LIVE UPDATES
Bota

Aborti në SHBA, e drejtë personale apo e drejtë e shteteve?

Në kryeqytetin e Arizonës të dielën u mbajt një protestë kundër vendimit të javës së kaluar nga Gjykata e Lartë e shtetit, që i hapi rrugën zbatimit të një ligji të viteve 1800, që ndalon pothuajse të gjitha abortet në shtetin jugperëndimor.

16 Prill 2024, 17:26 Nga N.F
Aborti në SHBA, e drejtë personale apo e drejtë e shteteve?
Foto ilustruese

SHBA- Aborti është një nga çështjet kryesore të fushatës presidenciale këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Joe Biden thotë se aborti është një çështje e lirisë personale, ndërsa kandidati republikan Donald Trump thotë se shtetet duhet të vazhdojnë të kenë autoritetin për të miratuar ligjet e tyre për abortin.

Në kryeqytetin e Arizonës të dielën u mbajt një protestë kundër vendimit të javës së kaluar nga Gjykata e Lartë e shtetit, që i hapi rrugën zbatimit të një ligji të viteve 1800, që ndalon pothuajse të gjitha abortet në shtetin jugperëndimor. Nënpresidentja amerikane Kamala Harris thotë se të drejtat e abortit janë një luftë për mbrojtjen e lirive personale.

“Në Amerikë, liria nuk duhet jetë diçka që mund të hiqet dhe mund të jepet. Ajo është një e drejtë, që përfshin lirinë për të marrë vendime për trupin tuaj pa ndërhyrjen e qeverisë”, tha ajo.

Shtetet amerikane morën të drejtën e miratimit të ligjeve për abortin pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2022, i cili i dha fund të drejtës kushtetuese për abort, të bazuar në një vendim të vitit 1973 të Gjykatës së Lartë, të njohur si ‘Roe kundër Wade’.  Donald Trump emëroi tre nga gjashtë anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët mbështetën vendimin e vitit 2022 dhe thotë se të drejtat që gëzojnë shtetet tani, eliminojnë nevojën për një ndalim në nivel kombëtar të abortit.

“Nuk kemi më nevojë për këtë, sepse ne arritëm atë që askush nuk mendonte se ishte e mundur, rrëzimin e vendimit ‘Roe kundër Wade’ dhe kthimin e çështjes së abortit tek shtetet. Tani shtetet po punojnë shumë mirë, në disa raste po tregohen konservatore, në disa raste jo konservatore, por kjo po funksionon ashtu siç parashikohej”, tha Trump.

Ndihmësit e Biden thonë se për shkak se ish-Presidenti Trump rrëzoi të drejtën federale të abortit, ai "është përgjegjës për vuajtjet dhe kaosin që po ndodh tani, përfshirë situatën në Arizona".

“Për shkak të Donald Trumpit, më shumë se 20 shtete në vendin tonë kanë ndaluar abortin. Një në tre gra në vendin tonë jetojnë në një shtet, që ka ndaluar abortin për shkak të Trump”, thotë nënpresidentja Kamala Harris.

Ndërsa Trump thotë se shtetet më konservatore duhet të kenë lirinë për të miratuar ligje më konservatore, ai u tha gazetarëve se vendimi i Arizonës, i cili nuk bën përjashtime për përdhunimin ose incestin, shkon shumë larg.

“T’ju them të drejtën, ju keni një harmoni shumë të mirë. Ju keni disa raste si Arizona që u kthyen në vitin 1864 dhe një gjykatës mori një vendim, por ai do të ndryshohet nga qeveria. Ata do ta ndryshojnë atë. Unë nuk jam dakord me këtë”, tha ish-Presidenti Trump.

Nënpresidentja Harris thotë se ajo që po ndodh në Arizona është pjesë e asaj që ajo e quan "sulm serioz" të  Trump ndaj të drejtave riprodhuese.

“Pra, kështu mund të duket një mandat i dytë i zotit Trump. Më shumë ndalime të abortit, më shumë vuajtje dhe më pak liri. Ashtu siç bëri në Arizona, ai në thelb dëshiron ta kthejë Amerikën në vitet 1800. Por ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha ajo.

Fushata e Biden shpreson që nisma për të përfshirë çështjen e abortit në fletëvotim në zgjedhjet e nëntorit në Arizona do t'i ndihmojë demokratët të fitojnë në këtë shtet të pavendosur, ashtu si në nismat e ngjashme në Kanzas dhe Ohajo, ku republikanët humbën në dy vitet e fundit. Trump dukej se pranoi dobësitë elektorale të abortit, duke u thënë mbështetësve: “Ju duhet të vendosni me zemër për këtë çështje, por mbani mend, ju duhet të fitoni edhe zgjedhjet.

Marrë nga VOA

shba abor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj