16 Prill 2024, 11:22
Nga M.B
Viktima dhe autori
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij, Gjyljeta Ukelli në Pejë. Lajqi është arrestuar dhe sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit. Mësohet se ky nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe Gjyljeta Ukelli kishin patur probleme. Ai në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje, sipas mediave në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se vdekja e gruas është konstatuar në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër mësohet se e ndjera ka punuar për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagim.
vrasja ne peje
Bota
16 Prill 2024, 11:14
M.B
Viktima
KOSOVA- Gjyljeta Ukella dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre n&e...
Bota
16 Prill 2024, 11:04
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vra...
Bota
16 Prill 2024, 10:56
M.B
Autori i dyshuar
KOSOVA- Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e t...
Bota
16 Prill 2024, 10:36
M.B
Protesta
GJEORGJIA- Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që...
Bota
16 Prill 2024, 10:33
M.B
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë vizitës në Korenë e Jugut.
SHBA- Ambasadorja amerikane në Kombet...
Bota
16 Prill 2024, 10:03
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DANIMARKA- Një zjarr ka përfshirë një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagen-it. M...
Bota
16 Prill 2024, 09:17
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kosova është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mësohet se një rgua...
Bota
16 Prill 2024, 08:24
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi...
Bota
16 Prill 2024, 08:01
M.B
Foto ilustruese
STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarë...
Bota
16 Prill 2024, 07:39
M.B
Udhëheqësit amerikanë
SHBA- Shtetet e Bashkuara i bënë të hënën thirrje Izraelit të tregojë vetëp&eu...