LIVE UPDATES
Bota

Izraeli bën thirrje për sanksione ndaj programit të raketeva të Iranit

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz, shkruante në mediat sociale se ai kishte kontaktuar më shumë se 30 vende për të nxitur sanksione kundër programit të raketave të Iranit, si dhe për shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, një organizatë terroriste.

16 Prill 2024, 15:30 Nga N.F
Izraeli bën thirrje për sanksione ndaj programit të raketeva
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli bëri thirrje të martën për sanksione të reja kundër Iranit si pjesë e përgjigjes ndaj një sulmi të pashembullt ajror që Teherani dhe disa prej aleatëve të tij ndërmorën ndaj shtetit hebre. Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz, shkruante në mediat sociale se ai kishte kontaktuar më shumë se 30 vende për të nxitur sanksione kundër programit të raketave të Iranit, si dhe për shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, një organizatë terroriste.

Shtetet e Bashkuara janë në mesin e atyre vendeve që e kanë shpallur këtë të fundit një grup terrorist. Që prej muajit tetor dhe me skadimin e sanksioneve të OKB-së, Uashingtoni ka vendosur disa raunde sanksionesh ndaj programit të raketave balistike iraniane.

Izraeli ndërkaq duket i vendosur për një kundërpërgjigje ushtarake ndaj sulmit Iranian të së shtunën, pavarësisht thirrjeve të udhëheqësve botërorë për shtensionim të situatës. Sipas një zyrtari Kabineti i Luftës është mbledhur sot (e martë) për herë të tretë brenda tre ditësh, për të vendosur mbi një përgjigje ndaj sulmit. Të hënën zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se Teherani duhet të paguajë një çmim për sulmin me rreth 350 raketa e dronë të së shtunës, shumë prej të cilave të lëshuar nga toka iraniane.

"Irani do të përballet me pasoja për veprimet e tij", tha shefi ushtarak izraelit, general lejtënant Herzi Halevi, duke folur nga baza ajrore Nevatim në jug të vendit.

Udhëheqësit ushtarakë izraelitë nuk kanë dhënë hollësi rreth përgjigjes ndaj sulmit Iranian, por zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes, Admirali Daniel Hagari tha se përgjigja do të vijë atëherë kur ta vendosë Izraeli. Retorika e ashpër izraelite vjen edhe pse mbështetësi i tij më i zjarrtë, Shtetet e Bashkuara, i ka kërkuar të tregohet i përmbajtur, duke argumentuar se dështimi i sulmit ishte në vetvete një fitore e madhe.

"Është shumë e qartë se Irani lëshoi mbi 300 dronë e raketa dhe 99% e tyre u rrëzuan", tha sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Kirby u tha të hënën gazetarëve se “Izraeli sot është në një pozicion strategjik shumë më të fortë se sa ishte vetëm disa ditë më parë”.

Britania, Franca, Jordania dhe Arabia Saudite iu bashkuan Shteteve të Bashkuara dhe Izraelin, për të rrëzuar raketat dhe dronët iranianë.

"Programi i raketave me të cilin Irani është mburrur, e që e ka përdorur për të kërcënuar Izraelin dhe rajonin, tregoi se ishte shumë më pak efektiv", tha zoti Kirby.

Të hënën në mbrëmje Pentagoni njoftoi për një bisedë mes Sekretarit amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant. Gjatë bisedës zoti Austin "ripërsëriti mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për mbrojtjen e Izraelit si dhe ripohoi qëllimin strategjik të Uashingtonit për stabilitet rajonal".

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se gjatë sulmit Iranian ndaj Izraelit, i pari i nisur ndonjëherë nga toka iraniane, ishin përdorur më shumë se 110 raketa balistike, 30 raketa kruz dhe më shumë se 150 dronë. Sipas tyre në sulm ishin përfshirë edhe forcat iraniane në Irak, Siri dhe Jemen.

Irani, i cili e cilësoi sulmin e së shtunës si një sukses, tha se ishte një përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar ajror izraelit, në kompleksin e ambasadës iraniane në Siri, më 1 prill gjatë të cilit, u vranë shtatë oficerë të Gardës Revolucionare iraniane, mes tyre dy komandantë të lartë. Disa zyrtarë nga Turqia, Jordania dhe Iraku thanë të dielën se Irani paralajmëroi për sulmin, për të shmangur një numër të madh viktimash dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit hodhi poshtë këto pretendime gjatë një konference shtypi në Teheran të hënën kur tha se: "nuk kishte asnjë marrëveshje të paracaktuar mes nesh (Iranit) e ndonjë pale tjetër". Zyrtarët amerikanë hodhën poshtë njoftimet se sulmi nga Teherani kishte për qëllim të ishte simbolik.

Marrë nga VOA

iran lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion