusët të dobësohen, ndoshta për shkak të humbjeve, ndoshta për shkak të politikave jostabile”, ka thënë Cancian përmes emailit.

“Ne do të shpresonim të shihnim një thyerje të madhe të mbrojtjes ruse, që do t’i degradonte edhe më shumë forcat ushtarake ruse”, ka thënë Berlijn.

“Por, a është kjo realiste? Ne nuk duhet t’i nënvlerësojmë kushtet me të cilat po përballen ukrainasit tani”./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj