Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulm. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.
KOSOVA- Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit.
“Sa i përket aktakuzës së Kosovës, ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, teksa ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, tha një zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Nga DASH-i thanë se presin që Serbia të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë në sulmin e shtatorit të vitit të kaluar. Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulm.
Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai, në aktakuzë, cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.
Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga BE-ja thanë se përgjegjësit duhet të përballen me pasoja, pasi gjyqësori i Kosovës të shpallë aktvendimin ndaj tyre, teksa zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se Brukseli vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që të përfshirët në këtë sulm të dalin para drejtësisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 13 shtator se autoritetet serbe po e hetojnë sulmin në Banjskë. Ai tha se ky sulm, për Serbinë, nuk është “terrorist”.
“Por, nuk dua të zgjerohem më tej dhe të shpjegoj përsëri se kush është fajtor për këtë dhe kush e solli këtë gjendje”, tha Vuçiç gjatë një adresimi.
Radoiçiq besohet se gjendet në Serbi. Ndërkaq, të pandehurit e tjerë, sipas aktakuzës, të gjithë janë në arrati përveç tre personave që gjenden në paraburgim në Kosovë: Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç./REL
Olaf Scholz dhe Viktor Orban EUROPA- Gjermania do të futë kontrollet e kufijve të jashtëm nga e hëna (16 shtator) pë...
Foto ilustruese SHBA- Çmimet e naftës vazhduan rimëkëmbjen edhe këtë të premte, pas rënies në 68.68 dollar&e...
Joe Biden dhe Keith Starmer SHBA- Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luf...
Foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë javë...
Foto ilustruese EUROPA- Duke ulur kontrollin shtetëror dhe duke lejuar më shumë investime private, tregjet e energjisë në EQL mund...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka përsëritur pretendimet raciste për emigrantët nga Haiti në Springfield, Ohio, duke dyfishuar r...
Foto ilustruese GREQIA- Greqia paraqiti masa për të rritur normën e ulët të lindshmërisë, duke filluar nga kuponë d...
fotot ilustruese SHBA- Sipas organizatës ‘Feeding America’, që shpërndan ushqime për të varfërit, amerikanët...
Foto ilustruese SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse të premten, duke akuzuar ...
fotot ilustruese GJERMANI- Gjermania ka rënë dakord të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualif...