LIVE UPDATES
Bota

Agjencia bërthamore e OKB-së paralajmëron për një katastrofë të mundshme në centralin bërthamor të Ukrainës

Inna Holikova po përgatitet për një katastrofë bërthamore. Ajo po grumbullon ilaçe për veten dhe djalin e saj dyvjeçar Oleksandr, për të përballuar efektet e një rrjedhjeje radioaktive nga centrali bërthamor i Zaporizhias.

8 Shtator 2022, 15:50 Nga d.a.
Agjencia bërthamore e OKB-së paralajmëron për një
Specialistet e OKB

UKRAINË- Rusia ka mohuar se ka futur paisje ushtarake në centralin bërthamor më të madh të Evropës, në Zaporizhia të Ukrainës. Inspektorët e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) publikuan të martën raportin e tyre ku bëjnë thirrje për krijimin e një zone të sigurtë përreth centralit, pas muajsh të tërë bombardimesh që kanë dëmtuar pjesë të objektit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Ukraina thotë se raporti i agjencisë nuk thellohet sa ç’duhet.

Inna Holikova po përgatitet për një katastrofë bërthamore. Ajo po grumbullon ilaçe për veten dhe djalin e saj dyvjeçar Oleksandr, për të përballuar efektet e një rrjedhjeje radioaktive nga centrali bërthamor i Zaporizhias.

“Erdha të marr ilaçe që mund të na ndihmojnë në rast të një katastrofe. Shpresoj mos të na duhen”, thotë Inna, e cila banon në qytetin Zaporizhia.

Inspektorët e agjencisë bërthamore të OKB-së raportuan të martën për dëme të konsiderueshme që ka pësuar objekti, madje edhe tek njëra nga magazinat ku mbahet karburanti i freskët bërthamor dhe mbetjet radioaktive. Vetë inspektorëve iu desh të futen në një strehim gjatë vizitës, për shkak të bombardimeve.

“Jemi duke luajtur me zjarrin dhe mund të ndodhë diçka shumë, shumë katastrofike”, tha Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për krijimin e një zone të mbrojtur përreth objektit.

“Kjo do të kërko te që forcat ruse të tërheqin të gjithë personelin ushtarak dhe paisjet nga ky perimetër, si dhe një angazhim nga forcat ukrainase për të mos u futur brenda tij”, tha zoti Guterres.

Inspektorët konstatuan në objekt praninë e personelit ushtarak rus dhe paisjeve, përfshirë kamionë ushtarakë brenda dy holleve të turbinave. Ukraina thotë se Rusia po e bombardon vetë zonën, si pjesë e një operacioni për të mashtruar për autorësinë e sulmeve.

“Mendoj se bota jo vetëm e meriton, por e ka edhe të nevojshme që përfaqësuesit e agjencisë ta detyrojnë Rusinë të çmilitarizojë territorin e centralit dhe ta rikthejë atë nën kontrollin e plotë të Ukrainës”, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Rusia mohoi të mërkurën të ketë mbajtur atje paisje ushtarake dhe fajësoi Ukrainën për sulmet.

“Po godasim veten tonë tani? Është një absurditet i plotë. Nuk ka mënyrë tjetër për ta përshkruar”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

Gjashtë reaktorët bërthamorë në këtë central janë të mbrojtur mirë, por jo të pashkatërrueshëm.

“Kemi mure mbrojtës shumë të trashë, prej disa metrash betoni, dhe brenda tyre, brenda çdo godine, ndodhet një reaktor i futur brenda një cilindri me presion që është derdhur me çelik të trashë gati 30 centimetra”, thotë Paul Norman, profesor i fizikës bërthamore në Universitetin e Birmingamit.

Linjat kryesore të furnizimit me energji elektrike në objekt janë dëmtuar. Sistemi i ftohjes po furnizohet aktualisht nga një linjë rezervë furnizimi nga një gjenerator i centralit. Gjeneratorët me karburant janë planifikuar të shërbejnë si zgjidhja e fundit.

“Të sjellësh sasi të tillë nafte në central përmes vijës së frontit është shumë e vështirë për momentin”, thotë Oleh Korikov, nga Inspektoriati Rregullator Bërthamor i Ukrainës.

Një ndërprerje e plotë e energjisë do të fikte sistemet e ftohjes së reaktorëve.

“Në këtë rast, karburanti (bërthamor) i reaktorëve mund të mbinxehet, dhe atëherë mund të fillojë procesi i shkrirjes”, thotë Profesor Norman.

Qeveria e Ukrainës thotë se po shqyrton mundësinë nëse mund të mbyllet objekti krejtësisht. Për momentin, vetëm një nga gjashtë reaktorët është në funksionim./VOA/

inna holikova centrali berthamor i zaporizhia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj