16 Prill 2024, 11:04
Nga M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vrasjen në Pejë, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat. Osmani tha se ky femicid për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht. Ajo shtoi se mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb.
“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur”, tha Osmani.
Sot u raportua se një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë të Kosovës. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi. Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestrur arma. Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngarjes është Edmond Lajqi.
Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.
vrasja ne peje
Bota
16 Prill 2024, 10:56
M.B
Autori i dyshuar
KOSOVA- Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e t...
Bota
16 Prill 2024, 10:36
M.B
Protesta
GJEORGJIA- Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që...
Bota
16 Prill 2024, 10:33
M.B
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë vizitës në Korenë e Jugut.
SHBA- Ambasadorja amerikane në Kombet...
Bota
16 Prill 2024, 10:03
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DANIMARKA- Një zjarr ka përfshirë një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagen-it. M...
Bota
16 Prill 2024, 09:17
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kosova është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mësohet se një rgua...
Bota
16 Prill 2024, 08:24
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi...
Bota
16 Prill 2024, 08:01
M.B
Foto ilustruese
STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarë...
Bota
16 Prill 2024, 07:39
M.B
Udhëheqësit amerikanë
SHBA- Shtetet e Bashkuara i bënë të hënën thirrje Izraelit të tregojë vetëp&eu...
Bota
16 Prill 2024, 07:32
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri të hënën thirrje aleatëve që të shfaqin të...
Bota
16 Prill 2024, 07:28
M.B
Donald Trump
SHBA- Të hënën filloi gjyqi historik penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuzat për falsifikim e të dh&...