LIVE UPDATES
Bota

A është vërtet Gjermania tërheqëse për punëtorët e huaj?

Gjermania kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, rreth 400.000 vetë në vit. Adrian Oku nga Kavaja, instalues për sistemet e ngrohjes ka ardhur enkas në vend dhe ka shanse të mira të gjejë një punë në profesionin e tij.

14 Dhjetor 2022, 09:59 Nga A.B
A është vërtet Gjermania tërheqëse për
Jessica James

Adrian Oku nga Kavaja ka ardhur drejtpërdrejt nga Shqipëria të kërkojë një shans pune në Gjermani. Në Frankfurt mbi Main ai pret në Qendrën e Mirëseardhjes për Fuqinë e Kualifikuar Punëtore nga Jashtë të landit të Hessenit, i veshur me xhup e kapuç. Në zyrat gjermane nuk mbahet e ndezur shumë ngrohja këtë dimër. "Kërkoj punë këtu, sepse kam dëshirë të jetoj në Gjermani", tha ai për Deutsche Wellen. "Më pëlqen Gjermania. Gjermania ka qenë ëndrra ime." Pas kualifikimit  si mekanik pajisjesh, Adriani ka punuar si instalues e mirëmbajtës për sistemet e ngrohjes.Alberto Coronado koordinator i projektit të qendrës së mirëserdhjes përpiqet që punëtorëve si Adriani t'ia lehtësojë ardhjen në Gjermani. "Kur vjen në një vend tjetër në fillim çdo gjë është e re", thotë ai. "Ne jemi këtu për t'ua lehtësuar këtyre punëtorëve fillimin."

Gjermanishtja e vështirë por e bukur

Alberto Coronado shikon me vëmendje CV e punës së Adrian Okut. "Këtu duhet të shkruash, që ke punuar si elektriçist në këtë firmë", e këshillon ai Adrianin. Dy kompani në rajonin e Hessenit i bien ndërmend koordinatorit, të cilat mund të shfaqin interes për Adrian Okun. Nevoja për instalues është e madhe në Gjermani. "Por tani duhet të dërgojmë njëherë CV-tënde", thotë Alberto Coronado. "Shanset duken të mira."

Pengesa më e madhe për Adrian Okun mbetet gjuha gjermane. Ai kërkon gjatë derisa të gjejë fjalët e duhura në gjermanisht dhe mendohet mirë para se të thotë diçka. Gjermanishtja është vërtet e vështirë, thotë ai. "Por edhe e bukur."

Në studimin e OCD-së, katër nga dhjetë të anketuar përmendin gjermanishten si pengesë që të vijnë të punojnë në Gjermani. Në Gjermani flitet kryesisht gjermanisht në reparte fabrikash, laboratore apo dhoma konference. Por ajo që u duket e vetëkuptueshme gjermanëve, a mos është një faktor që e dobëson Gjermaninë në konkurrencën për tërheqjen e fuqisë punëtore?

Chris Pyak, konsulent i aplikantëve për një vend pune në Gjermani, thotë Po. Atë që Alberto Coronado bën në landin e Hessenit, ai e bën si sipërmarrës në Düsseldorf. 25.000 vetë e kanë abonuar revistën e tij online. Pengesat kryesore për fuqinë punëtore ndërkombëtare që të vij në Gjermani nuk janë rregullat e imigrimit apo njohja e diplomave, sipas tij. "Por fakti që në të gjithë Gjermaninë vetëm 4% e të gjitha vendeve të punës janë të shkruara në anglisht."

Kjo në një kohë që shumë punë që kërkohen sot mund të kryhen edhe me njohjen e gjuhës angleze. Një specialist softeware-sh për shembull, thotë  Pyak. "Në mijëra kompani në të gjithë botën kjo është e vetëkuptueshme." Pyak kërkon një kulturë të re kundrejt imigrantëve. "Nëse duam që të vijnë më të mirët tek ne, duhet që të përpiqemi për ta. Ndryshe vijnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër."

Edhe Jessica James, 31 vjeç, me bachelor të përfunduar në ekonomi, 9 vite punë në banka të ndryshme ndoshta do të ishte një fuqi e duhur punëtore për Gjermaninë. Ajo jeton në Islambad, Pakistan dhe si arsye të vetme për largimin nga vendi përmend fenë. "Jam e krishterë në një vend mysliman", tha ajo për DW në telefon. Por Gjermania nuk është një vend, ku Jessica do të vinte të punonte. Për të punuar aty, duhet gjermanishtja dhe është e vështirë të mësohet si gjuhë, thotë ajo. "Përveç kësaj Gjermania është shumë e rreptë në dhënien e vizës, po ashtu kam dëgjuar se gjermanët janë të ashpër ndaj njerëzve me ngjyrë, në tërësi kundrejt emigrantëve." Bankierja e re kërkon të emigrojë në Holandë.

OECD shikon potencial të madh

Njerëzit të ftohtë, gjuha e vështirë, viza merret me vështirësi? Tingëllon sikur Gjermania nuk është aq tërheqëse për punëtorët e huaj. Thomas Liebig, ekspert për Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin, OECD e kundërshton këtë. Ai shikon "një potencial të madh të forcave shumë të kualifikuara që të vijnë në Gjermani." Në studimet  e fundit dhe sondazhet Gjermania është vlerësuar mjaft pozitivisht, megjithëse ndodhet pas Australisë dhe SHBA-së.

Liebig dhe kolegët e tij kanë zhvilluar anketime me rreth 30.000 vetë që kanë vizizuar faqen e internetit të qeverisë gjermane për fuqinë e kualifikuar nga jashtë, pra ata që kanë interes për një punë në Gjermani. Pengesa më e madhe që ata kanë është si të kërkojnë konnkretisht një punë në Gjermani. Ose sepse nuk i lexojnë dot afishimet online për punë, ose se nuk kanë ndihmë për aplikimet. Shumica përfytyrojnë të vijnë në Gjermani për shkak të shanseve të mira për punë dhe karriere. Dhe dy nga tre të anketuar përmendin cilësinë e lartë të jetesës në Gjermani si arsye për interesin e tyre./DW

gjermania

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait