LIVE UPDATES
Bota

Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë ligjvënësit për pasojat e ndërprerjes së ndihmave për Ukrainën

Ukraina po përballet me mungesa të municionit dhe armëve të tjera dhe është në pritje të një raundi të ri ndihmash nga Shtetet e Bashkuara.

12 Mars 2024, 16:15 Nga r.ll
Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë
foto ilustruese

SHBA- Në raportin e përvitshëm mbi vlerësimin e kërcënimeve ndaj sigurisë, të publikuar të hënën, drejtuesit e agjencive amerikane të zbulimit u thanë ligjvënësve se lufta në Ukrainë është në një pikë, ku rezultati i saj do të varet nga ndihma amerikane. Senatorët amerikanë po i bëjnë thirrje udhëheqësve të Dhomës së Përfaqësuesve që ta miratojnë projektligjin për ndihmat e huaja prej 95 miliardë dollarësh, i cili përfshin edhe ndihmat për Ukrainën. Ukraina po përballet me mungesa të municionit dhe armëve të tjera dhe është në pritje të një raundi të ri ndihmash nga Shtetet e Bashkuara. Një projektligj, që përfshin afër 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, është miratuar nga Senati, por ende nuk është hedhur për votim në Dhomën e Përfaqësuesve nga Kryetari i saj republikan, Mike Johnson. Disa senatorë thonë se ky është një gabim serioz.

“Kam frikë se vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve për të mos marrë në shqyrtim deri më tani projektligjin, që ofron mbështetje për Ukrainën në luftën kundër agresionit të Putinit, ka qenë një nga vendimet e saj më dëmshme për çështjet e sigurisë kombëtare”, tha Kryetari i Komisionit të Senatit për Zbulimin, Mark Warner.

Agjencitë amerikane të zbulimit thanë të hënën në raportin e tyre të përvitshëm mbi kërcënimet ndaj sigurisë në botë se Presidenti rus Vladimir Putin shpreson në lëkundjen e mbështetjes së Perëndimit për Ukrainën.

“Ne jemi në një kryqëzim shumë të rëndësishëm për Ukrainën, sigurinë e Evropës dhe interesat amerikane afatgjata në botë. Mendoj se me një shtim të ndihmave, të miratuara nga Kongresi, krijohet një mundësi reale e çimentimit të një suksesi strategjik për Ukrainën dhe një humbjeje strategjike për Vladimir Putinin”, tha Drejtori i CIA-s William Burns.

Projektligji për ndihmat e huaja përfshin miliarda dollarë për vendet e rajonit të Indo-Paqësorit për të frenuar agresionin kinez. Drejtorja e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines tha para ligjvënësve të hënën se pritet të ketë një rritje të agresionit kinez vitin e ardhshëm.

“Pekini do të vazhdojë të përdorë forcën ushtarake për të frikësuar fqinjët e tij dhe për të përshtatur veprimet e rajonit me përparësitë e tij. Ne presim që Kina të përdorë platforma dhe teknologji më të avancuara për të rritur aftësitë e saj në operacionet në rajon, veçanërisht rreth Tajvanit”, tha ajo.

Por republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se nuk do të marrin në shqyrtim projektligjin mbi ndihmat e huaja para miratimit të ndryshimeve në ligjet e imigracionit, që do të përmirësonin sigurinë në kufirin SHBA-Meksikë.

“Ne po dërgojmë 8 mijë kilometra larg vendit dhe pa kufizime, paratë e taksapaguesve, të fituara me shumë mund. Ndërkohë, kufiri ynë është i hapur dhe qytetarët amerikanë po vriten në rrugët e vendit tonë. Ky është problemi”, tha ligjvënësit republikan Scott Perry.

Demokratët dhe disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve po shqyrtojnë mundësitë alternative të hedhjes në votim të projektligjit mbi ndihmat e huaja, i cili përfshinë edhe 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës./VOA

shba lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj