LIVE UPDATES
Bota

"Do të vriteni", Izraeli drejtuar palestinezëve: Mos u ktheheni në veri të Gazës

Qindra mijëra palestinezë u larguan nga veriu i enklavës pasi forcat izraelite nisën ofensivën e tyre, pak kohë pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

16 Prill 2024, 08:24 Nga M.B
"Do të vriteni", Izraeli drejtuar palestinezëve: Mos u
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr dhe vranë pesë persona, në mesin e tyre edhe banorë të zhvendosur të cilët po tentonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Qindra mijëra palestinezë u larguan nga veriu i enklavës pasi forcat izraelite nisën ofensivën e tyre, pak kohë pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

Gjatë luftimeve, pjesë të mëdha të veriut janë shkatërruar, përfshirë shumicën e Qytetit të Gazës. Pas muajsh kufizime të vendosura nga Izraeli për hyrjen e ndihmës në veri, afër 300.000 persona që gjenden ende në atë zonë, sipas Kombeve të Bashkuara, janë buzë urisë. Megjithatë, shumë palestinezë duan që të kthehen në veri, përderisa për muaj të tëra ata janë strehuar në kampe me tenda, në shkolla të shndërruara në strehimore apo në shtëpitë e të afërmve të tyre në jug të Rripit të Gazës. Disa të tjerë janë në Rafah – qytetin më jugor të Gazës – përderisa Izraeli ka deklaruar se ka në plan që ta sulmojë këtë vendbanim me qëllim që të shkatërrojë Hamasin.

Në orët e vona të së hënës, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u takua me zyrtarët kryesorë që po punojnë në përgatitjet për pushtimin në Rafah, tha zyra e tij. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, ka kundërshtuar ofensivën e planifikuar, duke thënë se do të rrezikonte 1.4 milion palestinezët që vlerësohet se janë strehuar në Rafah. Zyra e Gallantit tha se në takim është diskutuar edhe për planet për evakuimin e civilëve dhe zgjerimin e dërgesave ushqimore dhe pajisjeve mjekësore në Gazë.

Izraeli, që ka reduktuar numrin e ushtarëve në mbarë Gazën, vazhdimisht ka kundërshtuar thirrjet që të lejojë palestinezët të kthehen në veri të territorit, duke argumentuar se luftëtarët e Hamasit po vazhdojnë të operojnë në atë zonë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se palestinezët duhet të qëndrojnë në jug të Gazës, pasi tha se veriu “është zonë luftuese e rrezikshme”.

Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, në Gazë janë vrarë afër 34.000 persona dhe janë plagosur më shumë se 76.000 të tjerë, sipas shifrave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë. Izraeli ka thënë se ka vrarë më shumë se 12.000 luftëtarë të Hamasit gjatë luftimeve, por nuk ka paraqitur prova për të mbështetur këtë pretendim. Ndërkaq, në sulmin e 7 tetorit, Hamasi vrau 1.200 persona në Izrael dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë./ REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet