LIVE UPDATES
Bota

Anketa: 1 në 3 amerikanë mendojnë se Trump veproi në mënyrë të jashtëligjshme në rastin e pagesës në këmbim të heshtjes

Para dhe pas paraqitjes së tij në bankën e të akuzuarit në gjyqin historik, i pari i këtij lloji ndaj një ish presidenti amerikan, Trump, i cili është deklaruar i pafajshëm, e cilësoi procesin si një përpjekje politike të kundërshtarëve të tij për të penguar fushatën e tij zgjedhore.

16 Prill 2024, 16:22 Nga N.F
Anketa: 1 në 3 amerikanë mendojnë se Trump veproi në
Trump

SHBA- Ish- Presidenti Donald Trump shkoi sot sërish në seancën gjyqësore në Nju Jork, në ditën e dytë të procesit gjyqësor kundër tij, ku po vazhdon përzgjedhja e anëtarëve të jurisë. Trump e kritikoi të hënën gjykatësin dhe prokurorët dhe e quajti rastin kundër tij “një persekutim politik” dhe “sulm ndaj shtetit”. Ai akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e biznesit, për të fshehur një pagesë për një aktore të filmave pornografikë, për të blerë heshjtjen e saj për marrëdhëniet e pretenduara me të. Por jashtë sallës së gjyqit, shumica e amerikanëve besojnë se ai nuk i ka shjkelur ligjet në këtë rast.

Para dhe pas paraqitjes së tij në bankën e të akuzuarit në gjyqin historik, i pari i këtij lloji ndaj një ish presidenti amerikan, Trump, i cili është deklaruar i pafajshëm, e cilësoi procesin si një përpjekje politike të kundërshtarëve të tij për të penguar fushatën e tij zgjedhore.

“Ky është sulm ndaj Amerikës. Kurrë nuk ka ndodhur diçka e këtillë më parë... Kjo është një përndjekje politike e pashembullt. Nuk është dëgjuar gjëkundi një gjë e tillë. Nuk është dashur kurrë të ngrihet kjo aktakuzë… Bëhet fjalë për sulm kundër një kundërshtari politik,” deklaroi ish-Presidenti Trump.

Brenda sallës së gjyqit, ku nuk lejohen kamerat, zoti Trump u paraqit i heshtur dhe i rezervuar.
Ai akuzohet se falsifikoi të dhënat e biznesit për të fshehur pagesat në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të.

Gjyqi filloi të hënën me përzgjedhjen e jurisë, që do të vazhdojë edhe sot. Gjyqi po zhvillohet në një kohë kur zoti Trump garon për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë të paktën gjashtë javë dhe zoti Trump është i detyruar të jetë i pranishëm në të gjitha seancat, çka pritet të ndikojë në fushatën e tij elektorale në shtetet ku gara me rivalin e tij demokrat Joe Biden është e ngushtë.

Trump është ish presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg. Në një anketë të publikuar të martën, të kryer nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për hulumtime të Çështjeve publike NORC, vetëm rreth një e treta e amerikanëve mendojnë se zoti Trump ka shkelur ligjet në rastin e pagesës në këmbim të heshtjes. Ndërkohë afro gjysma e amerikanëve mendojnë se ai ka shkelur ligjin në tre rastet e tjera penale kundër tij.

“Rreth 3 në 10 të anketuar mendojnë se sjellja e tij nuk ka qenë etike, por jo në kundërshtim me ligjin. Dhe rreth 14 përqind të tjerë mendojnë se ai nuk ka bërë ndonjë gabim… Krahasojeni këtë me rreth gjysëm e amerikanëve që mendojnë se zoti Trump ka vepruar jashtëligjshëm në tre rastet tjera penale kundër tij,” thotë përfaqësuesja e agjencisë The Associated Press, Amelia Thomson-DeVeaux.

Megjithatë, sipas anketës, nëse Trump shpallet fajtor, rreth gjysma e amerikanëve do ta konsideronin atë si të papërshtatshëm për të shërbyer si president. Ndonëse gjykata në Nju Jork do të vendosë mbi fajësinë e tij, opinioni publik për procesin gjyqësor mund ta dëmtojë pozitën politike të zotit Trump. Një dënim i mundshëm mund t’i japë goditje të rëndë fushatës së tij.

Marrë nga VOA

shba trump ankete

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj