LIVE UPDATES
Bota

Aktakuza kundër Radoiçiçit “brenda tre muajve të parë” të vitit të ri

Sipas tyre, hetimet e këtij rasti janë duke vazhduar në mënyrë intensive, ndërsa aktakuzat për personat e përfshirë do të kompletohen gjatë vitit 2024.

8 Dhjetor 2023, 16:38 Nga h.k
Aktakuza kundër Radoiçiçit “brenda tre muajve të
Millan Radoicic

SERBI-Drejtësia në Kosovë pritet të ngrejë aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçic, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm, thonë burime të REL-it.

Sipas tyre, hetimet e këtij rasti janë duke vazhduar në mënyrë intensive, ndërsa aktakuzat për personat e përfshirë do të kompletohen gjatë vitit 2024.

Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë thonë se rasti i Banjskës është ndër më komplekset për sistemin e drejtësisë dhe, si i tillë, kërkon kohë dhe kujdes për t’u shqyrtuar.

Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Policia konfiskoi, po ashtu, sasi të madhe armatimi.

Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Serbia, me këtë sulm, tentoi ta aneksonte veriun e Kosovës - pretendime që i hodhi poshtë Beogradi zyrtar.

“Nuk ka vonesa”

Më shumë se dy muaj pas sulmit, ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk është vonuar fare në ngritjen e aktakuzës, pasi, sipas tij, rasti është shumë i ndërlikuar.

“Ky rast kërkon që të punohen shumë prova, formale e materiale, një numër i madh i dëshmitarëve... Konsideroj se nuk ka vonesa. Janë edhe ekspertiza të ndryshme që duhet të bëhen. Mendoj se është në suaza të procedurës normale e reale”, thotë Syla për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, vërtetimi i rastit para gjykatës duhet të bëhet sa më denjësisht.

Inkuadrimi i menjëhershëm i prokurorit do të thotë shumë, sepse do të kemi një aktakuzë profesionale, një aktakuzë të bazuar në prova, të cilën nuk do të mund ta kundërshtojë askush, e as vetë Radoiçiç”, thotë Syla.

Ai shton se vonesa eventuale mund të ketë, sepse hetimet do të zgjerohen për ta provuar edhe përfshirjen e shtetit të Serbisë në rast.

Këtu nuk kemi të bëjmë me vetëm një vepër klasike të terrorizmit, sepse me të ndërlidhen edhe disa veprime të tjera, si: shtytje, planifikim, furnizim me armë, mbështetje dhe planifikim i terrorizimit”, thotë Syla.

Mendim të ngjashëm shpreh edhe ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

Duhet punë e madhe, bashkëpunim juridiko-ndërkombëtar... Kanë qenë disa persona, ka qenë një hapësirë e madhe ku kanë vepruar, kështu që duhet kohë, duhen prova të tjera bindëse për t’u argumentuar provat aktuale...”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas burimeve të REL-it në polici, deri më tash janë identifikuar 38 persona që kanë qenë pjesë e grupit të armatosur në Banjskë. Prej tyre, 31 kërkohen për t’u arrestuar.

Për personat që tashmë janë në paraburgim në Kosovë, e që janë disa, janë duke u ekzaminuar të gjitha provat.

“Unë besoj se ka prova të mjaftueshme që të dalë një aktakuzë e qëndrueshme dhe e pakontestueshme”, thotë Hoxha.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se MPB-ja do të kërkojë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

Atëkohë, Sveçla tha se hetimet kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në veri të Kosovës.

Muajin e kaluar, REL raportoi se Kosova ka kërkuar ndihmë edhe prej vendeve fqinje për hetimin e sulmit në Banjskë, i cili ngriti shqetësime për qëndrueshmërinë e rajonit.

Ku gjendet Radoiçiq?
Autoritetet serbe thanë në muajin tetor se Radoiçiq është marrë në pyetje nga Prokuroria në Beograd për sulmin në Banjskë dhe se është ngarkuar me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi dhe ia konfiskoi dokumentet.

Përmes një letre publike të lexuar nga avokati i tij më 29 shtator, në Beograd, Radoiçiq tha se “personalisht” e ka organizuar sulmin në Banjskë dhe mohoi përfshirjen e autoriteteve shtetërore të Serbisë.

Më 7 dhjetor, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për Radoiçiqin, në lidhje me sulmin në Banjskë.

Ai tha se fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

MPB-ja nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Kush është Radoiçiq?
Radoiçiq, 45 vjeç, ka lindur në Pejë.

Ai ishte nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai dha dorëheqje prej partisë pas sulmit në Banjskë.

Emri i tij është përmendur edhe në rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, edhe në rastin e njohur si “Brezovica” që ka të bëjë me disa ndërtime pa leje.

Departamenti amerikan i Thesarit e sanksionoi atë në vitin 2021 për korrupsion dhe krim të organizuar./REL

millan radoiçic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj