LIVE UPDATES
Bota

Aktakuza ndaj Trump/ Punonjësi i Mar-a-Lagos paraqitet për herë të parë në gjykatë për dokumentat e klasifikuara

Paraqitja e De Oliveira në gjykatë erdhi ndërsa ish-presidenti përballet me mundësinë e akuzave të reja nga hetimet për përpjekjet e tij për të qëndruar në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve përballë Joe Biden-it në vitin 2020.

1 Gusht 2023, 07:07 Nga f.i

Aktakuza ndaj Trump/ Punonjësi i Mar-a-Lagos paraqitet për herë

SHBA- Administratori i pronës Mar-a-Lago të ish-Presidentit Donald Trump u paraqit për herë të parë në gjykatë të hënën për akuzat në kuadrin e çështjes gjyqësore ndaj ish-presidentit për dokumentet e klasifikuara. Procesi nuk vazhdoi më tej me vetëdeklarimin e tij pasi ai nuk ka arritur ende të gjejë një avokat që ta përfaqësojë atë në shtetin Florida.

Carlos De Oliveira akuzohet se në bashkëpunim me ish-Presidentin Trump u përpoq të fshinte filmimet e kamerave të sigurisë që kërkoheshin nga prokurorët që po hetojnë marrjen dhe mbajtjen nga ish-presidenti të dokumentave të klasifikuara në pronën e tij në Palm Beach. Emri i zoti De Oliveira iu shtua aktakuzës të përgatitur ndaj ish-Presidentit Trump dhe ndihmësit të tij Walt Nauta, dhe ai akuzohet ndër të tjera për konspiracion për të penguar drejtësinë dhe se gënjeu hetuesit.

De Oliveira, i veshur me kostum blu dhe kravatë, iu përgjigj pyetjeve të gjykatësit gjatë një seance të shkurtër në gjykatën federale të Majamit. Ai u urdhërua të dorëzojë pasaportën dhe të nënshkruajë një marrëveshje ku bie dakort të paguajë 100 mijë dollarë nëse nuk paraqitet sërish në gjykatë. Ai kishte përfaqësues ligjor avokatin nga Uashingtoni John Irving, por sipas rregullave të gjykatës, atij i duhet një jurist vendas që të vazhdojë procedura me ngritjen e akuzave, e cila ishte parashikuar për t’u mbajtur në datën 10 gusht, në Fort Pierce.

Irving u tha gazetarëve pas seancës se pret të shohë se çfarë provash do të ketë Departamenti i Drejtësisë. Ai nuk pranoi të komentojë nëse zotit De Oliveira i është kërkuar të deponojë kundër zotit Trump.

Paraqitja e zotit De Oliveira në gjykatë erdhi ndërsa ish-presidenti përballet me mundësinë e akuzave të reja nga hetimet për përpjekjet e tij për të qëndruar në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve përballë Joe Biden-it në vitin 2020.

Ndërsa vazhdon të jetë kandidati kryesor për zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane, ai është informuar se është objekt i një hetimi të prokurorit të posaçëm Jack Smith për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, dhe avokatët e tij u takuan javën e kaluar me ekipin e prokurorit Smith. Gjithashtu, një prokurore në Xhorxhia pritet të kërkojë ngritje akuzash nga një juri e madhe në javët në vazhdim, në kuadrin e hetimit të saj të përpjekjeve të zotit Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet në atë shtet.

Ish-Presidenti Trump, i cili u vetëdeklarua i pafajshëm në qershor, ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar. Ai shkruajti në platformën e tij të mediave sociale Truth Social se filmimet e sigurisë të Mar-a-Lagos iu dorëzuan vullnetarisht hetuesve dhe se atij i kishin thënë se ato nuk ishin fshirë në çfarëdolloj forme.

Prokurorët nuk kanë thënë se filmimet janë fshirë apo u janë fshehur prokurorëve. Nauta gjithashtu u vetëdeklarua i pafajshëm. Gjykatësja Aileen Cannon pati caktuar një datë në muajin maj për fillimin e procesit gjyqësor ndaj zotit Trump dhe zotit Nauta, por nuk është tashmë e qartë nëse shtimi i zotit De Oliveira në këtë çështje mund të ndikojë tek afatet kohore.

Aktakuza e fundit, e zbuluar të enjten, pretendon se ish-Presidenti Trump u përpoq të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë pasi hetuesit vizituan objektin në qershor 2022 për të mbledhur dokumentet e klasifikuara që ish-presidenti mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump përballet tashmë me dhjetëra akuza – përfshirë mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare – që burojnë nga akuzat se ai keqpërdori sekretet qeveritare, të cilat si komandant i përgjithshëm i ishin besuar t'i mbronte. Ekspertët kanë thënë se akuzat e reja fuqizojnë dosjen e krijuar nga prokurori i posaçëm dhe thellojnë rrezikun ligjor ndaj ish-presidentit.

Videoja nga Mar-a-Lago do të ishte jetike për dosjen hetimore pasi siç thanë prokurorët, aty shfaqet zoti Nauta duke lëvizur kutitë brenda dhe jashtë një depoje - një veprim që supozohet se është bërë me udhëzimin e zotit Trump dhe në përpjekje për t’i fshehur të dhënat jo vetëm nga hetuesit, por edhe nga vetë avokatët e tij.

Ditë pasi Departamenti i Drejtësisë dërgoi tek Organizata Trump në qershor 2022 një fletëthirrje për pamjet filmike në Mar-a-Lago, prokurorët thonë se zoti De Oliveira pyeti një punonjës të teknologjisë së informacionit se për sa kohë i ruante serveri pamjet dhe i tha punonjësit se "shefi" donte që të fshiheshin. Kur punonjësi tha se nuk besonte se ishte në gjendje ta bënte këtë, zoti De Oliveira këmbënguli se "shefi" donte që kjo të bëhej, duke pyetur: "Si do ja bëjmë?".

Menjëherë pasi FBI-ja kontrolloi Mar-a-Lagon dhe gjeti të dhëna të klasifikuara në dhomën e magazinimit dhe në zyrën e zotit Trump, prokurorët thanë se zoti Nauta thirri një punonjës dhe foli rreth faktit se "dikush thjesht dëshiron të sigurohet që Carlos është në rregull". Aktakuza thotë se punonjësi u përgjigj se zoti De Oliveira ishte besnik dhe nuk do të bënte asgjë që do të prekte marrëdhënien e tij me zotin Trump. Atë ditë, pretendon aktakuza, zoti Trump i telefonoi drejtpërdrejt zotit De Oliveira për t'i thënë se do t’i siguronte një avokat.

Prokurorët pretendojnë se De Oliveira më vonë gënjeu gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, duke thënë se ai as nuk kishte parë ndonjëherë kuti të zhvendoseshin në Mar-a-Lago, pasi ish-Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj