LIVE UPDATES
Bota

A ofron një mandat i dytë i Presidentit të zgjedhur Trump, një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi?

Presidenti Joe Biden nuk e ka pritur zotin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ata janë takuar në takime ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe kanë zhvilluar biseda telefonike.

15 Nëntor 2024, 20:31 Nga E. D
A ofron një mandat i dytë i Presidentit të zgjedhur Trump,
fotot ilustruese

SHBA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Presidenti Joe Biden nuk e ka pritur zotin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ata janë takuar në takime ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe kanë zhvilluar biseda telefonike.

Duke folur me gazetarët që e shoqëronin së fundmi gjatë vizitave në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan, Presidenti Erdogan shprehu shpresën për përmirësimin e lidhjeve me SHBA-në, por shtoi se për t’ia arritur këtij qëllimi duhen takime personale dhe se Ankarasë do t’i duhet të presë të shohë se çfarë kabineti do të krijojë zoti Trump.

Të dy udhëheqësit kishin një marrëdhënie të ngushtë personale gjatë mandatit të parë të zotit Trump në detyrë. Megjithatë, marrëdhëniet dypalëshe u shoqëruan herë-herë edhe me periudha të vështira gjatë asaj administrate.

Me kthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, analistët i thonë Zërit të Amerikës se megjithëse mund të ketë mundësi për më shumë bashkëpunim në disa fusha, ata nuk presin ndryshime të mëdha.

James Jeffrey, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Turqi në periudhën 2008-2010, e sheh Ukrainën si një nga çështjet ku bashkëpunimi është i mundur. Duke iu referuar premtimit të zotit Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, zoti Jeffrey thotë se Turqia mund të luajë rol në negocimin e një armëpushimi, duke rritur gjasat “për një marrëdhënie produktive".

Edhe Alan Makovsky, një bashkëpunëtor i lartë për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare në Qendrën për Progres Amerikan, beson se përparësia e zotit Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë krijon një shans të mirë për zotin Erdogan.

Si aleate e NATO-s, Turqia ka ndjekur një balancë delikate lidhur me luftën në Ukrainë duke furnizuar Ukrainën me dronë por duke ruajtur njëkohësishte lidhjet me Rusinë në energji dhe turizëm.

Presidenti Erdogan, i cili ka mbajtur marrëdhënie të mira me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë prej kohësh se asnjëra palë nuk përfiton nga lufta dhe ka ofruar të ndërmjetësojë negociata mes tyre.

Mosmarrëveshje për Sirinë

Një nga mosmarrëveshjet mes dy vendeve gjatë mandatit të parë të zotit Trump kishte të bënte me pakënaqësinë e Turqisë ndaj mbështetjes së SHBA-së për Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga milicia kurde - Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, të njohura si YPG në Sirinë veriore.

Pas një telefonate me zotin Erdogan më 6 tetor 2019, Presidenti i atëhershëm Trump njoftoi papritur se SHBA do të tërhiqet nga Siria. Shumë zyrtarë ushtarakë amerikanë, të cilët u gjendën në befasi nga njoftimi, nuk e mbështetën idenë.

Tensionet mes aleatëve u përkeqësuan pasi më 9 tetor, zoti Trump i dërgoi një letër zotit Erdogan, ku e paralajmëronte kundër një inkursioni ushtarak në Siri. Pas njoftimit të zotit Trump për tërheqjen amerikane, Turqia ndërmori një operacion ushtarak në veri të Sirisë duke vënë më shënjestër YPG-në më 9 tetor.

Një marrëveshje armëpushimi u arrit gjatë vizitës së Nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence në Ankara më 17 tetor.

Disa në Ankara parashikojnë se Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë praninë amerikane në Sirinë veriore gjatë mandatit të dytë të zotit Trump. Zoti Jeffrey, i dërguar i SHBA-së për Sirinë në periudhën 2018-2020, sugjeron se administrata e zotit Trump mund ta rivlerësojë këtë çështje.

“Kur këshilltarët arrinin ta bindnin (Trump-in për Sirinë), argumentat e tyre ishin se trupat (amerikane) atje shërbenin për një sërë objektivash të rëndësishme. Është një nga dislokimet ushtarake më pak të kushtueshme dhe me përfitime të mëdha. Po mbajmë nën kontroll Shtetin Islamik. Së dyti, jemi të pranishëm në një terren jetik, duke frenuar ambiciet iraniane, të Asadit dhe të Rusisë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Uashingtoni ka thënë prej kohësh se partneriteti i tij me SDF-në është i nevojshëm për ta bërë të qëndrueshme humbjen e ISIS-it si edhe përballë kërcënimit të Iranit.

Ankaraja e konsideron YPG-në një degë siriane të PKK-së, të cilën zyrtarët amerikanë e konsiderojnë gjithashtu një organizatë terroriste.

Presidenti i zgjedhur Trump emëroi Marco Rubion, një senator republikan nga Florida, për postin e sekretarit të shtetit. Ai ishte një nga kundërshtarët më të fortë të një tërheqjeje të SHBA-së nga Siria në atë kohë.

Ai e cilësoi atë vendim si "një gabim katastrofik që do të ketë pasoja të tmerrshme përtej Sirisë", duke i kërkuar zotit Trump që ta rishqyrtonte atë.

"Na duhet të presim të shohim nëse pikëpamjet e Marco Rubios mund të kenë ndryshuar për t'iu përshtatur më shumë atyre të Trump-it apo anasjelltas. Por cilido që mendon se zgjedhja e zotit Trump nënkupton se SHBA së shpejti do të tërhiqet nga Siria, duhet ta rivlerësojë këtë këndvështrim në dritën e emërimit të Rubios. Mendoj se kjo do të thotë që nuk do të tërhiqemi nga Siria”, thotë zoti Makovksy për Zërin e Amerikës.

Programi i avionëve F-35

Një faktor që i ndërlikoi marrëdhëniet SHBA-Turqi gjatë mandatit të parë të zotit Trump ishte blerja nga Turqia e sistemit të mbrojtjes nga raketat S-400 nga Rusia, gjë që e nxiti Uashingtonin ta përjashtonte Ankaranë nga një program i përbashkët për avionët luftarakë F-35.

“Programi i avionëve F-35 nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të mbledhjes së informacioneve të zbulimit që do të përdoret për të mësuar rreth aftësive të tij të avancuara”, tha një deklaratë Shtëpia e Bardhë në korrik 2019, duke shpjeguar vendimin e SHBA-së për ta përjashtuar Turqinë nga projekti.

Administrata e Presidentit të atëhershëm Trump sanksionoi Turqinë në dhjetor 2020. Turqia, e cila që atëherë ka kërkuar heqjen e sanksioneve i është rikthyer bisedimeve me zyrtarët amerikanë për një rikthim të mundshëm në programin e avionëve F-35. Analistët thonë se megjithëse sanksionet mund të hiqen gjatë mandatit të dytë të zotit Trump, çdo zgjidhje për çështjen e programit S-400 që nuk do të ishte e përhershme, nuk do të ishte teknikisht e pranueshme për ushtrinë amerikane.

“Një zgjidhje e përhershme do të ishte tërheqja nga sistemet [S-400], që ato t'i shiten dikujt tjetër”, thotë ish-ambasadori Jeffrey.

Zoti Makovsky e konsideron të pamundur kthimin e Turqisë tek programi F-35 në të ardhmen e afërt.

"Nëse ata heqin dorë plotësisht nga sistemi S-400, siç e kërkon ligji, mund të ketë një shans për kthimin tek F-35," i tha ai Zërit të Amerikës.

Por ai shton se kjo do të varet nga qëndrimet e krerëve të lartë të Komisioneve të Çështjeve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj