15 Nëntor 2024, 18:33
Nga E. D
pamje nga protesta
SERBI- Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan të premten trafikun dhe qëndruan në heshtje për 14 minuta për të përkujtuar viktimat e një incidenti në një stacion hekurudhor dy javë më parë. Ata gjithashtu kërkuan që të mbahej përgjegjësi për tragjedinë.
Dhjetëra aktivistë bllokuan një udhëkryq para stacionit hekurudhor qendror të qytetit, ku më 1 nëntor çatia e jashtme e tij u shemb papritur, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Shumë vetë në Serbi thanë se aksidenti ishte rezultat i korrupsionit masiv, që sipas tyre kishte shkaktuar zvarritjen e rinovimit të ndërtesës së stacionit.
Struktura 60-vjeçare u rinovua dy herë në vitet e fundit dhe u përurua nga zyrtarët më të lartë serbë.
Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë dhe ministri i ndërtimit të qeverisë serbe ka paraqitur dorëheqjen. Megjithatë nuk ka pasur asnjë arrestim për rastin. Kritikët akuzojnë autoritetet populiste se po përpiqen të shmangin përgjegjësinë.
Mijëra vetë kanë marrë pjesë në protesta si në Novi Sad ashtu edhe në Beograd gjatë dy javëve të fundit.
Shumë në Serbi nuk kanë besim se do të ketë ndëshkime për tragjedinë, sepse qeveria populiste ka kontroll të fortë si mbi policinë ashtu edhe tek gjyqësori.
Ligjvënësit e opozitës në Beograd iu bashkuan gjithashtu të premten protestës së heshtur duke bllokuar trafikun për 14 minuta para ndërtesës së parlamentit në kryeqytet.
Një vajzë 6-vjeçare ishte mes të vrarëve nga shembja e çatisë. Tre të plagosurit kanë humbur gjymtyrë dhe janë në rrezik për jetën./VOA
protesta në novi sad
Bota
15 Nëntor 2024, 18:28
N.F
Artefakte të grabitura
INDI- Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer Indisë më shumë se 1,400 artefakte të grabitura me vlerë...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:56
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Shefi i shtabit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po hetohet nga policia për ndryshimin e dokumenteve n&eu...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:29
N.F
Vili Berosh
KROACI- Oficerët e Zyrës Kombëtare të Policisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë arrest...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:30
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë siç njoft...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:20
Olaf Scholz dhe Vladimir Putin
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e dënoi luftën në Ukrainë gjatë një bised...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:07
N.F
Foto ilustruese
AZERBAJXHAN- Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë më shumë gaze që shkaktojn&e...
Bota
15 Nëntor 2024, 16:23
r.ll
pamje nga protesta
GJEORGJI Protestuesit e udhëhequr nga opozita në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi, janë futur vru...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:50
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
IZRAEL- Izraeli po lëviz me shpejtësi për të arritur një marrëveshje armëpushimi n&e...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:47
N.F
Tramvaji
NORVEGJI- Policia norvegjeze tha të premten se një shoferi i një tramvaji doli nga shinat dhe u përplas me një dyqan ...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:51
r.ll
elon musk
NEW YORK- Elon Musk, personi më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ësht&e...