16 Prill 2024, 15:53
Nga r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkura, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim. Presidentja Osmani shkroi në Facebook se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur edhe sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij, Gjyljeta Ukelli në Pejë. Lajqi është arrestuar dhe sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit. Mësohet se ky nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe Gjyljeta Ukelli kishin patur probleme. Ai në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje, sipas mediave në Kosovë.
Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.
vjosa osmani kosove
Bota
16 Prill 2024, 15:54
N.F
John Bolton
IZREL- Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton, tha se Izraeli ka të drejt&eum...
Bota
16 Prill 2024, 15:42
N.F
Annalena Baerbock
GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock po udhëton për në Izrael në një përpjekje pë...
Bota
16 Prill 2024, 15:27
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se të gjithë aleatëve të Ukrainës iu është dhën&eum...
Bota
16 Prill 2024, 15:30
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli bëri thirrje të martën për sanksione të reja kundër Iranit si pjesë e përgjigjes nd...
Bota
16 Prill 2024, 15:19
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i l&eu...
Bota
16 Prill 2024, 14:48
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në vitin 2012, fusnota ishte përshkruar nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita ...
Bota
16 Prill 2024, 14:29
M.B
Ivica Daçiç
SERBIA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Kës...
Bota
16 Prill 2024, 14:14
M.B
Logo e organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW). Fotografi nga arkivi.
NEW YORK- Organizata për të drejtat e...
Bota
16 Prill 2024, 14:13
M.B
NASA publikoi këtë video të objektit që goditi një shtëpi në Florida.
SHBA- Administrata Kombëtare amerikane e Aero...
Bota
16 Prill 2024, 11:52
M.B
Autori dhe vitima
KOSOVA- Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kosov&eum...