LIVE UPDATES
Bota

"Historike", Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish-Presidenti në SHBA

Gjyqi filloi me procesin e vështirë të përzgjedhjes së jurisë.

16 Prill 2024, 07:28 Nga M.B
"Historike", Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj
Donald Trump

SHBA- Të hënën filloi gjyqi historik penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuzat për falsifikim e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të. Gjyqi filloi me procesin e vështirë të përzgjedhjes së jurisë. Të hënën nuk zgjodh asnjë anëtar dhe përzgjedhja pritet të rifillojë të martën.

Trump është ish-Presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg. Gjyqi zhvillohet në një kohë që Donald Trump garon për të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ish Presidenti është i detyruar të jetë i pranishëm gjatë seancave gjyqësore, përveç në rastet kur kërkon përjashtim, çka do të thotë se do të jetë në rolin e të pandehurit ndërsa në të njëjtën kohë bën fushatë për zgjedhjet presidenciale. Ai i ka ndërthurur këto role përgjatë vitit të fundit duke u shfaqur para përkrahësve, në fushatë apo në mediat sociale si objektiv i hetimeve të motivuara politikisht me qëllim pengimin e kandidimiit të tij.

“Është një mashtrim. Është një gjueti shtrigash për qëllime politike. Vazhdon dhe vazhdon”, tha zoti Trump pasi la sallën e gjyqit ndërsa u ul në bankën e të pandehurve së bashku me avokatët e tij.

Trump akuzohet për fshehjen e një pagese prej 130,000 dollarësh bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve të 2016-ës, me synimin për të siguruar heshtjen e saj lidhur me pretendimet e kësaj të fundit, për një marrëdhënie jashtëmartesore. Prokurorët kanë përmendur gjithashtu edhe rastin e ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila pretendon se ka patur një lidhje 10-mujore me zotin Trump në mesin e viteve 2000. Zonja McDougal është paguar me 150,000 dollarë nga kompania mëmë e tabloidit “National Enquirer”, për të siguruar eksluzivitetin në publikimin e kësaj historie, e cila gjithsesi nuk u publikua kurrë, sipas dyshimeve, me kërkesë të zotit Trump.

Ish Presidenti i ka mohuar marrëdhëniet me të dyja gratë si dhe të 34 akuzat me të cilat përballet në çështjen e Nju Jorkut, përfshirë atë se udhëzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen, që të paguante zonjën Daniels e më pas e rimbursoi atë gjatë vitit të parë të presidencës së tij në vitin 2017. Paratë u regjistruan si rrogë mujore e shpenzime ligjore për zotin Cohen.

Secila nga akuzat mbart mundësinë e një dënimi me katër vjet burg. Pritet që zoti Trump të apelojë vendimin nëse do të shpallej fajtor. Shpallja fajtor nuk e pengon atë të marrë detyrën, por gjysma e votuesve të pavarur dhe një në katër republikanë thonë se nuk do ta votonin nëse shpallej fajtor, sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe kompania e anketimeve Ipsos.

Dita filloi me argumentet paraprake, përfshirë mundësinë për gjobitjen e zotit Trump për shkelje të urdhërit që e ndalon atë të flasë publikisht mbi dëshmitarët e çështjes, ndërsa pasdite nisi procesi i përzgjedhjes së jurisë, ku palët do të vendosin se cili do të përgjidhet për të përcaktuar fatin ligjor të ish-Presidentit, dhe potencialisht, Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

96 vetë ishin sot në sallën e gjyqit në kuadër të procesit për t’u përzgjedhur në juri. Fama e zotit Trump do ta bënte procesin e përzgjedhjes së 12 anëtarëve të jurisë dhe 6 zëvendësuesve, një detyrë të vështirë në çdo kohë, por ka të ngjarë të jetë veçanërisht sfidues tani, ndërsa zhvillohet në një vit zgjedhor, në qytetin shumë demokrat ku zoti Trump u rrit dhe mori statusin e një njeriu të famshëm disa dekada përpara se të fitonte Shtëpinë e Bardhë.

Gjykatësi Juan Merchan i thirri 96 anëtarët e mundshëm të jurisë për t’i pyetur ata nëse ishin të njëanshëm, pro apo kundër zotit Trump si edhe nëse mund të jepnin një vendim të drejtë mbi këtë çështje, pavarësisht pikëpamjeve të tyre mbi ish-Presidentitn. Më shumë se 50 vetë, një numër i lartë jo i zakontë, ngritën duart për t’u shprehur se nuk mund të ishin të drejtë në këtë çështje, dhe për këtë u larguan menjëherë. Nuk pritej që gjykatësi Merchan t’i pyeste ata në mënyrë të veçantë se si votuan ata në fushatat presidenciale të zotit Trump në 2016 dhe 2020.

Mes 42 pyetjeve, ai kishte planifikuar t'i pyeste anëtarët e mundshëm të jurisë se cilat janë burimet e tyre të besueshme të informimit, nëse kanë ndjekur ndonjë nga tubimet politike të zotit Trump ose tubime kundër tij, ose nëse janë pjesë e grupeve që kundërshtojnë veprimet e qeverisë federale. Për përzgjedhjen e anëtarëve të jurisë mund të nevojiten disa ditë kohë. Gjykatësi Merchan e shtyu procesin për të martën pasi të hënën pyeti 10 anëtarë të mundshëm jurie .

Ish- Presidenti Trump e cilëson çështjen "përndjekje politike"

Zoti Trump, i cili ka shërbyer si president prej fillimit të vitit 2017 deri në janar të vitit 2021, ka kritikuar vazhdimisht proceset penale ndaj tij.

Këtë të hënë ndërsa hyri në Gjykatë ai tha se çështja përbënte “sulm ndaj Amerikës”. “Kjo është një përndjekje politike. Një përndjekje që nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha ai.

Rasti i Nju Jorkut është një nga katër paditë penale me të cilat përballet ish-presidenti Trump, që përfshijnë 88 akuza, të cilat ai i ka hedhur të gjitha poshtë. Disa analistë ligjorë e shohin çështjen e parave paguar zonjës Daniels, si një nga ato që do të prodhojë më pak pasoja krahasuar me katër rastet me të cilat ai përballet. Në dy prej padive të tjera zoti Trump akuzohet për përpjekje të paligjshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që shpallte atë humbës, ndërsa në një tjetër padi ai akuzohet se mbajti në mënyrë të paligjshme me qindra dokumente sekrete në pronën në Florida e më pas refuzoi kërkesat për t'i kthyer ato.

Për të treja këto çështje nuk janë përcaktuar ende data fikse për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe zoti Trump ka kërkuar t’i shtyjë ato deri pas zgjedhjeve të nëntorit. Nëse ai fiton, mund të kërkojë rrëzimin e akuzave federale. Në çdo rast, nëse zoti Trump fiton zgjedhjet, nuk do të gjykohej gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së presidentit./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet