6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Serbia pretendon se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për banorët serbë në Kosovë.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar të hënën për Radion Evropa e Lirë se është duke u zhvilluar një aksion policor në veri të vendit, përkatësisht në objektet e Postës së Serbisë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
“Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, është thënë mes tjerash në përgjigje.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) është organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit.
Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme që serbët në Kosovë i marrin si ndihma prej buxhetit të Republikës së Serbisë.
Aty përfshihen pagat, shtesat për fëmijë, pensionet, dhe ndihma shtesë.
Gjithashtu, përmes Postës së Serbisë, në Kosovë kryhen edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, për shembull, pagesa për nxjerrjen e dokumenteve serbe, pagesa për provime, dërgesa të parave, e tjera.
Përveç komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – Posta operon edhe në zonat e banuara me serbë, në jug të Ibrit.
Puna e Postës është vështirësuar prej fillimit të këtij viti, për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili e ka bërë euron si valutë të vetme për kryeje të pagesave me para të gatshme.
Kështu, është ndaluar përdorimi i i dinarit serb.
Serbia pretendon se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për banorët serbë në Kosovë.
Mekanizmi ndërkombëtar pati kritikuar autoritetet e Kosovës për marrjen e këtij vendimi, duke thënë se nuk kanë ofruar alternativa të mjaftueshme për serbët lokalë./REL
foto ilustruese FRANCË- Rrjeti social TikTok do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të...
Zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Naser Kanaani TEHERAN- Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por b...
albin kurti, hristijan mickoski SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Maqedoninë e Veriut ku ka zhvilluar një takim me ...
hristijan mickoski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shk...
trazirat ne britani BRITANI- Kryeministri britanik Keir Starmer do të mbajë sot një takim urgjent të shefave të policisë...
pamje nga bangladeshi BANGLADESH- Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi p&eum...
foto ilustruese BJELLORUSI- Më shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen ...
foto ilustruese IZRAEL- Rajoni i Lindjes së Mesme po zien kohët e fundit nga tensionet dhe shpërthimi i një luftë më gjer&eum...
foto ilustruese IRAN- Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer një sulm me dronë mëngjesin e së hënës në veri ...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra, do të zhvillojnë sot një vizitë ...