16 Prill 2024, 15:19
Nga E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e së martës, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.
Dronët u shkatërruan mbi rajonet Herson, Mikolaiv, Hmelnitski, Poltava, Çerkasi dhe Dnipropetrovsk, tha ajo në një njoftim.
Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pasi forcat ukrainase janë duke u përballur me mungesë të sistemeve kundërajrore dhe të municionit.
Ndihma e shumënevojshme amerikane për Kievin ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të kundërshtimeve nga republikanët.
Më 14 prill, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që në mënyrë “urgjente” t’i dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, armë dhe municion.
Katër persona u vranë si pasojë e sulmeve ruse në Siversk në Donjeck të hënën, tha kreu i administratës rajonale, Vadym Filashkin.
Kuleba tha për televizionin ukrainas se po zhvillohen negociata për dërgesat e më shumë sistemeve Patriot, por u shpreh i zhgënjyer pasi argumentoi se ky proces ishte shumë i ngadalshëm, teksa shteti i tij po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022./REL
lufta në ukrain
Bota
16 Prill 2024, 14:48
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në vitin 2012, fusnota ishte përshkruar nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita ...
Bota
16 Prill 2024, 14:29
M.B
Ivica Daçiç
SERBIA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Kës...
Bota
16 Prill 2024, 14:14
M.B
Logo e organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW). Fotografi nga arkivi.
NEW YORK- Organizata për të drejtat e...
Bota
16 Prill 2024, 14:13
M.B
NASA publikoi këtë video të objektit që goditi një shtëpi në Florida.
SHBA- Administrata Kombëtare amerikane e Aero...
Bota
16 Prill 2024, 11:52
M.B
Autori dhe vitima
KOSOVA- Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kosov&eum...
Bota
16 Prill 2024, 11:37
M.B
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes në Pejë, ku Gjyljeta Ukell...
Bota
16 Prill 2024, 11:22
M.B
Viktima dhe autori
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij,&nbs...
Bota
16 Prill 2024, 11:14
M.B
Viktima
KOSOVA- Gjyljeta Ukella dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre n&e...
Bota
16 Prill 2024, 11:04
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vra...
Bota
16 Prill 2024, 10:56
M.B
Autori i dyshuar
KOSOVA- Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e t...