8 Shtator 2022, 15:38
Nga d.a.
Paul Urey
RUSI- Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se trupi i shtetasit britanik, Paul Urey, një vullnetar humanitar që vdiq në korrik në paraburgimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, tregon shenja torture dhe rrahje të rënda.
Avokati i popullit, Dmytro Lubinets, tha në një postim në Telegram se trupit të Urey, i cili iu dorëzua Ukrainës më 7 shtator, "i mungojnë pjesët e trupit dhe ka prerje të shumta".
Separatistët pro-rusë në Donjeck kishin thënë se 45-vjeçari vdiq më 10 korrik "për shkak të sëmundjes dhe stresit".
Lubinets shkroi se fotot nuk lanë "asnjë dyshim" por se "ishte një vdekje e dhunshme". Ai e quajti atë "një krim lufte që do të jetë provë e mëtejshme në gjyqin e ardhshëm të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Rusisë".
Ai tha se ekspertët e mjekësisë ligjore janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun specifik të vdekjes.
Britaniku u arrestua me bashkë me një tjetër vullnetar britanik, Dylan Healy, në një pikë kontrolli pranë qytetit juglindor të Zaporizhjas në prill dhe u akuzua si mercenar.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u zotua se Kievi "do të identifikojë autorët e këtij krimi dhe do tu kërkojë llogari".
Familja e Urey ka akuzuar qeverinë ruse dhe ata që e mbajtën në paraburgim për vrasjen e tij./REL/
dmytro lubinets paul urey
Bota
8 Shtator 2022, 15:26
d.a.
Mbreteresha
BRITANI- BBC One sot pezulloi të gjitha programet e rregullta deri në orën 18:00 për shkak të lajmeve për shë...
Bota
8 Shtator 2022, 15:21
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Alarmi se Mbretëresha Elisabeth është bërë keq është përhapur kudo në bot&eum...
Bota
8 Shtator 2022, 14:56
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAIN- Policia ukrainase ka zbuluar një rrjet të përhapur të abuzimit seksual të fëmijëve, që p&e...
Bota
8 Shtator 2022, 14:47
d.a.
Imran Khan
PAKISTAN- Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka pranuar se i vjen keq për komentet përçmuese për policinë dhe g...
Bota
8 Shtator 2022, 14:33
d.a.
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është lënduar shum&eum...
Bota
8 Shtator 2022, 14:13
e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Mediat serbe që kontrollohen direkt nga pushteti i Vuçiçit kanë vazhduar me propaga...
Bota
8 Shtator 2022, 14:07
e.k
Donald Trump
SHBA- Donald Trump thuhet se u ka thënë ndihmësve të ngushtë se vendosi të ruajë dokumentet në li...
Bota
8 Shtator 2022, 14:10
d.a.
foto ilustruese
KINË- Tregtia e jashtme e Kinës ka humbur papritur vrullin e zhvillimit. Në gusht, eksportet e llogaritura në dollar&eu...
Bota
8 Shtator 2022, 13:59
d.a.
Scholz
GJERMANI- Liderët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe patën një bisedë telefonike mbrëmjen e së më...
Bota
8 Shtator 2022, 13:48
d.a.
Greqi
GREQI- Greqia do të shlyejë përpara afatit 2.7 miliardë euro kredi që u detyrohen vendeve të zonës së euros s...