Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.
POLONI- Pas fitores së konservatorit të djathtë Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin në parlament. A po lëkundet aleanca e tij trepartiake?
Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. "Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët", tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.
"Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur", tha Tusk. Megjithatë, theksoi ai: "Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa."
A po lëkundet aleanca trepartiake?
Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.
Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin 2023. Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.
Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai. Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.
Një President me fuqi vetoje
Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.
Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon. Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale "karton të kuq" për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen./ DW
Foto ilustruese TURQI- Një tërmet i fortë ndodhi në Mesdhe në orën 02:17. Dridhja u ndje në shumë qytete, përf...
Foto ilustruese BRUKSEL- Një 12-vjeçar që po ngiste një skuter elektrik u vra në një aksident në Bruksel gja...
Viktima MAL I ZI- Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radoniç, kur ajo ia hoqi rri...
foto ilustruese BOTA- Rreth 2.8 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë qasje në strehim të përshtat...
Volodymir Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy tha se propozimi për një armëpushim dy ose tre-ditor për t&...
Djathi ITALIA- Një rrotë djathi "Parmigiano Reggiano" me peshë 36 kg është shpallur si “një thesar i vërtetë ...
Bill Gate SHBA- Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, d...
Annalena Baerbock NEW YORK- Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zgjedhur presidente e Asamblesë së...
Donald Trump SHBA- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolyn Leavitt, ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Tr...
foto ilustruese GAZA- Financial Times zbulon se Izraeli po i ngushton vazhdimisht kufijtë gjeografikë të Gazës, qoftë në...