Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Aksidenti në Stuttgart/ Humb jetën 46-vjeçarja që u përplas nga makina, 7 të tjerë shtruar në spital, shkaqet e ngjarjes ende mister
Shoferi i makinës është arrestuar, por policia e quajti atë një aksident "tragjik trafiku", duke sqaruar se nuk ka prova për një sulm apo veprim të qëllimshëm.
3 Maj 2025, 08:13Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka ndërrua jetë pas aksidentit të regjistrua ditën e djeshme në Stuttgart. Një makinë përplasi një turmë njerëzish duke plagosur 8 persona. Viktima nga plagët e marra nuk arriti të mbijetont, ndërsa shtatë persona të tjerë janë shtruar në spital me lëndime.
Shoferi i makinës është arrestuar, por policia e quajti atë një aksident "tragjik trafiku", duke sqaruar se nuk ka prova për një sulm apo veprim të qëllimshëm. Shoferi i automjetit ishte një burrë 42-vjeçar gjerman dhe besohet se ka humbur kontrollin ndërsa po përpiqej të kthehej dhe është përplasur me një turmë njerëzish që po kalonin një vendkalim për këmbësorë në atë kohë.
Sipas gazetës Bild, një nga të plagosurit ishte një grua që po shtynte një karrocë fëmijësh, e cila u godit nga makina. Siç raporton Deutsche Welle, incidenti ndodhi në qendër të qytetit në lagjen Olgaek.